Mesazhi i fortë i Fortlumturisë së Tij, Joanit: Inkurajojmë të rinjtë të mos braktisin vendin
Fortlumturia e Tij, kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe gj...

"Atij që na deshi dhe na lau nga mëkatet tona me gjakun e tij e që na bëri mbretër dhe priftërinj të Perëndisë dhe Atit të Tij, Atij i qoftë lavdia, pushteti në jetë të jetëve"!
Do të të falënderoj o Zot, Perëndia ime, me gjithë zemrën time e do ta lavdëroj emrin tënd përjetë, se e madhe është mëshira jote ndaj meje.
Me këto fjalë të shkrimit të shenjtë dua të shpreh falënderimin tim të thellë ndaj Perëndisë për të gjithë të mirat që ka bërë për mua dhe për Kishën tonë.
Falënderimi ndaj Perëndisë përfshin gjithashtu të gjithë ata njerëz me anë të të cilëve Perëndia i bëri të mundura këto.
Falënderojmë dhe nderojmë martirët e lirisë që përhapën dritën e besimin në trevat ku jetojmë duke dëshmuar me gjakun dhe jetën e tyre, oshënarët dhe shenjtorët që e mbajtën dritën e besimit ndër shekuj, martirët e rinj, të cilët në një kohë jashtëzakonisht të vështirë për Kishën dhe vendin tonë dhanë jetën e tyre për të ruajtur besimin, identitetin kombëtar dhe gjuhën e tyre.
Një listë e gjatë të cilën do ta kujtojmë gjithmonë me nderim dhe mirënjohje.

Gjatë gjysmës së dytë të shekullit XX, Kisha u përball me persekutimin e egër komunist. E gjithë infrastruktura materiale dhe njerëzore u shkatërrua plotësisht.
Kishat dhe manastiret u prishën nga themelet ose u shndërruan në stalla, depo etj. Ata shkatërruan muret e jashtme, por nuk mundën dot të shkatërronin besimin në zemrat e njerëzve.
Mijëra burra e gra të devotshme u përndoqën dhe persekutuan për shkak të besimit të tyre, shumë prej të cilëve dhanë dhe jetën për atë besim.
Ishte pikërisht dëshmia e këtyre njerëzve ajo që frymëzoi mijëra veta të tjerë të mbanin dhe ta bënin besimin e krishterë qendrën e jetës së tyre.

Duke u bërë një shembull real i premtimit të Zotit se dyert e ferrit nuk do ta mposhtnin Kishën e tij të ngritur mbi shkëmbin e besimit.
“Gjatë gjithë historisë kisha jonë ka kaluar përmes zjarrit dhe ujit, po ti na nxore në vend ngushëllimi”, thotë psalmisti.
Në kohëra kritike dhe të vështira, Perëndia e vizitoi kishën tonë duke dërguar njerëz të ndritur e të devotshëm.
Në këtë ditë dua të nderoj gjithashtu kujtimin e të gjithë paraardhësve të mi dhe përpjekjet e tyre të mëdha për t’u kujdesur për grigjën që u ishte besuar.

Në listën e gjatë do të doja të përmendja dy personalitete të shquara.
Në gjysmën e parë të shekullit XX, në një kohë të vështirë për kishën dhe vendin tonë, Imzot Fan Noli ishte njeriu i duhur.
Ai ishte pajisur nga Perëndia me talente të jashtëzakonshme, një njohës i mirë i jetës kishtare dhe doktrinës të saj, zotërues i shumë gjuhëve dhe ekspert i mirë i muzikës kishtare. Ai dha një kontribut të paçmuar për ndërgjegjësimin kombëtar dhe për përgatitjen e Autoqefalisë, si dhe teksteve kishtare.
Në një kohë rekord, i vetëm dhe në mungesë të një tradite të gjuhës kishtare, ai e pajisi kishën me librat kryesorë të adhurimit orthodhoks. Shpirti i tij poetik dhe kultura e gjerë do t’u jepnin përkthimeve të tij një fuqi dhe bukuri të papërsëritshme.
Në fund të shekullit XX, kur Kisha Orthodhokse, si gjithë komunitetet e tjera fetare të vendit, u gjet e rrënuar dhe ringritja e saj dukej një mision i pamundur, por përsëri Perëndia dërgoi një tjetër person të ndritur, të pajisur gjithashtu me talente të shumta, Kryepiskopin Anastas, i cili e bëri të mundur rindërtimin e saj.

