Tentuan të mashtronin menaxherin e kazinosë në emrin e Artan Lames/ Lihen në burg tre të rinjtë
Gjykata e Posaçme ka lënë në burg tre të rinjtë që ten...

Nga protesta e një dite më parë, për shkak të tensioneve jashtë Kuvendit, ka pasur disa persona të ndaluar.
Partia Demokratike ka reaguar përmes sekretarit për të Drejtat e Njeriut, Bislim Ahmetaj, i cili nëpërmjet një deklarate për mediat është shprehur se kjo ishte një hakmarrje nga Policia e Shtetit.
Ndër të tjera theksoi se për protestuesit e ndaluar nuk ka asnjë provë.
Më tej PD ka garantuar të ndaluarit dhe familjarët e tyre, se asnjë pasojë juridike nuk do të rëndojë mbi ta dhe se do të marrin të gjitha masat për mbrojtjen e tyre publike dhe jurdike.
“Protesta e djeshme para parlamentit ishte paqësore, pasi Partia Demokratike ka deklaruar, qartë dhe në mënyrë të përsëritur, se qendresa e demokratëve do të përdorë mjete të mosbindjes civile, por jo dhunë, deri në triumfin e kauzave të drejta.
Megjithatë, protesta nuk i shpëtoi hakmarrjes së verbër të policisë së shtetit, e cila shoqëroi dhe më pas procedoi penalisht dy protestues, zotin Jakup Stafa, prind kujdestar i një fëmije 12-vjeçar dhe zotin Dorison Petoku, aktivist i Forumit Rinor të Partisë Demokratike.
Ligësia e drejtuesve të policisë së shtetit nuk njeh as ligj, as kod moral.
Mbrëmë vonë një grup përfaqësuesish të Partisë Demokratike patën takim me drejtues të Komisariatit Nr.1, ku na u tha qartë: Sapo të mbarojnë procedurat, të shoqëruarit do të lihen të lirë.
Dua të theksoj se për protestuesit e shoqëruar nuk ka asnjë provë.
Përfaqësuesit ligjorë të Partisë Demokratike kanë kërkuar me këmbëngulje provat, të cilat në kundërshtim me ligjin nuk na janë vënë në dispozicion.
Në mungesë të provave dhe pavarësisht faktit se mbrëmë policia tha se do t’i lirojë pas plotësimit të procedurave, ndodhi e kundërta: dy të ndaluarit janë proceduar penalisht.
I garantojmë të ndaluarit dhe familjarët e tyre, se asnjë pasojë juridike nuk do të rëndojë mbi ta dhe se Partia Demokratike do të marrë të gjitha masat për mbrojtjen e tyre publike dhe juridike.
Partia Demokratike sapo të vijë në pushtet do të amnistojë çdo penalizim që do t’u bëhet pjesëmarrësve në protestat e opozitës.
Edhe një herë u bëjmë thirrje drejtuesve të policisë së shtetit të zbatojnë ligjin për protestat dhe lirinë kushtetuese të qytetarëve për protestë.
Asnjë veprim antiligjor i Policisë dhe padronëve të tyre nuk do të mund të ndalojë revolucionin demokratik.
Përpjekja për t’i trembur protestuesit nuk do të funksionojë. Ne do të mblidhemi edhe më të shumtë në numër, edhe më të vendosur të enjten para Kuvendit.
Për t'i dalë zot pluralizmit dhe Shqipërisë!”, është shprehur Ahmetaj./ CNA.al
Gjykata e Posaçme ka lënë në burg tre të rinjtë që ten...
Seanca gjyqësore për inceneratorin e Elbasanit është shtyr...
Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Genti Gazheli, zhvillo...
Tirana është pushtuar nga zemrat në ditën e të dashuruarve...
Kryeministri Edi Rama ndodhet ditën e sotme në Emiratet e ...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, i ka dërguar një mesazh mesazh...
Instalohen aparaturat e teknologjisë së lartë në Spita...
Media prestigjioze “New York Times” ka paditur presidenten...
Një investigim i medias spanjolle “Plan V”, ka nxjerrë në ...
Qeveria ka miratuar projektin për ndërhyrje emergjente në ...
Zbardhet dëshmia e S. Çabirit, personit që i vendosi trito...
Procesi i legalizimit është drejt përfundimit. Konfirmimi...
Shën Valentini erdhi. Sot, përveç Kupidit, dy çifte kanë e...
Pedagogët u rikthehen protestave. Paralajmërimi ka ardhur...
Kryeministri Edi Rama, po merr pjesë në “World Government ...
Enkelejd Alibeaj është ankuar për fonde në mbledhjen e...
Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, i ka dërguar dy ...
Duke marrë shkas nga rastet e dhunimit të gazetarëve, depu...
SPAK-u ka bërë bilancin e punës për muajin janar. Në një ...
Pas një viti nga kërkesa për azil politik në Itali ish-kry...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...