Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati bisedoi në podcastin e tij “Public Square” me Pierre Mirel, ish-Drejtor i Zgjerimit në Komisionin Europian, për disa çështje, mes tyre dhe për Ballkanin Perëndimor.
Mirel gjatë fjalës së tij tha se situata aktuale në BE është më e vështirë se asnjëherë. Ish-drejtori i zgjerimit u shpreh se shumë gjëra në situatën aktuale do të varen nga rezultati i bisedimeve për paqen mes Ukrainës dhe Rusisë. Mirel gjatë bisedës tha se pavarësisht rezultatit, ndikimi në Ballkanin Perëndimor do të jetë pozitiv.
“Nuk do ta ekzagjeroj, por unë mendoj se BE-ja nuk është përballur kurrë me një situatë të tillë kaq të vështirë. Rezistenca e ushtrisë ruse në Ukrainë, më shumë se dy vite më parë, njerëzit do të imagjinoin se Ukraina do të kishte marrë pjesë të caktuara të territorit, është një ndjenjë në rritje kundra luftës, një lëvizje kundra luftës në një sërë shtetesh të Europës Qëndrore.
BE-ja ka ngecur midis Kinës, dhe kjo është e qartë, por edhe SHBA-ve. Dhe posaçërisht ky është shqetësimi im, nëse Trump e kërcënon BE-në për çështje të ndryshme, mund të përfshihemi shumë lehtë në një luftë tregtare. Është një periudhë shumë shumë e vështiurë dhe delikate. Duke vëzhguar ndasitë që tashmë ekzistojnë në Europë, midisë shteteve antare, jam i sigurt se shtetet anëtare mund të distancohen edhe më shumë prej njëri-tjetrit.
Shumë gjëra varen nga rezultati i bisedimeve për paqe midis Ukrainës dhe Rusisë. Cili mund të jetë rezultati? Rezultati mund të jetë ose në favor të Ukrainës, por duke iu referuar situatës së ushtrive në në terren nuk jam i sigurt. Ose mund të çojë drejt një Ukraine ende të ndarë, të pushtuar. Cili do të ishte ndikimi nddaj zgjerimit? Për mua zgjerimi nënkupton Ballkanin Perëndimor. Pavarësisht një rezultati pozitiv ose jo, unë mendoj se ndikimi mund të jetë pozitiv për Ballkanin Perëndimor, sepse në cilëndo situatë nuk mendoj se shtetet anëtare të BE-së do të dëshironin të shtonin tensione të reja apo tenisone në rritje në Ballkanin Perëndimor. Unë mendoj dhe shpresoj se rezultati do të jetë më shumë pzotiv për zgjerimin në Ballkanin Perëndimor”, u shpreh Mirel.
Ish-ministri Bushati e pyeti Mirel: Kur flasim për Ballkanin Perëndimor, ju e dini mjaft mirë prej eksperiencës suaj në Komisonin Europian se SHBA-të tradicionalsiht janë konsideruar si shtrëngues të perimetrit të sigurisë, ndërsa BE-ja dhe veçanërisht Komisoni Europian kanë punuar me shtetet kandidate dhe shtetet që aspirojnë të bëhen anëtare të BE-së për sa i përket shtetit të së drejtës, apo sundimit të së drejtës në ekonomi. Si i shihni ju këta dy elementë kritikë në rrethanat e tanishme?
Ish-Drejtori i Zgjerimit në Komisionin Europian u shpreh se shtetet anëtare të BE nuk do të pranonin anëtarësim vetëm për arsye gjeopolitke duke injoruar përmbushjen e reformave të drejtësië apo qeverisjen e drejtë. Mirel deklaroi se linjëzon plotësisht politikën e jashtme të BE-së, si Shqipëria ose Mali i Zi dhe vetëm atëherë shteti mund të marrë një status të posaçëm të ri si anëtar i asociuar.