Në vizionin e tij ndërtesat nuk ishin një qëllim në vetvete, por vetëm një mjet për të realizuar veprën shpëtimtare të Kishës.
Predikimi i tij publik dhe privat ka qenë gjithmonë dashuria dhe respekti për çdo qenie njerëzore duke përhapur një frymë pajtimi dhe faljeje brenda kishës dhe më gjerë.
Frymë të cilën duhet ta ruajmë dhe vazhdojmë. Për të gjitha këto mendoj se më e pakta që ne mund të bëjmë është t’u themi faleminderit dhe t’u jemi gjithmonë mirënjohës sepse besimi i vërtetë nuk ndahet nga falënderimi dhe mirënjohja.
"Asgjë nuk është më e pëlqyeshme te Perëndia se një shpirt mirënjohës dhe falënderues", shkruan Shën Joan gojarti.
Sa më shumë mirënjohje të kemi aq më afër do të jetë Perëndia te ne. Por falënderimi ashtu si çdo ndjenjë e thellë nuk mund të jetë vetëm ndjenjë, por është dhe veprim.
“Ç’do t’i jap Zotit në këmbim të të gjitha të mirave që më ka bërë?” pyet veten psalmisti.
Kjo pyetje na drejtohet edhe ne sot.

Jam i vetëdijshëm për peshën e madhe mbi supet e mia të dobëta. Vetëm shpresa te Perëndia, ai që i jep forcë të lodhurit dhe rrit fuqinë e të dobëtit na jep kurajë dhe fuqi për të vazhduar pa u lodhur përpjekjet për të përmbushur këtë mision të shenjtë të Kishës së Tij.
Çdo kohë ka pasur sfidat e saj. Shekulli në të cilin jetojmë me teknologjitë e reja, humbjen e vlerave tradicionale, pluralizmin kulturor dhe fetar paraqet sfidat të reja dhe të ndryshme për të gjithë komunitetin njerëzor në përgjithësi dhe nga këto sfida padyshim nuk mund të përjashtohet as Kisha jonë Orthodhokse.
Ne na duhet të përballemi me këto sfida jo thjesht për t'u mbrojtur po dhe të gjejmë zgjidhje origjinale dhe krijuese si pjesë e përgjegjësisë sonë në këtë kohë.

Ndonëse kohërat dhe përgjigjet nuk mund të jenë gjithmonë të njëjtat dhe metodat mund të jenë të ndryshme, por fryma që i përshkon ato duhet të mbetet gjithmonë e njëjtë.
Dashuria ndaj Perëndisë e ndaj gjithë njerëzve kushdo qofshin ata. Përpjekjet dhe përqendrimi ynë duhet të jenë: Ruajtja dhe mbrojtja e traditës së shenjtë dhe besnikëria ndaj besimeve të Zotit të transmetuara nga apostujt deri në ditët tona.
Forcimi i unitetit brenda Kishës është një nevojë e domosdoshme për të realizuar qëllimin e saj. Vetëm nëse jemi të bashkuar Kisha mund të forcohet dhe dëshmia e saj për Krishtin te bota do të jetë e besueshme.
Prioritet i Kishës ka qenë gjithmonë ungjilli i Mbretërisë së Perëndisë, por ajo e kupton këtë ungjill të Mbretërisë të rëndësishëm dhe në këtë jetë përkujdesja jonë duhet të jetë ndaj të gjithëve, sidomos ndaj atyre që janë të varfër, në nevojë, në sëmundje, në vetmi dhe të mënjanuar.
"Nëse nuk e gjen Krishtin te lypësi në dyert e kishës", thotë Shën Joan gojarti "nuk do ta gjesh dot në kupën e kungimit".

