Bojkoti është gjithnjë gabim
Bojkoti i djeshëm nga Partia Demokratike i seancës plenare...
Bojkoti i djeshëm nga Partia Demokratike i seancës plenare...

Presidenti Bajram Begaj në fjalën e tij në ceremoninë e Fronëzimit të Fortlumturisë së Tij Joanit, u shpreh se Fronëzimi i Tij shënon një kapitull të ri të jetës shpirtërore të vendit tonë.
Begaj u shpreh se Kryepiskopi Joan nuk do të jetë i vetëm në këtë mision por do të ketë të gjithë mbështetjen e Kishës, besimtarëve dhe shtetit.
“Është kënaqësi e veçantë për mua të jem me ju në këtë ditë të shënuar dhe historike për Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë.
Dita e sotme është një ditë historike për Autoqefalinë e Kishës Ortodokse Shqiptare dhe për gjithë shoqërinë shqiptare.Me fronëzimin tuaj sot si Kryepeshkop i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Ju, Fortlumturi, radhiteni krahas Prelatëve, paraardhës tuaj: Visarion Xhuvani, Kristofor Krisi, Pais Vodica, Damian Kokoneshi dhe Anastas Janullatosi.
Secili prej tyre, me veçantinë dhe dhunitë e tij, ka luajtur një rol të çmuar në shpalljen dhe njohjen e Autoqefalisë së Kishës sonë Ortodokse.
Fronëzimi i Fortlumturisë së Tij, Kryepeshkop Joan, shënon një kapitull të ri në jetën shpirtërore të vendit tonë, një kapitull që nis me shpresë, me besim dhe me përgjegjësi.
Ky është një moment solemn, i cili përmbledh në vetvete vazhdimësinë dhe përkushtimin.Në këtë udhëtim të ri nuk mund të mos ndalem për të shprehur mirënjohjen time të thellë thellë për Kryepeshkopin e mëparshëm Anastas, i cili për dekada me radhë shërbeu me urtësi dhe përkushtim, duke i dhënë Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë forcë, dritë dhe një trashëgimi shumë të vlefshme.
Kisha ortodokse në trojet tona nuk është vetëm një institucion fetar. Ajo ka qenë dhe mbetet gjithmonë një udhërrëfyese dhe mbrojtëse e vlerave shpirtërore, kulturore dhe kombëtare.Në kohë paqeje apo trazirash ka qenë pranë besimtarëve si një zë që i mbron dhe i jep shpresë dhe një zë që ngushëllon dhe frymëzon. Ajo ka luajtur një rol të pazëvendësueshëm në formësimin e një shoqërie të drejtë, të dashur e të ndershme.
Shtetet e reja që kishin në përbërje edhe besimtarë ortodoksë, pasi shpallnin pavarësinë politike, gjeja e parë që bënin ishte të shpallin dhe dhe autoqefalisë kishtare, sipas parimit: “një kishë e lirë në një shtet të lirë”, e cila pasohej me njohjen zyrtare nga Patriarkana Ekumenike.Të njëjtën rrugë ndoqi dhe bëri të mundur me besimtarët ortodoksë shqiptarë, mbajtja e kongresit historik të Beratit gati 10 vjet pas shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, (10-12 shtator 1922).
Nga ky kongres mori udhën themelimi i autoqefalisë shqiptare, me kontribut të çmuar të Theofan Noli, Visarjon Xhuvani, Jerotheo Jaho, Kristofor Kisi e shumë të tjerë.
Pas shumë përpjekjeve, negociatave e kongreseve të tjera, vetëm në vitin 1937 u dha Tomosi Patriarkal dhe Sinodial, që njohu zyrtarisht Autoqefalinë e Kishës Ortodokse të Shqipërisë.Faktkeqësisht, në vijim, atë që nuk mund ta bënin dot as pushtuesit e huaj, e bëri regjimi diktatorial me anë të persekutimit të brendshëm komunist. Shqipëria u shpall shteti i parë dhe i vetëm ateist në botë, duke rrafshuar çdo objekt fetar në vend e zhveshur çdo klerik.
Regjimi zhbëri edhe Autoqefalinë.
Pas 23 vitesh ateizëm shtetëror dhe pas 33 vitesh veprimtari misionare historike të Kryepeshkopit Anastas, më në fund ne po përjetojmë me gëzim fronëzimin e Fortlumturisë suaj, Kryepeshkopit Joan, të zgjedhur me vota unanime, nga një Sinod, me një shumicë peshkopësh shqiptarë.
I dashur Fortlumturi,
Fronëzimi juaj përkon me një vit të veçantë, kujton 1700-vjetorin e Koncilit të Parë Ekumenik të Nikeas.Aty, ndër të tjera, u formuluan nenet e para të kredos kristiane, u vendos parimi i sinodalitetit të Kishës Universale si një parim demokratik dhe mënyra e saktë e përllogaritjes së datës paskale, si dhe u sanksionua festimi i Pashkëve nga të gjithë krishterët e të gjithë botës në të njëjtën ditë.
Zoti e bëri të mundur që në këtë vit përkujtimor të gjithë të krishterët e botës do ta festojnë bashkërisht Pashkën, duke na rikujtuar rëndësinë e përafrimit, të bashkimit dhe kungimit të plotë, ashtu siç ishte për një mijë vitet e para të historisë së krishtërimit.
Nga kjo katedrale e shenjtë le të përcjellim sot një mesazh që tejkalon kufijtë e besimit dhe fton të gjithë qytetarët e vullnetit të mirë në ndërtimin e një shoqërie më të drejtë, më të përulur, më të bashkuar, më të vëllazëruar”, tha Begaj./ CNA
Ikonom Atë Aleks Ndoni, në fjalën e tij në ceremoninë e Fr...
Mitropoliti i Apolonisë dhe Fierit, Nikolla, në fjalën e t...
Sinodi i Shenjtë ka mbajtur fjalimin në ceremoninë e fronë...
Ka nisur në Katedralen "Ngjallja e Krishtit" në Tiranë cer...
Pas pak pritet të nisë ceremonia historike e Fronëzimit të...
Në emër të Myftinisë së zonës Korçë dhe në emrin e tij per...
Anëtari i Kryesisë së PD-së, njëherësh dhe kandidati i PD-...
Fondacioni "Vodafone" në Shqipëri është prej më shumë se d...
Sot, në orën 11:00, në Katedralen "Ngjallja e Krishtit" do...
Këtë të shtunë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë ...
Teologu Ermir Gjinishi u shpreh sot se është fat për reali...
Drejtori i Menaxhimit të Riskut i Autoritetit Kombëtar të ...
Presidenti i Urdhrit Veterinar, Ervin Resuli ka reaguar në...
Drejtori i Menaxhimit të Rriskut në AKU, Martin Jorgaqi ka...
Gazetarja Ola Xama ka zbuluar “skemën” e re përmes së cilë...
Mediat raportojnë se është fshehur skandali i filetove me ...
Të shtunën, në orën 11:00, në Katedralen "Ngjallja e K...
31 mars, 21:00, në "Vizion +" dhe "Tring", "reality show" ...
Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë, me anë të një po...
Një tjetër skandal ka ndodhur në Shqipëri. Një sasi e kons...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Evropë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Nëndetësja bërthamore sovjetike Komsomolets, e cila u fund...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...