Trump tërhiqet nga tarifa prej 20% në Ngushticën e Hormuzit/ Ja me çfarë do ta zëvendësojë masën
Presidenti amerikan Donald Trump është tërhequr nga vendos...
Presidenti amerikan Donald Trump është tërhequr nga vendos...

Drejtuesi i Departamentit të Bujqësisë në Partinë Demokratike, Gjok Vuksani ka folur lidhur me progresraportin e KE për Shqipërinë. Vuksani është shprehur se dy kapitujt për bujqësinë dhe siguerinë ushqimore janë kapitujt për të cilët flitet më keq.
Në një lidhje me Syri Tv, ai tha se në raport theksohet se nuk ka skema mbështetëse për fermerët, nuk janë në qasje me ato të Bashkimit Europian. Vuksani u shpreh më tej se raporti përmend edhe korrupsionin sidomos në Agjencinë e Pagesave, që sipas tij duhet të adresohet dhe përmirësohet, që t’i besohen fondet e KE. Ai përmendi më tej se si pasojë e abuzimeve, mungojnë edhe fondet e IPARD III, që do ta ndihmonte bujqësine dhe fermerët shqiptare.
Lidhur me sigurinë ushqimore, Vuksani tha se raporti i Komisionit Europian vë në dyshim metodën, skemën dhe akreditimin e analizave të laboratorëve shqiptarë, ose me pak fjalë sipas tij, vihen në diskutim rezultatet e analizave që kryhen në laboratorët shqiptarë.
“Absolutisht. Në qoftë se do ta lexoni me vëmendje progres-raportin e vitit 2025 për Shqipërinë, të Komisionit Europian, dy kapitujt për bujqësinë dhe sigurinë ushqimore janë më të ngrirët; janë kapitujt në të cilët flitet më keq se për asnjë kapitull tjetër për bujqësinë shqiptare. Po ju them shpejt e shpejt dy-tre gjëra. Aty thuhet se përafrimi me legjislacionin europian nuk ka bërë asnjë progres. Në progres-raport theksohet që nuk ka skema mbështetëse për fermerët, nuk janë në qasje me ato të Bashkimit Europian, pra nuk ka kushtëzime të cilat duhet të vendosen.
Së treti, kapacitetet tekniko-profesionale, ato që folëm deri tani, kapacitetet njerëzore, janë shumë larg për të plotësuar, si të thuash, funksionet bazë. Së katërti, ekstensioni, pra specialistët që duhet të jenë në terren për t’u dhënë këshilla fermerëve, janë jashtë funksionit të tyre dhe nuk e kryejnë atë. Pa folur pastaj për një nga pikat kryesore të këtij progres-raporti, ku thuhet se korrupsioni, sidomos në Agjencinë e Pagesave, duhet të adresohet dhe të përmirësohet në mënyrë të tillë që t’i besohen fondet e Komisionit Europian.
Edhe në bisedën që kemi bërë bashkë dy-tre vjet më parë, në qoftë se e mban mend, unë kam thënë vazhdimisht që duhen shumë kohë që Agjencia e Pagesave, AZHBR-ja, të akreditohet, të bëhet e besueshme dhe, në radhë të dytë, që gjithë procedura e aplikimit, e masave që duhet të miratohen, e procedurave e kështu me radhë, do të marrë një deri në dy vjet. Pra, sikur sot të hapej drita jeshile për aplikimin për IPARD III, do të duhej edhe një vit e gjysmë deri në dy vjet nga ky moment deri në momentin që të bëhej i aksesueshëm për fermerët shqiptarë.
Pra, mungojnë paratë nga buxheti i shtetit, por fatkeqësia e madhe është që, si pasojë e abuzimeve, mungojnë edhe paratë e IPARD III-it, që ishte një fond rreth 112 milionë euro, gjë që do ta ndihmonte shumë bujqësinë dhe fermerët shqiptarë, pavarësisht se si do të shpërndaheshin. Qoftë edhe nëse do të shpërndaheshin me shpërndarje politike, do të ishte një lehtësim dhe të paktën disa njerëz do të mbështeteshin.
Absolutisht. Do të them dy gjëra që janë thënë për herë të parë për sigurinë ushqimore, të cilat janë shumë alarmante, shumë skandaloze. Për herë të parë, raporti i Komisionit Europian vë në dyshim metodën, skemën dhe akreditimin e analizave të laboratorëve shqiptarë. E thënë në gjuhë diplomatike, për ta përkthyer gjuhën e tyre, ata vënë në diskutim rezultatet e analizave që kryhen në laboratorët shqiptarë.
Gjatë procesit, për të marrë një mostër me pesticide apo me metale të rënda, duhet të kryesh një analizë, dhe kjo analizë bëhet te ISUV-i, që është laboratori i akredituar. Komisioni Europian, për herë të parë pas 30 e ca vjetësh, vë në diskutim analizat, metodikën dhe rezultatin e tyre. Nëpër rreshta thuhet se analizat janë të vjetra dhe të paakredituara. Pra, edhe në momentin kur ti merr një analizë që mund të jetë konform, këto analiza janë të pabesueshme për Komisionin Europian.
Domethënë, më keq se kaq nuk ka ku të shkojë. Pa hyrë në argumente të tjerë, thuhet se nuk ka një raport, nuk ka një plan shumëvjeçar, mungojnë kapacitetet për kontrollin në kufi, nuk ka transparencë, si edhe mungon gjurmueshmëria në rastin e kapjes së produkteve me pesticide. Çështjet që ngre Komisioni Europian janë shumë të mëdha dhe unë ju kam thënë në prononcimet e mia, sidomos për kapitullin 12”, tha ai. /CNA
Qytetarët në Kosovë po festojnë gjithashtu 28 Nëntorin, Di...
Partitë Popullore Europiane kanë uruar shqiptarët me rasti...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Pas situatës së krijuar nga fluksi këtë të premte në pikë...
Gazetari Muharrem Meko ka ndarë sot disa nga momentet e rë...
Bashkia e Devollit ka pritur me këngë dhe valle kalimta...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga atmosfera e festa...
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, me anë të një posti...
Figura të botës akademike kanë vlerësuar aktin e vendosjes...
Kryeministri Edi Rama ka kujtuar 70-vjetorin e lindjes së ...
Komuniteti Mysliman Shqiptar ka shprehur urimet e tij me r...
Shqipëria ka nevojë urgjente për forcimin e Edukimit dhe K...
Në zemër të qytetit të Korçës është vendosur busti i njëri...
Kryetari i Bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo, ka folur për ...
Busti i intelektualit të shquar, njeriut që firmosi themel...
Ditën e sotme është mbajtur në Hagë seanca e radhës ndaj i...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Nok...
Fluks i shtuar në pikën kufitare të Kapshticës, ku dhjetër...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka përcjellë një mesazh urimi ...
Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ka uruar shqiptarët për Festën ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Presidenti amerikan Donald Trump është tërhequr nga vendos...
Një hetim për menaxhimin e pandemisë Covid-19 në Mbretërin...
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ...
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka paralajmër...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...