"Përgjegjësit u dënuan"/ Blendi Klosi: Rrethimi në Zvërnec është hequr
Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi, ka bërë me...
Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi, ka bërë me...

Departamentit të Policisë Kufitare në Policinë e Shtetit, në kuadër të Programit Kombëtar IPA 2018, të financuar nga Bashkimi Europian dhe të zbatuar nga Qendra Ndërkombëtare për Zhvillimin e Politikave të Migracionit (ICMPD), i janë shtuar 5 mjete lundruese, patrulluese dhe 2 automjete për mbikëqyrjen e kufirit të gjelbër, të cilat do të mundësojnë që Policia Kufitare të ushtrojë kontrolle dhe inspektime në det të hapur, të ndërmarrë operacione kërkim-shpëtimi në det, si dhe të kryejë procedura të kontrollit kufitar për mjetet lundruese, turistike dhe/ose të huaja, në det të hapur, pa u dashur të paraqiten në porte për t’i kryer këto procedura.
Gjatë fjalimit të tij, kreu i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, nuk la pa përmendur faktin se nga Porti i Durrësit janë sekuestruar qindra kilogramë kokainë dhe heroinë.
Fjalimi i plotë e Gledis Nanos
Sot është një ditë e rëndësishme, në funksion të rritjes së sigurinë detare, rrjedhimisht edhe të sigurisë në tërësi.
Jemi në portin më të madh në vend dhe njëkohësisht në një objekt strategjik, përsa i përket zhvillimit shumëdimensional të vendit. Nga ky port, strukturat e Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me agjencitë e tjera të zbatimit të ligjit, kanë bërë të mundur sekuestrimin e qindra kilogramëve kokainë dhe heroinë, bllokimin e mallrave kontrabandë, goditjen e rasteve të shumta të falsifikimit të dokumenteve dhe të krime të tjera ndërkufitare.
Në kuadër të projektit “Ngritja e kapaciteteve për menaxhimin e integruar të kufirit”- me vlerë 6 milionë euro, Departamentit të Policisë Kufitare në Policinë e Shtetit, nga sot i shtohen 5 mjete të reja lundruese, patrulluese dhe 2 automjete për mbikëqyrjen e kufirit të gjelbër.
Ky projekt u financua nga Bashkimi Europian, përmes Programit Kombëtar IPA 2018 dhe zbatohet nga Qendra Ndërkombëtare për Zhvillimin e Politikave të Migracionit (ICMPD).
Shtimi i këtyre mjeteve lundruese dhe atyre të mbikëqyrjes së kufirit të gjelbër, do të mundësojnë që Policia Kufitare të ushtrojë kontrolle dhe inspektime në det të hapur, bazuar në informacione apo analizën e riskut, të ndërmarrë operacione kërkim-shpëtimi në det, si dhe do të mundësohet kryerja e procedurave te kontrollit kufitar për mjetet lundruese, turistike të huaja, në det të hapur, pa u dashur të paraqiten në porte për t’i kryer keto procedura.
Gjithashtu, instalimi i 2 radarëve të teknologjisë bashkëkohore do të mundësojë identifikimin e mjeteve të lundrimit të të gjitha përmasave, në të gjithë zonën që ata do të mbulojnë, që përbëjnë zona me rrezikshmëri të lartë për trafiqe të paligjshme.
4 sistemet e mbikëqyrjes së kufirit, 2 prej të cilëve janë të pajisur edhe me radarë, përfaqësojnë një teknologji mjaft të avancuar për parandalimin dhe goditjen e krimit ndërkufitar dhe të emigracionit të parregullt. Këto sisteme, që operojnë ditën dhe natën dhe që janë të afta të identifikojnë vendndodhjen e saktë të një objekti apo personi, përveçse mundësojnë mbikëqyrjen e kufirit në zona rurale të pamundura për t’u patrulluar me prezencë fizike policore, përbëjnë një mundësi shumë të mirë për riplanifikimin e burimeve njerëzore dhe logjistike.
Të nderuar donatorë e partnerë,
Kontributi i secilit prej nesh për sigurinë detare është nga një pikë, por së bashku bëjmë një oqean.
Trafiqet nëpërmjet detit nuk i rezervohen vetëm mjeteve të mëdha e të komplikuara të lundrimit. Çdo mjet lundrues mund të bëhet shtrat krimi. Për të parandaluar dhe luftuar veprimtraritë kriminale që kanë vendngjarje detin, secili, i vetëm, e ka të pamundur, sepse askush nuk është mjaftueshëm i fortë, as mjaftueshëm i pajisur, për ta luftuar i vetëm krimin. Por kur jemi bashkë asgjë nuk është e pamundur.
