Brenda dhomës ku dërgohen evidencat narkotike/ Si përcaktohet lloji i drogës së sekuestruar
Gazetarja Anila Hoxha, ka vizituar edhe sektorin e nar...

"Sjellja e Ramës zbulon një kuptim tejet problematik të kryeministrit për demokracinë dhe lirinë e shtypit”, thotë në një intervistë për "Deutsche Welle"-n, Birger Schütz, zëdhënës i RSF, Gjermani.
Birger Schütz: "Reporterët pa Kufij” (RSF) e dënojnë deklaratën e Edi Ramës për përjashtimin e gazetarit Klevin Muka për tre muaj nga konferencat e shtypit të kryeministrit për gjoja sjellje joetike. RSF dënon gjithashtu arsyetimin e këtij hapi si masë për riedukimin e Mukës. RSF dënon edhe refuzimin e Ramës për të lejuar ministren e Jashtme, Olta Xhaçka t'i përgjigjet pyetjes së Mukës për konfliktin e interesit mes postit të saj si ministre dhe faktit që bashkëshorti i saj është investitor strategjik. Së bashku me pezullimin 60-ditor të një tjetër gazetareje në fillim të prillit, sjellja e Ramës zbulon një kuptim tejet problematik të demokracisë dhe lirisë së shtypit. Një nga detyrat e medias është të monitorojë pushtetin – për shembull duke zbuluar marrëdhëniet problematike me klientët dhe konfliktet e interesit. Pyetja e Mukës synonte pikërisht këtë. Rama refuzoi t'i përgjigjej një pyetjeje me interes publik, së cilës duhej t'i përgjigjej. Pyetje të tilla si ajo e Mukës përbën një nga themelet e një shtypi të lirë. Në vend që të përjashtojë gazetarët nga konferencat e shtypit dhe t'i fyejë ata, Edi Rama duhet t'u përgjigjet pyetjeve dhe të punojë aktivisht për të përmirësuar lirinë e shtypit në Shqipëri. Kjo vlen edhe më shumë kur Tirana dëshiron të bëhet pjesë e komunitetit të vlerave të Bashkimit Europian.

Edhe kancelari gjerman Olaf Sholc ka marrë shumë kritika javën e kaluar. Ashtu si Rama, ai u akuzua për arrogancë. Cilat janë ngjashmëritë dhe cilat janë dallimet mes sjelljeve të dy krerëve të qeverive?
E përbashkëta në përgjigjet e Sholcit dhe Ramës është refuzimi për t'iu përgjigjur pyetjeve legjitime të gazetarëve. Megjithatë, konteksti në të cilin kanë ndodhur reagimet është i ndryshëm: Edi Rama prej kohësh ka një marrëdhënie tejet të tensionuar me gazetarët. Ai i sulmon publikisht redaktorët duke përdorur një fjalor agresiv, duke i quajtur ndër të tjera "kazan" dhe "parazitë" dhe nuk druhet t'i kërcënojë ata. Në marrëdhëniet me median, Rama përdor akuza, dhe fushatat e bullizimeve ndaj gazetarëve kritikë janë në rend të ditës. Olaf Sholci nuk ka një histori të tillë me median. Reagimi i tij ndaj pyetjes së gazetares u quajt nga disa media gjermane si "arrogant" apo "mendjemadhësi". Por disa shohin te kancelari gjerman një problem të përgjithshëm komunikimi kur përcjell politikën e tij. Por ai nuk përdor masa disiplinuese nga gazetarët apo kërcënime aktive si në rastin e Edi Ramës.

Në vitin 2017 gazetarët shqiptarë e bojkotuan një konferencë për shtyp të Ramës, pasi kryeministri i quajti ata "idiotë”. A shikoni ju një taktikë të ndryshuar të Ramës, ku nuk akuzon më të gjithë gazetarët në përgjithësi, por sulmon vetëm më të guximshmit, duke përdorur arsyetimin se pyetja ishte joetike? Çfarë mund të bëjnë gazetarët për t'iu kundërvënë kësaj taktike?
RSF pajtohet me këtë përshkrim. Por u takon gazetarëve shqiptarë që të zhvillojnë reagimin e tyre ndaj veprimeve të Edi Ramës. Nga këndvështrimi i "Reporterëve pa Kufij", është e një rëndësie qendrore që të bëhen publike të gjitha shkeljet e lirisë së shtypit të Edi Ramës dhe të insistohet në respektimin e dispozitave ligjore. Me shumë rëndësi është edhe solidarizimi i gazetarëve në raste sulmesh të tilla ndaj gazetarëve të veçantë. Rama nuk duhet të ketë sukses me tentativat e tij për t'i nxitur gazetarët kundër njëri-tjetrit, duke përjashtuar individë nga konferencat e shtypit. Media e pavarur duhet të mendojë se si të koordinohet më mirë në reagimin e saj ndaj sulmeve të Ramës. Për këtë do të nevojiten ndoshta edhe aleanca më të gjera në mbrojtje të lirisë së shtypit./DW
Gazetarja Anila Hoxha, ka vizituar edhe sektorin e nar...
Eksperti Vladimir Ikonomi ka treguar mbrëmjen e sotme ...
Avokatja dhe aktivistja e shoqërisë civile, Brizida Gj...
Qemal Lame, Kryetari i Hetuesisë së Përgjithshme të Sh...
5 vatra zjarri janë evidentuar ditën e sotme në vendin...
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, komentoi në e...
Eksperti i ekonomisë, Arben Shkodra, ka komentuar skan...
Vijon të thellohet akoma më shumë skandali me kompanitë e ...
Avokati Genc Gjokutaj ka folur për skandalin e aferës ...
Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Jamarbër Mallte...
Nënkryetarja e LSI-së për Tiranën, Brisida Shehaj, kom...
Një makinë është përfshirë nga flakët në Llogora. Poli...
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka nxjerrë gjatë...
Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj ka reaguar pas dekla...
Personat deri në moshën 70-vjeçare mund të drejtojnë a...
Nisi si një bisedë me tone të larta mes dy vëllezërve, por...
Policia Rrugore vijon kontrollet në të gjitha akset rr...
Bordi i Transparencës në datë 5 Korrik 2022, në mbledh...
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka deklaruar se dy p...
Pas denoncimit të djeshëm të LSI-së, në lidhje me incenera...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Një ngjarje e rëndë u shënua këtë të enjte në Lozhan të Ma...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...