Zhupa-mazhorancës: Rrëzimi i shfuqizimit të ligjit 21/2024 iu duhet për të realizuar projektet turistike
Deputetja demokrate, Ina Zhupa, hodhi sot akuza në drejtim...
Deputetja demokrate, Ina Zhupa, hodhi sot akuza në drejtim...

Në brigjet shqiptare do të vendoset një Postë Kufitare e Lëvizshme për të lehtësuar hyrjen e shtetasve të huaj që mbërrijnë në territorin tonë me mjete lundruese apo të shtetasve shqiptarë që duan të dalin në Mesdhe pa qenë nevoja të paraqiten në portet e vendit tonë. Lajmin e bëri të ditur ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, teksa ishte në Durrës në ceremoninë e dorëzimit të 5 varkave të reja të patrullimit dhe 2 pajisjeve të survejimit me teknologji të lartë për ruajtjen e kufirit, të financuara nga Bashkimi Europian përmes programit IPA.
“Një lajm i mirë për të gjithë lundërtarët dhe përdoruesit e detit që duan të vijnë në Shqipëri dhe që duan të dalin nga Shqipëria për të shijuar brigjet e Mesdheut, ne do të vendosim në brigjet shqiptare një Postë Kufitare Lëvizëse në mënyrë që çdo mjet lundrues që do të hyjë në Shqipëri nuk ka nevojë të shkojë në një nga 3 portet kufitare që ka Shqipëria, por mjafton të lajmërojë në pikën ku është dhe do të vijë vetë mjeti i kufirit për të kryer të githë procedurat e hyrjes në territorin e Shqipërisë”, u shpreh ministri Çuçi.
Për ta ilustruar konkretisht lehtësinë që krijohet për turistët, Ministri i Brendshëm solli në vëmendje rastin e atyre që nga ishulli grek Othonoi do të duan të vizitojnë Dhërmiun qoftë duke qenë se distanca fizike është shumë e shkurtër, por deri më tani kishte vështirësi sepse do të duhej të regjistroje hyrjen në Republikën e Shqipërisë në Sarandë.
“Imagjinoni përballë Drimadhes, një plazh në Dhërmi shumë i populluar, ndodhet ishulli i Othonit dhe një njeri që do të vijë nga Othonoi edhe për të shijuar një drekë në Drimadhes ku largësia me një mjet motorik normal nuk është më shumë se 30-40 minuta, detyrohet të shkojë në Sarandë, të merrte vulën e hyrjes në Shqipëri dhe pastaj të vinte në Drimadhes. Të hante drekën dhe pastaj të shkonte sërish në Sarandë që të kthehej në Othonoi”, deklaroi ministri Çuçi.
Lidhur me shtimin e 5 mjeteve të reja në flotën e Policisë Kufitare dhe riparimin e plotë të 7 të tjerave, si dhe instalimi i 2 radarëve për mbikëqyrjen e kufirit blu, ministri theksoi se ky është një hap më tej në sigurinë jo vetëm të kufijve të Shqipërisë, por në sigurinë e kufijve të Europës.
“Ne e ndryshuam totalisht strategjinë tonë për ruajtjen e kufijve duke i hapur kufijtë, por duke shtuar dhe duke siguruar sa më shumë ruajtjen e tyre. Kemi 7 mjete të cilat janë riparuar apo rinovuar me projektin e BE-së dhe 5 mjete të reja të sapoardhura të pajisuara me teknologjinë e fundit detare. Pa dyshim kjo do të krijojë një klimë që çdo qytetar i huaj që vjen në Shqipëri të ndihet i lirë, por i sigurt”, deklaroi Ministri i Brendshëm.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, u shpreh se këto mjete të reja e të përbashkëta janë në shërbim të betejave të përbashkëta për sigurinë e kufijve tanë dhe të BE-së.
“Këto mjete që sot po i përfitoi Policia e Shtetit, unë do t’i cilësoja si 'Mjete të përbashkëta, për beteja të përbashkëta'. Sot bashkëndajmë mjetet, nesër do të bashkëndajmë rezultatet që do të marrim prej përdorimit të tyre, sepse deti nuk është vetëm pasuri kombëtare, por është një terren i mirëfilltë jetësor, i cili ka nevojë për kontrolle të vazhdueshme e logjistikë bashkëkohore, që të mos shndërrohet në një terren kriminal”, tha Nano.
I ngarkuari me punë i Delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri, Alexis Hupin, tha se BE-ja do të vijojë të qëndrojë në krah të Shqipërisë me vepra konkrete.
“Ndërkohë që po përjetojmë një javë vendimtare për integrimin e Shqipërinë në BE, e kuptojmë se herë-herë ky rrugëtim bëhet frustrues. Ndajmë të njëjtin frustrim me ju. Më lejoni t’ju them se e kemi treguar qartazi që i arrijmë synimet tona, e do të vazhdojmë t’ju mbështesim sërish. [...] Një muaj më parë kishim aeroplanë grekë që erdhën në ndihmë në Sazan. Në ditët në vijim do të përurojmë së bashku Bypass-in e Vlorës. Me fjalë të tjera, ne do të vazhdojmë të qëndrojmë në krahun tuaj me vepra konkrete”, u shpreh Hupin.
Projekti “EU for Safe for Albania” ka nisur në shkurt 2020 dhe synon të mbështesë dhe të promovojë më tej përpjekjet e autoriteteve tona kombëtare në fushën e menaxhimit të migracionit dhe të kufirit.
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka dhënë sot...
Qeveria shqiptare ka vendosur që të heqë tarifat dogan...
Nisur nga shtimi i rasteve të personave të prekur nga COVI...
Gjykata e Lartë u ka dhënë të drejtë gjyqtarëve të Shkallë...
Drejtuesja e Autoritetit për të Drejtën e Informimit mbi D...
Njësia e Krimit Ekonomik dhe Prokuroria e Tiranës janë duk...
Mëngjesin e sotëm, një grup inxhinierësh janë grumbull...
SPAK ka publikuar statistikat e punës së Prokurorisë së Po...
Analisti Andi Bushati ka reaguar përmes një postimi në...
Bordi i Transparencës ka publikuar çmimet e reja të karbur...
"Sjellja e Ramës zbulon një kuptim tejet problematik t...
Gazetarja Anila Hoxha, ka vizituar edhe sektorin e nar...
Eksperti Vladimir Ikonomi ka treguar mbrëmjen e sotme ...
Avokatja dhe aktivistja e shoqërisë civile, Brizida Gj...
Qemal Lame, Kryetari i Hetuesisë së Përgjithshme të Sh...
5 vatra zjarri janë evidentuar ditën e sotme në vendin...
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, komentoi në e...
Eksperti i ekonomisë, Arben Shkodra, ka komentuar skan...
Vijon të thellohet akoma më shumë skandali me kompanitë e ...
Avokati Genc Gjokutaj ka folur për skandalin e aferës ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...