Për ne, strukturat garante të sigurisë dhe rendit publik, forca e bashkëpunimit qëndron te secili prej bashkëpunëtorëve tanë që ndan të njëjtat parime dhe sfida me ne dhe gjithashtu, forca e secilit prej bashkëpunëtorëve qëndron te bashkëpunimi midis nesh, për të përmbushur objektivat e përbashkët.
Të nderuar të pranishëm,
Policia e Shtetit është angazhuar maksimalisht në realizimin e prioriteteve, në dobi dhe në interes të ruajtjes së sigurisë publike dhe të bashkërendimit të punës edhe me partnerët, në bazë të programeve më inovative, mbi të cilat mbështetet puna e Policisë, në Shqipëri, në vendet e rajonit, në ato të Bashkimit Europian e më gjerë.
Asnjë retorikë nuk do të mund të kishte dhe as nuk ka vlerë dhe as ndikim në shoqëri, nëse ajo nuk vjen e realizuar nëpërmjet hapave konkretë.
Në këtë periudhë të punës, së bashku, kemi hedhur hapa të tillë, që më pas do të shndërrohen në gjurmë dhe udhërrëfyes për brezat që do të na pasojnë në këtë mision aspak të lehtë.
Policia e Shtetit, përveç arritjeve të shënuara këto kohë, në drejtim të luftës ndaj kultivimit të bimëve narkotike, krimit të organizuar, shkeljeve dhe kundërvajtjeve ligjore, po tregon një largpamësi dhe aftësi konkrete edhe përsa i përket menaxhimit të projekteve të përbashkëta me partnerët ndërkombëtarë, duke sjellë risi dhe përfshirje të qëndrueshme në këto hapësira që i krijojnë jo vetëm kushte bashkëkohore infrastrukturës policore, por edhe frymëmarrje më të gjerë të gjithë strukturave të Policisë së Shtetit.
Pikërisht, kjo strategji e ndërmarrë me hapa të shtruar por të sigurtë, do të na sjellë një të ardhme të qëndrueshme në këtë drejtim.
Aktualisht, agjencitë më të njohura ligjzbatuese në nivel global, Policinë shqiptare nuk e shikojnë dhe vlerësojnë si një hallkë të shkëputur nga zhvillimet dhe politikat ndërkombëtare, por e konsiderojnë si partnere dhe forcë kontributore në kauzën madhore, për të pasur një botë më të paqtë dhe të mbizotëruar nga humanizmi dhe vlerat e tij më të qëndrueshme.
Në përfundim, dua të theksoj se këto mjete që sot po i përfitoi Policia e Shtetit, unë do t’i cilësoja si “Mjete të përbashkëta, për beteja të përbashkëta”.
Sot bashkëndajmë mjetet, nesër do të bashkëndajmë rezultatet që do të marrim prej përdorimit të tyre, sepse deti nuk është vetëm pasuri kombëtare, por është një terren i mirëfilltë jetësor, i cili ka nevojë për kontrolle të vazhdueshme e logjistikë bashkëkohore, që të mos shndërrohet në një terren kriminal.
Renis Gjoka dhe Big Basta janë bashkautorët e "himnit të p...
Avokat Spartak Ngjela ka bërë një analizë të luftës që...
Në brigjet shqiptare do të vendoset një Postë Kufitare...
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka dhënë sot...
Qeveria shqiptare ka vendosur që të heqë tarifat dogan...
Nisur nga shtimi i rasteve të personave të prekur nga COVI...
Gjykata e Lartë u ka dhënë të drejtë gjyqtarëve të Shkallë...
Drejtuesja e Autoritetit për të Drejtën e Informimit mbi D...
Njësia e Krimit Ekonomik dhe Prokuroria e Tiranës janë duk...
Mëngjesin e sotëm, një grup inxhinierësh janë grumbull...
SPAK ka publikuar statistikat e punës së Prokurorisë së Po...
Analisti Andi Bushati ka reaguar përmes një postimi në...
Bordi i Transparencës ka publikuar çmimet e reja të karbur...
"Sjellja e Ramës zbulon një kuptim tejet problematik t...
Gazetarja Anila Hoxha, ka vizituar edhe sektorin e nar...
Eksperti Vladimir Ikonomi ka treguar mbrëmjen e sotme ...
Avokatja dhe aktivistja e shoqërisë civile, Brizida Gj...
Qemal Lame, Kryetari i Hetuesisë së Përgjithshme të Sh...
5 vatra zjarri janë evidentuar ditën e sotme në vendin...
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, komentoi në e...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...