Fronëzimi i Fortlumturisë së Tij, Joanit/ Ceremonia, "live" në CNA TV
Sot, në orën 11:00, në Katedralen "Ngjallja e Krishtit" do...

Fondacioni "Vodafone" në Shqipëri është prej më shumë se dhjetë vitesh partneri kryesor në edukimin për Teknologjinë e Informacionit dhe Komunikimit (TIK), nëpërmjet investimit në edukimin e të rinjve dhe grupeve të pafavorizuara, duke transformuar jetën e tyre drejt rritjes së kapaciteteve digjitale për të ardhmen.
Për rreth tri vite, ky fondacion shënoi arritje e rezultate të jashtëzakonshme në edukimin STEM, pjesë e programit Generation Next. Qëllimi i fondacionit është promovimi i ideve e nismave që përdorin teknologjinë dhe ndërtojnë aftësi digjitale.

Projekti i radhës i fondacionit "Vodafone Albania" në bashkëpunim me Ambasadën Britanike në Tiranë, “Mbështetje për zhvillimin e aftësive digjitale të të rinjve në Veri të Shqipërisë”, synon t’u japë të rinjve më shumë arsye për të jetuar dhe investuar në vendin e tyre, duke shmangur emigracionin si alternativë.
Si zbatues i këtij projekti, fondacioni "Vodafone" në Shqipëri mundësoi investimin në infrastrukturën digjitale për arsimin dhe zhvillimin e trajnimeve të përshtatura për nevojat e të rinjve.
Në 7 shkolla në Qarkun e Dibrës u ngritën laboratorë të rinj të TIK, u trajnuan 16 mësues mbi metodologjinë STEM, të cilët trajnuan dhe punuan me 128 fëmijë të shkollave mbi po të njëjtën metodologji, duke garantuar krijimin e projekteve të cilat u përgjigjën çështjeve sociale nëpërmjet zgjidhjeve teknologjike.

Ky kontribut i fondacionit "Vodafone" për më tepër synon dhe ndërgjegjësimin për mundësitë e reja që u ofrohen të rinjve në këto zona. STEM është një program unik arsimor jashtëshkollor që ndihmon mësuesit dhe studentët të zhvillojnë kompetencat digjitale.
Nëpërmjet qasjes praktike të mësipërme, studentët mund të njihen me temat e STEM-it, të ndjekin aktivitetet si dhe të krijojnë projektet e tyre, që synojnë adresimin dhe zgjidhjen e problemeve në komunitet.
“Prej një viti fondacioni 'Vodafone Albania' e Ambasada Britanike po zbatojnë një projekt të përbashkët për të rinjtë në veri të Shqipërisë. Kemi ndërtuar në shtatë shkolla në Mat, Bulqizë, Klos, Peshkopi, laboratorë të teknologjisë me standardet më të larta europiane, për të gjithë të rinjtë e zonës, nga 12 deri në 18 vjeç, në mënyrë që t’i pajisim me njohuri në edukimin digjital, duke investuar në të ardhmen e tyre dhe të komunitetit ku jetojnë. Fondacioni 'Vodafone' ka si qëllim që të krijojë mundësi të barabarta për të gjithë fëmijët dhe nxënësit për të pasur akses në edukimin digjital”, u shpreh Jonida Lakuriqi, drejtoreshë e Çështjeve Ligjore, Politikave Publike e Çështjeve të Jashtme në "Vodafone Albania" dhe kryetare e fondacionit "Vodafone" në Shqipëri.

Ndërkohë, zëvendësambasadorja e Mbretërisë së Bashkuar në vendin tonë, Mia Marzouk, shtoi se:
“Jemi shumë të lumtur që jemi këtu për të ndihmuar në aftësimin digjital dhe pajisjen me laboratorë TIK, nga të cilët përfitojnë të rinjtë në disa zona të veriut të Shqipërisë. Të rinjtë këtu janë të talentuar dhe kanë shumë ide inovative, ndaj shpresojmë që pajisjet dhe edukimi digjital t’i ndihmojnë të ndërtojnë të ardhmen në vendin e tyre”.
Fondacioni "Vodafone Albania", përmes programeve dhe projekteve si Generation Next apo “Mbështetje për zhvillimin e aftësive digjitale të të rinjve në Veri të Shqipërisë”, ka qenë dhjetë vitet e fundit partneri më i rëndësishëm dhe i besueshëm i qeverisë shqiptare në zhvillimin e aftësive digjitale të të rinjve, trajnimin e mësuesve në më shumë se 150 shkolla dhe përshtatjen e kurrikulave me fokus teknologjinë.
Ajo çka e bën "Vodafone" partner strategjik në digjitalizimin e Shqipërisë është fakti se ka pas vetes një brand ndërkombëtar si "Vodafone Group", i cili sjell gjithë ekspertizën, përvojën dhe fuqinë e një lideri botëror në teknologji e komunikacion, një avantazh i madh për një vend të vogël dhe në zhvillim si Shqipëria.
Gjatë këtij rrugëtimi, fondacioni "Vodafone Albania" ka ditur të ndërtojë edhe partneritete strategjike, siç ishte ky më i fundit me Ambasadën Britanike në Tiranë, pasi së bashku mund ta kthejmë Shqipërinë në një lider rajonal të digjitalizimit dhe inovacionit./ CNA
Sot, në orën 11:00, në Katedralen "Ngjallja e Krishtit" do...
Këtë të shtunë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë ...
Teologu Ermir Gjinishi u shpreh sot se është fat për reali...
Drejtori i Menaxhimit të Riskut i Autoritetit Kombëtar të ...
Presidenti i Urdhrit Veterinar, Ervin Resuli ka reaguar në...
Drejtori i Menaxhimit të Rriskut në AKU, Martin Jorgaqi ka...
Gazetarja Ola Xama ka zbuluar “skemën” e re përmes së cilë...
Mediat raportojnë se është fshehur skandali i filetove me ...
Të shtunën, në orën 11:00, në Katedralen "Ngjallja e K...
31 mars, 21:00, në "Vizion +" dhe "Tring", "reality show" ...
Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë, me anë të një po...
Një tjetër skandal ka ndodhur në Shqipëri. Një sasi e kons...
Ministri i tre portofoleve, Blendi Gonxhja, ndodhet në Elb...
Kompania shtetërore e prodhimit të dokumenteve biometrike,...
Presidenti sllovak, Peter Pellegrini, ka vizituar sot për ...
Këtë të premte te po ju njohim me disa prej titujve kryeso...
Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar detaje për ngjarjen te ...
Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar detaje për ngjarjen te ...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë me dije se ëshë duk...
Gjykata e Tiranës ka kaluar për gjykim 14-vjeçarin Mario P...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...