Mustafa Nano-protestuesve: Largoni nga vetja islamikët pro-Hamas dhe farën e berishianëve
Analisti Mustafa Nano ka bërë një reagim në rrjetet social...

Qindra qytetarë janë mbledhur për të tretën ditë radhazi në Zonën Këmbësore të Korçës, duke vijuar protestat kundër qeverisë.
Me pankarta dhe thirrje kundër kryeministrit Edi Rama, protestuesit kërkuan ndryshim politik dhe reagim më të gjerë qytetar ndaj problematikave që, sipas tyre, po përball vendi.
Njëri prej qytetarëve që mori fjalën gjatë tubimit u bëri thirrje shqiptarëve, përfshirë edhe punonjësit e administratës publike, të bashkohen në protestë. Ai tha se askush nuk duhet të qëndrojë indiferent përballë situatës, duke treguar edhe një përvojë personale.
“Edhe vëllai im të jetë në administratë, duhet të dalë këtu, ta lërë punën. Sepse në qoftë se mund të jenë 1,000 veta që ai mund t’i heqë, në qoftë se bëhen 100,000, ata nuk mund t’i heqin të tërë. Tani, unë kam pasur mamin, e kam pasur në doganën e Tre Urave. E vetmja gjë që kërkonin në punë është që të futeshe aktivist dhe të bënim sa më shumë vota. Ka qenë një turp edhe për mua që e kam bërë i pari. E kuptuam gabimin sepse nuk mund të shesim moralin për një pagë prej 400,000 apo 500,000 lekë”, shprehet qytetari.
Ai shtoi se ndryshimi mund të vijë vetëm përmes protestave më të mëdha dhe angazhimit të të gjithë qytetarëve, duke theksuar se sakrificat e sotme do të shërbejnë për të ardhmen e brezave të rinj.
Një tjetër qytetare, e cila ishte pjesë e protestave të zhvilluara gjatë ditëve të fundit në Tiranë, tha se pjesëmarrja në Korçë tregoi se qyteti nuk është indiferent ndaj zhvillimeve në vend.
“Erdha pas 6 ditësh proteste intensive në Tiranë, ku të gjithë thoshin: ‘Po me Korçën? Ç’bëhet me Korçën? Sepse korçarët janë indiferentë.’ Dhe sot, me praninë tuaj këtu, jam shumë e lumtur t’ju tregoj që ne nuk jemi indiferentë, ne jemi qytetarë. Ngrihemi atëherë kur ndihemi të shtypur! Protestojmë kundër arrogancës, kundër hajdutërisë”, tha qytetarja.
Ajo u ndal edhe tek ngjarjet që, sipas saj, kanë nxitur reagimin qytetar, duke përmendur rastin e protestuesit të tërhequr zvarrë në Zvërnec.
“Nuk ishte vetëm ajo ngjarje, sepse nëpërmjet asaj ngjarjeje ne nuk pamë thjesht atë protestues që zvarritej, pamë të gjithë jetën tonë gjatë këtyre 35 viteve. Na kanë zvarritur, na kanë vjedhur, kanë tërhequr zvarrë pensionistët me atë pak pension që nuk jep as dinjitet për ta. Kanë tërhequr zvarrë të rinjtë që u kanë shuar shpresën”, shtoi ajo.
Mes thirrjeve të vazhdueshme kundër qeverisë, protestues të tjerë akuzuan kryeministrin për mashtrim dhe keqqeverisje gjatë viteve të fundit, duke kërkuar largimin e tij nga pushteti.
“Të gjithë shqiptarët i njohin bëmat e kryeministrit tonë. Për 13 vjet, ai na ka mashtruar, na ka vjedhur, na ka përbuzur, na ka ofenduar, prandaj ka ardhur koha t’i themi stop. Sepse u zgjua populli, i cili kërkon dorëheqjen e tij. Populli është i lodhur, i mërzitur dhe nuk e duron dot më. Prandaj ik, largohu! Rama ik! Rama ik! Rama shporru!”, janë shprehur protestues.
Protesta u zhvillua pa incidente dhe nën monitorimin e forcave të policisë. Organizatorët deklaruan se tubimet do të vijojnë edhe në ditët në vazhdim, me synimin për të zgjeruar pjesëmarrjen qytetare në protestat kundër qeverisë. /CNA
Analisti Mustafa Nano ka bërë një reagim në rrjetet social...
Një protestë kundër qeverisë po zhvillohet sot edhe në qyt...
Mbahet ditën e sotme protesta e radhës kundër qeverisë në ...
Një protestë po zhvillohet ditën e sotme nga banorët e zon...
Policia e Shtetit ka ngritur alarmin pasi qytetarët kanë r...
Ish-deputeti Ben Blushi ka bërë një postim në rrjetet soci...
Festivali i Pranverës është rikthyer, pas një mungesë shum...
Gjykata e Korçës ka lënë sot në fuqi masën e sigurisë “arr...
Janë zbardhur pjesë nga dosja hetimore për vrasjen e efekt...
Një pjesë e shqiptarëve që jetojnë në Danimarkë kanë prote...
Gjykata e Korçës ka vendosur masën e sigurisë “arrest me b...
Sipërmarrësi i njohur gjergj Luca ka ndarë një mesazh lidh...
Ish-deputeti Myslim Murrizi ka ndarë një moment të pazakon...
Dhjetëra mijëra qytetarë janë mbledhur këtë të shtunë në a...
Teksa po vijon protesta e shtatë në Tiranë, qytetarët nuk ...
Protesta qytetare kundër qeverisë ka vijuar këtë të shtunë...
Këtë të shtunë po mbahet protesta qytetare e radhës në qen...
Protestat e fundit që zhvillohen në vend duket se kanë për...
Ditën e sotme është publikuar renditja me kandidatët që pr...
Policia e Shtetit ka ndarë një plan masash të hartuar për ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...