Garante e projektit të Durrësit është familja sundimtare e Emirateve
Një prej pikave më të forta të debatit për projektin e...

Oboti është një nga fshatrat më të dëmtuar nga përmbytjet e viteve te fundit në Shkodër. Banorët e tij përballen thuajse çdo vit me vërshimin e ujërave, që vijnë nga reshjet e shiut dhe shkarkimet e hidrocentraleve. Mëgjithëse kanë kaluar 4 ditë nga fillimi i përmbytjeve, në këtë fshat me rreth 100 shtëpi, shkohet vetëm me ndihmën e automjeteve të larta të ushtrisë. Ndërkohë, banorët shprehen se ndihen të izoluar dhe se askush nuk po interesohet për gjendjen e tyre.
Në krye të rrugës që të çon në fshatin Obot, të njësisë administrative “Ana e Malit”, në Shkodër, prej katër ditësh qëndrojnë forca të shumta të ushtrisë me automjete dhe varka për t’u ardhur në ndihmë banorëve për të lëvizur, pasi rruga automobilistike është ende e pakalueshme për automjetet e ulëta. Kjo pamje përsëritet thuajse çdo vit, që nga përmbytjet e vitit 2010, kur Shkodra u përfshi nga përmbytje masive, pasojat e të cilave vazhdon edhe sot e kësaj dite t’i vuajë e gjithë zona e Nënshkodrës.
Që nga viti 2010, banori i këtij fshati, Gregor Pema, përpiqet t’u japë zë shqetësimeve të bashkëfshatarëve të tij. Ai thotë se fshati ka rreth 100 shtëpi, por një pjesë e banorëve janë larguar për shkak se, përmbytjet e përvitshme kanë dëmtuar tokat dhe ekonominë e familjeve të tyre. Prej 4 ditësh, thotë Gregori, Oboti është nën ujë. Dje, uji iku 30-40 cm nga fshati, por sot u rikthye edhe më shumë. Kjo, thotë ai, e ka bërë jetesën dhe ekonominë të pasigurtë në Obot.
“Këto dëme pak kush i vlerëson. Fshatarësia jeton me këtë tokë. Mund të thotë dikush se si jeton me këtë tokë? Ata që jetojnë këtu nuk kanë të ardhura të tjera, nuk kanë rroga, jetojnë me lopë,me dele, me derra, me pula, me parcela gruri, me parcela lakrash, me sera domatesh, me janxhe. Këto janë gjërat e fshatit, të bujqësisë. Po u përmbytën këta, atëherë populli varfërohet. Por, kisha me i ba një thirrje qeverisë; fshija lotët këtij popull”.
Qëkur nisën përmbytjet në Shkodër, 4 ditë më parë, ministra, deputetë dhe opozitarë vërshuan në zonat e përmbytura, por në Obot, thotë Gregori, nuk erdhi askush, përveç forcave të ushtrisë, të cilat ai i falenderon për gatishmërinë në ndihmë të banorëve. Të gjendur prej 4 ditësh thuajse të izoluar në zonën e përmbytjes, obotasit sot kanë nevojë për mbështetje.
“Sot banorët e Obotit kanë nevojë për shumë gjana. Kanë nevojë për t’ju pru një pako ushqime tek shtëpia sepse ka familje qe nuk mund të dalin jashtë, që çelin me zor derën e shtëpisë. Kan nevojë për ndonjë thes miell, bidona ujit të pijshëm. Pika e pare, kjo është emergjenca”.
Dikur një port i rëndësishëm në breg të lumit Buna, sot Oboti gjendet i pambrojtur përballë vërshimit të përvitshëm të ujërave. Kur u ndërtua hidrocentarli i Vau të Dejës, banorët i detyruan të shpërngulen në kodra, ku u ndërtua Oboti i Ri. Por, në fillimet e demokracisë, pa marrë parasysh rrezikun, obotasit u rikthyen në shtëpitë e vjetra, në fushë, ku tashmë kanë mbetur të pambrojtur.
“Tuj u ba digat, Gjadër, Dajç, Darragjat, Bërdicë, Samrishë, Pentar e deri në Velipojë, ujnat u shkapetën vetëm në trupin e Obotit, përmbi shtëpijat e Obotit. Prandaj këtu është gjynah me ja marrë edhe taksën e tokës këtij popull derisa t’i gjendet një rrugë këtij uji.
Që pas përmbytjeve masive të 2010-tës, kur ujërat u shtrinë në të gjithë zonën e Nënshkodrës, deri në lagjet në hyrje të qytetit, janë bërë me dhjetëra studime dhe shpenzuar më shumë se 12 milion dollarë për sistemin dhe mbrojtjen e argjinaturave, e megjithatë Oboti dhe Nënshkodra vazhdojnë të përmbyten thuajse çdo vit./ VOA
Një prej pikave më të forta të debatit për projektin e...
Këshilli i Ministrave ka miratuar në mbledhjen e sotme...
18 deputetë të opozitës i kanë dorëzuar sot Kuvendit kërke...
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka shpre...
Kryebashkiaku Erion Veliaj ka folur për procesin e Pri...
Kryebashkiaku Erion Veliaj, nuk është përmbajtur dhe k...
Partia Demokratike ka përgatitur 23 amendamente për bu...
Pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë, ministrja Ev...
Pas mbledhjes së Këshillit të ministrave, ministri i M...
Gjykata e Posaçme ka dhënë masë sigurie në mungesë për Mir...
Prokuroria e Posaçme ka kërkuar një masë të dytë sigur...
Gazetari Arsen Rusta ka rrëfyer se si ish-kandidati pë...
Klodian Zoto dhe të tjerët të akuzuar për aferën e incener...
Moti i keq ka përfshirë të gjithë vendin prej ditësh. ...
Finanacimi i partive politike ka qenë tema e trajtuar nga ...
Rikthimi i Sali Berishës në politikën aktive ka bërë që ed...
Ish-Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka rrëfyer një bi...
Në fillim të vitit që vjen bankat tregtare dhe Agjencia Ko...
Përmbytjet nga reshjet e dendura të shiut në veri kanë...
Zv.ministri i Bujqësisë, Arian Jaupllari, ka folur për...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...