Siç dihet dhe pranohet nga të gjithë, familja është qeliza fillestare e jetës shoqërore.
Kisha Orthodhokse mëson se një familje e shëndetshme ndërtohet mbi shenjtërinë e martesës, si një doktrinë themelore e padiskutueshme dhe e patjetërsueshme.
Kur flitet për fenë në Shqipëri gjithmonë përmendet bashkëjetesa fetare, e cila është një thesar i vendit tonë, por si çdo gjë, ashtu dhe bashkëjetesa, nuk është statike. Është detyra jonë sot dhe atyre që do të vijnë që ta ruajmë dhe forcojmë vazhdimisht sepse ashtu si çdo pasuri ajo duhet mbrojtur, zhvilluar më tej, për të mirën e të gjithëve.
Duhet të inkurajojmë me dashuri dhe me urtësi, sidomos të rinjtë, ta duan vendin e tyre dhe të mos e braktisin.
Sakrificat për të tjerët kushtojnë, por ata do të sjellin gëzim dhe do të plotësojnë jetën e tyre sepse një jetë pa gëzim është një jetë e gjymtuar.
Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë do të jetë gjithmonë miqësore dhe dëshiron të jetojmë në paqe me të gjithë duke ndjekur këshillën e vyer të Shën Pavlit: "Nëse mundet, kjo varet nga ju, të keni paqe me të gjithë njerëzit".
Ajo do të përpiqet brenda mundësive të saj modeste të nxisë dhe të ketë një pjesëmarrje aktive si në dialogun panorthodhoks, ashtu dhe në dialogun me të gjithë të tjerët.

Personalisht do të përpiqem me të gjithë forcën time t'i shërbej grigjës që më ka besuar Perëndia duke pasur gjithmonë parasysh fjalët e Zotit se biri i njeriut nuk erdhi që të shërbejë, por që të shërbejë.
Shërbesa jonë është për t'u shërbyer të tjerëve. Do të përpiqem të jem i gatshëm për të dëgjuar dhe për t'u këshilluar me klerikët dhe laikët dhe për vizitat pastorale në të gjitha Dioqezat.
Për të mbajtur peshën e kësaj përgjegjësie i lutem zotit tonë Jisu Krisht, themeluesit të Kishës, të më japë ndriçim, forcë dhe urtësi për të përmbushur këtë detyrë të vështirë, por njëkohësisht të shenjtë.

Së fundi do të doja të shprehja mirënjohjen time ndaj anëtarëve të Sinodit të Shenjtë të cilët më besuan dhe zgjodhën.
Falënderoj të gjithë përfaqësuesit e Kishave të tjera Orthodhokse, autoritetet shtetërore, përfaqësuesit diplomatikë, gjithë klerikët, si dhe gjithë dashamirësit për praninë e tyre dhe lutem që Perëndia ta mbrojë Kishën tonë, ta ndriçojë popullin tonë e ta bekojë vendin tonë.
Amin!/ CNA
View this post on Instagram
Fortlumturia e Tij, kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe gj...
Presidenti Bajram Begaj në fjalën e tij në ceremoninë e Fr...
Ikonom Atë Aleks Ndoni, në fjalën e tij në ceremoninë e Fr...
Mitropoliti i Apolonisë dhe Fierit, Nikolla, në fjalën e t...
Sinodi i Shenjtë ka mbajtur fjalimin në ceremoninë e fronë...
Ka nisur në Katedralen "Ngjallja e Krishtit" në Tiranë cer...
Pas pak pritet të nisë ceremonia historike e Fronëzimit të...
Në emër të Myftinisë së zonës Korçë dhe në emrin e tij per...
Anëtari i Kryesisë së PD-së, njëherësh dhe kandidati i PD-...
Fondacioni "Vodafone" në Shqipëri është prej më shumë se d...
Sot, në orën 11:00, në Katedralen "Ngjallja e Krishtit" do...
Këtë të shtunë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë ...
Teologu Ermir Gjinishi u shpreh sot se është fat për reali...
Drejtori i Menaxhimit të Riskut i Autoritetit Kombëtar të ...
Presidenti i Urdhrit Veterinar, Ervin Resuli ka reaguar në...
Drejtori i Menaxhimit të Rriskut në AKU, Martin Jorgaqi ka...
Gazetarja Ola Xama ka zbuluar “skemën” e re përmes së cilë...
Mediat raportojnë se është fshehur skandali i filetove me ...
Të shtunën, në orën 11:00, në Katedralen "Ngjallja e K...
31 mars, 21:00, në "Vizion +" dhe "Tring", "reality show" ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...