Eskortat e burgjeve në protestë/ Dalin emrat “VIP” që mbështesin tubimin
Prej disa ditësh, një valë e re protestash ka nisur duke m...
Prej disa ditësh, një valë e re protestash ka nisur duke m...

Në emër të Myftinisë së zonës Korçë dhe në emrin e tij personal, Myftiu Ledian Cikalleshi ka përcjellë një mesazh urimi për besimtarët myslimanë me rastin e festës së Fitër Bajramit. Ai e ka cilësuar këtë ditë si festën e shpërblimit, harmonisë shpirtërore, solidaritetit dhe afrimit mes njerëzve.
Në mesazhin e tij, Myftiu theksoi se muaji i bekuar i Ramazanit është përcjellë me përmallim, me shpresën e madhe që Zoti të ketë falur mëkatet dhe të ketë pranuar lutjet, adhurimet dhe sakrificat e besimtarëve. Ai nënvizoi se mirësitë dhe begatitë që Zoti u ka dhuruar njerëzve marrin kuptim vetëm kur ndahen me të tjerët, me synimin për të fituar kënaqësinë e Tij.
"Në emër të Myftinisë së Zonës Korçë dhe në emrin tim personal, ju uroj gëzuar Fitër Bajramin, ditën e shpërblimit, e harmonisë shpirtërore, solidaritetit, e vëllazërisë dhe të afrimit me njëri-tjetrin. Ne po e përcjellim me përmallim muajin e bekuar të Ramazanit, me shpresën e madhe, që Zoti të na ketë falur mëkatet tona dhe të ketë pranuar lutjet, adhurimet dhe sakrificën tonë.
Ramazani na mësoi se mirësitë dhe begatitë që na ka dhënë i plotfuqishmi marrin kuptim vetëm atëherë kur ndahen me të tjerët me synim fitimin e kënaqësisë së Zotit. Ky muaj i madhërueshëm na mësoi se sofra e iftarit është sofra e harmonisë dhe e vëllazërisë, mes besimtarëve, mes vëllezërve dhe miqve, mes të pasurve dhe të varfërve."
Duke kujtuar rëndësinë e këtij muaji, Myftiu Cikalleshi vuri theksin te sofra e iftarit si simbol i harmonisë dhe vëllazërisë mes besimtarëve, duke bashkuar njerëzit pa dallim, të pasur e të varfër, miq e familjarë. Ai u shpreh se të gjithë njerëzit janë të barabartë para Krijuesit, ndërsa dallimi mes tyre bëhet vetëm përmes devotshmërisë, përkushtimit, bujarisë dhe sinqeritetit në adhurim, lutje dhe vepra të mira.
"Të gjithë jemi të barabartë para Krijuesit, dallimi është vetëm në devotshmëri, në përkushtim, në bujari dhe te sinqeriteti në adhurim, lutje dhe vepra të mira që bëjmë. Lutjet, adhurimet, sakrifica, dhe ripërtëritja shpirtërore që përjetuam gjatë muajit të bekuar të Ramazanit na forcon dhe motivon ta shohim festen e Fitër Bajramit si ditën e shpresave të reja, si ditën e të kujtuarit dhe solidaritetit me njëri-tjetrin, si ditën e ripërtëritjes së vëllazërisë, miqësisë dhe dashurisë për njeriun dhe njerëzoren."
Duke e parë Fitër Bajramin si një ditë shprese dhe solidariteti, Myftiu i Korçës e cilësoi këtë festë si momentin e ripërtëritjes së vëllazërisë, miqësisë dhe dashurisë për njerëzimin. Ai i ftoi të gjithë besimtarët që ta shohin këtë ditë si një mundësi për të forcuar lidhjet mes tyre dhe për të ndihmuar ata që kanë nevojë. Sipas njoftimit të Myftinisë Korçë, falja e namazit të Bajramit do të zhvillohet ditën e diel, më 30 mars 2025, në orën 07:30. Në qytetin e Korçës, besimtarët do të mblidhen për falje në oborrin e xhamisë së vjetër “Iljas Bej Mirahori”, ndërsa në zonat e tjera, ceremonia do të mbahet në xhamitë përkatëse.
"Fitër Bajrami është ditën e diel, dt.30 mars 2025, ceremonia e faljes për dy xhamitë e qytetin do të zhvillohet para oborrit të xhamisë së vjetër 'Iljas Bej Mirahori', ndërsa në zonat e tjera në xhamitë përkatëse.
Janë të mirëpritur të gjithë besimtarët, burra dhe gra, fëmije e të moshuar, të marrin pjesë në ceremoninë e faljes së Bajramit, e cila fillon në orën 07:00 dhe kulmon me faljen e namazit të Bajramit në orën 07:30."
Pas faljes së namazit, besimtarët do të kenë mundësinë të marrin pjesë në ceremoninë e pritjes dhe urimeve në ambientet e Myftinisë Korçë, e cila do të zhvillohet nga ora 10:00 deri në orën 12:00. Në këtë aktivitet, besimtarët do të mund të ndajnë urimet me njëri-tjetrin dhe të takojnë përfaqësuesit fetarë në një atmosferë të ngrohtë dhe vëllazërore./ CNA
Anëtari i Kryesisë së PD-së, njëherësh dhe kandidati i PD-...
Fondacioni "Vodafone" në Shqipëri është prej më shumë se d...
Sot, në orën 11:00, në Katedralen "Ngjallja e Krishtit" do...
Këtë të shtunë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë ...
Teologu Ermir Gjinishi u shpreh sot se është fat për reali...
Drejtori i Menaxhimit të Riskut i Autoritetit Kombëtar të ...
Presidenti i Urdhrit Veterinar, Ervin Resuli ka reaguar në...
Drejtori i Menaxhimit të Rriskut në AKU, Martin Jorgaqi ka...
Gazetarja Ola Xama ka zbuluar “skemën” e re përmes së cilë...
Mediat raportojnë se është fshehur skandali i filetove me ...
Të shtunën, në orën 11:00, në Katedralen "Ngjallja e K...
31 mars, 21:00, në "Vizion +" dhe "Tring", "reality show" ...
Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë, me anë të një po...
Një tjetër skandal ka ndodhur në Shqipëri. Një sasi e kons...
Ministri i tre portofoleve, Blendi Gonxhja, ndodhet në Elb...
Kompania shtetërore e prodhimit të dokumenteve biometrike,...
Presidenti sllovak, Peter Pellegrini, ka vizituar sot për ...
Këtë të premte te po ju njohim me disa prej titujve kryeso...
Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar detaje për ngjarjen te ...
Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar detaje për ngjarjen te ...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Një ngjarje e rëndë u shënua këtë të enjte në Lozhan të Ma...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...