I nxehti ekstrem në Greqi/ Qeveria urdhëron pezullim të detyrueshëm të punës për 4 orë në disa sektorë
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...

Platforma e-Albania vijon të shfaqë probleme me mosfunksionimin edhe ditën e sotme. Ka të paktën që nga dhjetori i vitit të kaluar, që sistemi po has probleme të shumta, me ndërprerje aktiviteti të shpeshta.
Edhe pasi në 18 maj, sistemi u rinovua tërësisht me e-Albania 2.0, që u reklamua si platforma më e re, e cila do të mundësojë përdorim më të lehtë për qytetarët, përdoruesit thonë që jo vetëm nuk është përmirësuar shërbimi, përkundrazi.
Bizneset dhe kontabilistët që ngrenë shqetësimin pranë Monitor se po përballen me probleme në përdorimin e platformës SelfCare nëpërmjet të cilës kryejnë veprimet administrative online dhe një sërë shërbimesh të tjera.
Ata pohojnë se gjatë tentativave për akses, sistemi nuk funksionin, nuk të lejon të logohesh. Bizneset rendisin një sërë shërbimesh që ata nuk arrijnë të marrin, siç ai për verifikimin e pagesave për taksat vendore, për çregjistrim të personit fizik etj.
Konkretisht sipas bizneseve disa nga shërbimet që nuk funksionojnë:
1.Nuk logohesh dot te SelfCare, në sistem shfaqet mesazhi “Faqja nuk është e saktë”.
2.Aksesimi i e-Albania paraqet vështirësi dhe platforma hapet me vonesa. Gjatë tentativës për të hyrë te shërbimi i taksave të bashkisë, shfaqet mesazhi: “Krijimi i sesionit të ri dështoi. Ju lutem provoni më vonë.”
3.Për shërbimin “Aplikim për çregjistrimin e personit fizik” nëse klikon “Gjurmo Shërbimin” sistemi shfaq mesazhin “Nuk ka rezultat”, çka do të thotë se sistemi ka probleme, sepse aplikimi është bërë më parë.
Po ashtu edhe, drejtues të farmacive raportojnë se u nevojitet nënshkrimi elektronik për procedurat e tyre, por nuk arrijnë ta marrin apo ta përdorin për shkak të mosfunksionimit të sistemit.
Një ekonomist pohoi se ai tentoi të hapë një aplikim që i doli jo i plotë dhe nuk e hap dot se nuk del në sistem.
Njëzëri, si bizneset, ekonomistët dhe kontabilistët pohojnë se situata me sistemin pas rinovimet ku investua në teknologji të re, është shfaqur më problematikë se më parë.
Për gjithë problematikën e raportuar ditën e sotme nga bizneset Monitor kontaktoi me Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit e cila pohoi se është duke verifikuar situatën.
Për sa i përket mosfunksionimit të shërbimit online për taksat vendore, situata shfaqet problematike prej 1 jave.
Më herët Monitor kontaktoi Drejtorinë e Përgjithshme të Taksave dhe Tarifave Vendore që ka bërë me dije se vështirësitë lidhen me procesin e kalimit të e-Albania në versionin e ri të sistemit.
Sipas tyre, probleme të ngjashme ishin shfaqur vetëm në shërbimet e pushtetit vendor, por edhe në disa drejtori dhe institucione të tjera që ofrojnë shërbime përmes portalit e-Albania.
Për shkak të situatës, taksat vendore ofruan një zgjidhje të përkohshme për qytetarët dhe bizneset që kanë nevojë urgjente për dokumentacionin. Sipas tyre bizneset e interesuara mund të dërgojnë kërkesën përmes postës elektronike dhe njoftimi i detyrimeve për taksat vendore do t’u përcillet menjëherë nga administrata.
Tashmë prej javësh si ekonomistët dhe bizneset ngrenë shqetësimin se mosfunksionimi rregullisht i platformës online, po i penalizon ata në kryerjen e procedurave të përditshme që nga ato më të thjeshtat, aplikimet për lejen e barrëlindjes, për punime etj,. apo aplikimet për regjim të përpunimit aktiv ose që bëjnë bizneset fason. /Monitor
Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, bëri të ditur se janë...
Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi, i ka zbuluar skenarin kr...
Gjykata e Posaçme ka shtyrë seancën për dhënien e pretencë...
Kryeministri Edi Rama, gjatë 35-vjetorit të PS-së në Elbas...
Seanca gjyqësore në ngarkim të ish-kryeministrit Sali Beri...
Kompania MABCO ka kallëzuar në Prokurorinë e Posaçme, gjyq...
Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, ka prezantuar në Komisio...
“Koalicioni Pro Familjes” është vendosur para Ministrisë s...
Me zbatimin e ligjit “Për fshirjen, shuarjen dhe pagesën e...
Ish-ministri i Ekonomisë, Genc Ruli, është paraqitur d...
Një dinamikë kontradiktore po shpaloset mes Shqipërisë dhe...
Mjeku Milaim Nela ka bërë një reagim në rrjetet sociale li...
Shqipëria është përfshirë prej një jave nga një valë prote...
Në Ditën Botërore të Mjedisit, UNESCO caktoi 14 rezerva të...
Ambasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg ka komentu...
Vijon marshimi i protestuesve në rrugët e kryeqytetit. Pro...
Diaspora shqiptare është solidarizuar me protestat në Tira...
Pas gati tre orësh thirrjesh dhe fjalimesh protestuesit po...
Qindra qytetarë janë mbledhur për të tretën ditë radhazi n...
Analisti Mustafa Nano ka bërë një reagim në rrjetet social...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...