Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Shqipëria ka nevojë urgjente për forcimin e Edukimit dhe Kujdesit në Fëmijërinë e Hershme si një formë e mbështetjes së zhvillimit të kapitalit njerëzor dhe pjesëmarrjes në tregun e punës.
Në dokumentin e fundit të rishikimit të financave publike në Shqipëri, i Bankës Botërore nënvizohet se pavarësisht rritjes së shpenzimeve publike për këtë zë, ato mbeten ende të ulëta në raport me standardet ndërkombëtare. Raporti vëren se Shqipëria po pëson rritje të kërkesës për këto shërbime pavarësisht tkurrjes demografike.
“Përshpejtimi i përpjekjeve për përmirësimin e financimit të qeverisjes vendore mund të përmirësojë aksesin dhe cilësinë e shërbimeve të EKFH. Aksesi në shërbimet EKFH është i kufizuar dhe i pabarabartë: vetëm 10 për qind e fëmijëve nën moshën tre vjeç janë të regjistruar në çerdhe publike, ndërsa 18 bashki nuk ofrojnë fare shërbime të tilla. Variacionet në tarifat prindërore dhe mungesa e një kuadri të qartë rregullator për ofrimin privat të shërbimeve përkeqësojnë më tej pabarazitë në akses”, thuhet në raport.
Sipas Bankës Botërore sfidat në bashkërendimin institucional midis ministrive dhe njësive të qeverisjes vendore fragmentizojnë ofrimin e shërbimeve, ndërsa boshllëqet në të dhëna pengojnë planifikimin dhe shënjestrimin efektiv.
Raporti vëren se megjithëse reformat për përmirësimin e formulave të transfertave dhe aplikimin e granteve të bazuara në performancë janë në proces, përshpejtimi i përpjekjeve për forcimin e menaxhimit financiar, praktikave të buxhetimit dhe mbikëqyrjes së ofrimit të shërbimeve në nivel vendor është thelbësor për të arritur një efikasitet më të lartë fiskal.
Një tjetër element që sjell në vëmendje ky dokument është ai i rritjes së efikasitetit të financimit dhe përfshirja në një rol më të gjerë e partneritetit me privatët në këtë fushë.
“Adresimi i këtyre sfidave do të kërkojë si rritje të investimeve publike ashtu edhe një qasje më strategjike në alokimin e tyre. Rritja e efikasitetit të financimit – përmes granteve të mirëshënjestruara, sistemeve të përforcuara të menaxhimit financiar vendor dhe kornizave të qarta rregullatore – është thelbësore për maksimizimin e ndikimit të burimeve të kufizuara. Zgjerimi i partneriteteve me ofrues privatë, nxitja e kujdesit ndaj fëmijëve të mbështetur nga punëdhënësit dhe mobilizimi i fondeve ndërkombëtare mund të ndihmojnë gjithashtu në mbylljen e hendeqeve infrastrukturore”, thuhet në dokument./ Monitor
Në zemër të qytetit të Korçës është vendosur busti i njëri...
Kryetari i Bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo, ka folur për ...
Busti i intelektualit të shquar, njeriut që firmosi themel...
Ditën e sotme është mbajtur në Hagë seanca e radhës ndaj i...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Nok...
Fluks i shtuar në pikën kufitare të Kapshticës, ku dhjetër...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka përcjellë një mesazh urimi ...
Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ka uruar shqiptarët për Festën ...
Sot, në kuadër të festimeve të 28 Nëntorit, u krye shërbes...
Sot është një ditë e shënuar për të gjithë shqiptarët. Shq...
Gjykata e Posaçme ka lënë në qeli ish-efektivin I. H., i v...
Kryepiskopi Joan, në shërbesën për Dhoksologjinë e Flamuri...
Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, me anë të një postimi në...
Krerët më të lartë të shtetit të Shqipërisë dhe të Kosovës...
Kryepiskopi Joan po drejton sot Shërbesën e Dhoksologjisë ...
Gazetari dhe aktivisti Aulon Kalaja ka njoftuar se është s...
Në kuadër të 28 Nëntorit, Ditës së Pavarësisë, kryetari i ...
Delegacioni i BE-së në Shqipëri ka përcjellë mesazhe urimi...
Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka përcjellë nj...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar Pa...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...