Mbahet protesta e shtatë në Tiranë kundër qeverisë
Këtë të shtunë po mbahet protesta qytetare e radhës në qen...

Protesta qytetare kundër qeverisë ka vijuar këtë të shtunë edhe në Korçë. Për shkak të çeljes së sezonit turistik, që përkon edhe me zhvillimin e Karnavaleve të Korçës, organizatorët e protestës e zhvilluan tubimin në fund të pedonales së qytetit.
Zona ku u mblodhën protestuesit ishte e rrethuar me shirita sigurie, ndërsa në terren ishte e pranishme edhe policia për të garantuar mbarëvajtjen e situatës, si gjatë protestës ashtu edhe gjatë aktiviteteve festive të organizuara në qytet. Megjithëse në një hapësirë të kufizuar, protestuesit u organizuan dhe ngritën njëzëri thirrjet kundër qeverisë. Gjatë tubimit, disa qytetarë morën fjalën për të ndarë historitë e tyre personale dhe arsyet pse kishin zgjedhur t’i bashkoheshin protestës.

Bledar Tyxhari u ndal te fenomeni i emigracionit dhe pasojat që ai po sjell në familjet shqiptare. Ai tregoi historinë e familjes së tij, duke thënë se largimi i të rinjve nuk matet vetëm me statistika, por me dhimbjen e përditshme të prindërve dhe fëmijëve që detyrohen të ndahen nga njëri-tjetri.
“Unë nuk jam i mirë shumë me fjalimet, por dua t’ju them që për kaq e kaq vjet, deshën të na mbushnin mendjen që këtu ka vetëm lëpirësa dhe hajdutë. Pjesa më e mirë e shoqërisë ka ikur. Nuk është e vërtetë. Ka akoma luftëtarë këtu, dhe i shikoj të tërë sot në shesh. Edhe vazhdoni e luftoni deri sa t’ia gjejmë fundin. Tani, probleme kemi të tërë dhe ju i dini. Unë doja të thoja vetëm rastin tim. Djali im studion jashtë shtetit, vjen herë pas here e përcjellim. Sa herë e përcjellim në aeroport, e motra fillon e qan, dhe komplet rrugën deri në shtëpi na vjen keq për lotët e asaj fëmije. Unë mund t’i fal qeverisë shumë gjëra. Na ka shkelur, na kanë bërë shumë gjëra, mund t’i fal shumë gjëra. Po lotët e fëmijës tim nuk ia fal dot. Edhe do vazhdoj të luftoj siç kam luftuar, do bëj luftën time të bashkuar gjithmonë”,-tha ai.
Një tjetër qytetar tha se protestat nuk duhet të ndalen pavarësisht çdo forme presioni apo frikësimi. Sipas tij, reagimi qytetar po merr jehonë jo vetëm brenda vendit, por edhe jashtë Shqipërisë, ndërsa u bëri thirrje pjesëmarrësve të vazhdojnë të ngrejnë zërin për problemet që i shqetësojnë.
“Unë sot kisha vendosur mos flas. Po dje kur mbaroi protesta, ca miq të mi më thanë: ‘Po gabim bëre që fole se do të të fillojnë tatimet të vijnë e ku ta di unë se çfarë.’ Do përdorin 100 mënyra për ta sabotuar këtë, por nuk duhet të ndalemi, ka ardhur çasti o sot o kurrë! Përpara se të vija këtu, shikoja në televizor, Nju Jork, Uashington, Boston, Evropë, Frankfurt, Berlin, Vjenë, Milano, Torino, e gjithë bota e mori vesh se çfarë po bëhet këtu! Tani, ai palloshi i gjatë ka thënë një llaf dikur: ‘S’keni parë gjë akoma.’ Sot do t’i themi: Neve s’kemi parë gjë akoma! Tani unë dua të bëj ca thirrje patronazhistëve, që dhe këtu mund të ketë ndonjë kokë, që na numëron, që na shikon nga surrati kush jemi. Hiqni dorë, se do vijë një ditë do t’ju vijë turp nga vetja!”,-u shpreh një protestues tjetër.
Pjesë e protestës ishte edhe një aktiviste, e cila vlerësoi numrin e pjesëmarrësve në Korçë, duke e krahasuar me protesta të organizuara vite më parë, kur sipas saj reagimi qytetar ishte shumë më i ulët.