“Unë nuk mendoj se shtetet anëtare do të pranonin anëtarësime të reja vetëm për arsye gjeopolitike, që do të thotë duke injoruar përmbushjen e reformave të shtetit të së drejtës dhe qeverisjen e mirë. Unë nuk mendoj se t’i pranojnë, sepse me eksperiencën e Bullgarisë, Rumanisë njëzet vite më parë dhe ato nuk dëshirojnë që të kenë një Hungari tjetër jo lbierale, një Orban tjetër. Sigurisht, jo të gjitha shtetet anëtare, por një numër i mirë prej tyre. Unë mendoj se ato do të vazhdojnë të nxisin dhe ta vënë theksin mbi reformat apo të ashtuquajturat “çështje themelore”, siç i referohen gjatë procesit. Ju keni të drejtë, se për arsye gjeopolitike këto momente, siç po thonë të gjithë, këto mundësi të reja duhet të shfrytëzohen, në mënyrë që t’i afrojnë vendet më pranë BE-së sa më shpejt të jetë e mundur. Pra, si ta bëjmë të mundur këtë gjë të pamundur? Sipas këndvështrimit tim, nuk ka shumë mundësi, sepse kushtëzimi funksionon vetëm nëse një partner dëshiron ta përdorë këtë kushtëzim për të ndryshuar. Nëse nuk ekziston vullneti politik nuk ka asnjë mundësi mundësi për ndryshime reale. Zgjidhja të cilën disa prej nesh po e kërkojnë është tek i ashtuquajturi anëtarësim gradual.
Të paktën për ato shtete që brenda pesë vitesh nuk do të ishin në gjendje që për arsye të ndryshme të anëtarësoheshin me anë të mënyrës apo procesit klasik të anëtarëësimit që e njohim aktualisht. Me fjalë të tjera, nëse deri në vitin 2030 Shqipëria, Mali i Zi do të ishin në gjendje për të bërë përpara me anë të procesit aktual, në rregull. Por për vendet e tjera që nuk do të mundeshin mendoj se procesi gradual të ishte krejtësisht i mundur. Ky është një element i rëndësishëm për shtetin e së drejtës, por edhe për çështjet dypalëshe, të ofrohen financime të konsiderueshme përtej aspektit financiar që aktualisht i është bashkëngjitur planit të zgjerimit. Të stimulohen, të nxiten reforma. Përpara anëtarësimit vendet do të munden të marrin një pjesë të madhe financimi, në krahasim me atë pjesë që do të merrnin pas anëtarësimit. Nëse një vend kandidat linjëzon plotësisht politikën e jashtme të BE-së, si Shqipëria ose Mali i Zi dhe vetëm atëherë shteti mund të marrë një status të posaçëm të ri si anëtar i asociuar”, u shpreh Mirel./ CNA
"Atij që na deshi dhe na lau nga mëkatet tona me gjakun ...
Fortlumturia e Tij, kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe gj...
Presidenti Bajram Begaj në fjalën e tij në ceremoninë e Fr...
Ikonom Atë Aleks Ndoni, në fjalën e tij në ceremoninë e Fr...
Mitropoliti i Apolonisë dhe Fierit, Nikolla, në fjalën e t...
Sinodi i Shenjtë ka mbajtur fjalimin në ceremoninë e fronë...
Ka nisur në Katedralen "Ngjallja e Krishtit" në Tiranë cer...
Pas pak pritet të nisë ceremonia historike e Fronëzimit të...
Në emër të Myftinisë së zonës Korçë dhe në emrin e tij per...
Anëtari i Kryesisë së PD-së, njëherësh dhe kandidati i PD-...
Fondacioni "Vodafone" në Shqipëri është prej më shumë se d...
Sot, në orën 11:00, në Katedralen "Ngjallja e Krishtit" do...
Këtë të shtunë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë ...
Teologu Ermir Gjinishi u shpreh sot se është fat për reali...
Drejtori i Menaxhimit të Riskut i Autoritetit Kombëtar të ...
Presidenti i Urdhrit Veterinar, Ervin Resuli ka reaguar në...
Drejtori i Menaxhimit të Rriskut në AKU, Martin Jorgaqi ka...
Gazetarja Ola Xama ka zbuluar “skemën” e re përmes së cilë...
Mediat raportojnë se është fshehur skandali i filetove me ...
Të shtunën, në orën 11:00, në Katedralen "Ngjallja e K...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...