Siguroi kushtet për të kryer vrasjen e Hajrullës dhe Matodashajt/ GJKKO shpall dënimin për Erio Zejnon
Gjykata e Posaçme ka dënuar me 7.4 vjet burg Erio Zejnon, ...
Gjykata e Posaçme ka dënuar me 7.4 vjet burg Erio Zejnon, ...

Nipi i Isa Boletinit, Gazmend Boletini u shpreh sot lidhur me figurën e paraardhësit të tij, teksa sot përkujtohet edhe më shumë në Ditën e Pavarësisë.
I ftuar në A2 CNN, Boletini kitheu në kujtesë detaje historike nga udhëtimi i Isait drejt Vlorës, teksa shprehet se nuk ka mbërritur me vonesë, ndryshe nga sa përmendet vazhdimisht.
“Në çdo pjesë të Ballkanit ka shënime për këtë figurë të kombit tonë. Isa Boletini nuk ka munguar në shpalljen e pavarësisë. Këto janë dëshmitë që sjell nipi i tij që thotë se në 28 nëntor jemi nisur nga Fieri drejt Vlorës. Këtë e ka thënë edhe gazetarja e madhe amerikane madje edhe shënimet e konsujve austriakë, i cili largohet nga Durrësi drejt Vlorës. Do ta lëmë këtë një ekskluzivitet. Besoj që me vënien e ekspozitës. Isa ishte në Vlorë jo me vonesë. Isa nuk refuzoi të ishte Ministër i Mbrojtjes, por ai propozoi që në vend të tij Dërallën, një ushtarak nga Tetova se Ismail Qemali ia kishte rezervuar të ishte Ministër i Mbrojtjes. Për këto detaje është mirë që të thuhen edhe shkencërisht nga Akademia e Shkencave si e Kosovës dhe Shqipërisë dhe të jenë të qarta gjërat që të mos marrin rrugë të tjera.”,-tha Gazmend Boletini.
Boletini ndau edhe një mesazh për më shumë bashkëpunim, për tu thelluar më shumë në rolin dhe veprën e madhe kombëtare që la pas Isa Boletini.
“Ne kemi nevojë për bashkëpunim dhe të gjitha dilemat e kohës të hiqen dhe të jetë një histori e pastër se mungesa e institucioneve shumë herë na ka sjellë dilema. Dëshira ime është që t’i lë të gjitha punët e kryera që ata që vijnë pas meje të punojnë dinjitetshëm se rruga e Isa Boletinit ka qenë e shenjtë. Shumë shpejt do të bëj një libër familjar tash e 20 vite për të gjitha punët e përkushtimin që kam bërë. Dihet që Isa Boletini nuk ishte vetëm një luftëtar, por prek edhe pjesë të çështjes kombëtare në mënyrë internacionale në Stamboll, Romë, Vienë dhe së fundi në Konferencën e Londrës.
Isa nderohet, mirëpo 10 vitet e fundit kam hapur një bashkëpunim me profesorë e njerëz që janë jashtë vendit duke filluar me arkivat e Stambollit deri te Londra interesim nga Ministria e Kulturës që të bëhet një ekspoze në kompleksin e kullave që do sjellë informacione nga fotografitë, shënimet e gazetat e kohës, madje Isa Boletini nuk del vetëm luftëtar mali si e kanë paraqitur armiqtë e kohës, por edhe me vizion largpamës ku hapi shkollën e parë shqipe 1899 duke shkolluar djemtë e nipat e tij. Dua të falënderoj kolegët e profesorë që me përkrahjen e tyre kemi arritur sot këtu në Boletin, edhe pse ka nevojë për investime të reja se është një vend që ka dhënë shumë për çështjen kombëtare.
Kemi pasur shumë aktivitete në kullën tonë, kemi nisur me aktivitete shkencore dhe nxënës të shkollave të Mitrovicës me poezi e recitime. Kurse sot kemi filluar me vizita nga institucionet shtetërore. Nga veteranë të UÇK-së dhe qytetarë të shumtë nga viset shqiptare. Ky është vitit i tretë që ne e bëjmë kullën kuqezi si flamuri kombëtar. Nga ushqimet tradicionale te veshjet kombëtare kulla dje ka qenë tërheqëse për vizitorët. Sot kemi bërë shumë fotografi. Mitrovica e ndjen veten krenare që ka Isa Buletinin një nga figurat kyçe të shpalljes së pavarësisë. Gjithmonë e kujtojnë Isën si shembull. Edhe shkollat në veshjet kombëtare kanë bërë marshin në qytet. Shkolla e mesme e Mjekësisë Xheladin Deda më ka emocionuar. 400 nxënës kanë lexuar betimin e UÇK para kullës së Isës duke bërë betimin e UÇK-së në kullë një ditë para festës së flamurit”,-u shpreh Boletini./CNA
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në aksin E...
Qeveria suedeze ka njoftuar ditën e sotme se ka kryer usht...
Kryetari i Unionit të të Përndjekurve Politikë, Besim Ndre...
Drejtuesi i Departamentit të Bujqësisë në Partinë Demokrat...
Qytetarët në Kosovë po festojnë gjithashtu 28 Nëntorin, Di...
Partitë Popullore Europiane kanë uruar shqiptarët me rasti...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Pas situatës së krijuar nga fluksi këtë të premte në pikë...
Gazetari Muharrem Meko ka ndarë sot disa nga momentet e rë...
Bashkia e Devollit ka pritur me këngë dhe valle kalimta...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga atmosfera e festa...
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, me anë të një posti...
Figura të botës akademike kanë vlerësuar aktin e vendosjes...
Kryeministri Edi Rama ka kujtuar 70-vjetorin e lindjes së ...
Komuniteti Mysliman Shqiptar ka shprehur urimet e tij me r...
Shqipëria ka nevojë urgjente për forcimin e Edukimit dhe K...
Në zemër të qytetit të Korçës është vendosur busti i njëri...
Kryetari i Bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo, ka folur për ...
Busti i intelektualit të shquar, njeriut që firmosi themel...
Ditën e sotme është mbajtur në Hagë seanca e radhës ndaj i...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...