Ajo u ndal gjithashtu te fenomeni i emigracionit dhe vështirësitë që hasin të rinjtë dhe sipërmarrësit që zgjedhin të jetojnë e të punojnë në Shqipëri.
“E para është një faleminderit shumë i madh, sepse unë u gjeta shumë e surprizuar nga kjo sasi njerëzish që gjeta në Korçë. Për arsyen e thjeshtë se dhjetë vite më përpara, kur ishte protesta kundër armëve, importit për lëndët kimike, unë e gjeta veten vetë atje te shkallët. E gjeta veten vetë tek shkallët e katedrales dhe erdhën vetëm pesë çuna që mu bashkuan. Kisha një pankartë që thoshte: ‘Shqipëria importon plehra dhe eksporton njerëz.’ Që e kemi parë të gjithë që ashtu ndodh, tashmë prej shumë vitesh. Dhe që këtë radhë, dhjetë vite më vonë, gjeta kaq shumë persona, në Tiranë me mijëra dhe këtu me qindra. Për mua është impresionuese! Unë vetë kam nënshtetësi europiane, kam diplomë nga një nga universitetet më të mira në botë dhe kam zgjedhur të jetoj në Shqipëri. Por ndërkohë kur vij në Korçë, që dua të kaloj një kohë të mirë, nuk gjej as dy-tre shoqe për të dalë për kafe. Kështu që unë e di shumë mirë dhimbjen e të qenit këtu vetë, edhe të përballurit problematika të ndryshme si persona punonjës, si persona që nisin sipërmarrjet e tyre, që të gjitha i kam provuar gjithashtu vetë edhe ndihem shumë e vetmuar. Ndaj pikërisht, prandaj thashë, për mua vetëm numri i njerëzve është i mrekullueshëm”,-theksoi një nga protestuesit.
Në përfundim të protestës, pjesëmarrësit u bënë thirrje qytetarëve që t’u bashkohen edhe nesër në numër më të madh. Ata theksuan se rrethimi i zonës së protestës me shirita sigurie nuk do të ndikojë në vazhdimin e reagimit të tyre, ndërsa paralajmëruan se tubimet do të vijojnë edhe në ditët në vijim./CNA
Këtë të shtunë po mbahet protesta qytetare e radhës në qen...
Protestat e fundit që zhvillohen në vend duket se kanë për...
Ditën e sotme është publikuar renditja me kandidatët që pr...
Policia e Shtetit ka ndarë një plan masash të hartuar për ...
Nga Edi Rama Kur flitet për zhvillimin në zonat e mbrojtu...
Edvin Ndreu, i renditur me 84 pikë në garën për drejtoritë...
Në Ditën Botërore të Mjedisit, UNESCO cakton 14 rezerva të...
Edvin Hodaj është renditur me 85 pikë në garën për drejtor...
Adriatik Tafçiu, i renditur i pari në procesin e vlerësimi...
Mbyllet procesi i vlerësimit për kandidatët që synojnë të ...
Biznesmeni Behgjet Pacolli ka reaguar pas shpalljes së ven...
Mbyllet procesi i vlerësimit për kandidatët që synojnë të ...
Është mbyllur procesi i vlerësimit për kandidatët që synoj...
Protestuesit janë larguar nga sheshi para Kryeministrisë, ...
Një aksident rrugor me një viktimë ka ndodhur mbrëmjen e s...
Gjashtë shqiptarë, pjesëtarë të grupeve kriminale, janë ek...
Ambasadori i Bashkimit Europian, Silvio Gonzato është foto...
Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë ka vendosur të ngrijë si...
Protesta dhe thirrjet e qytetarëve për dorëheqjen e kryemi...
Vijon prej gati tre orësh protesta në bulevardin “Dëshmorë...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në aksin...
Në vijim të bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol ...
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në Shk...
Një shpërthim me tritol ka ndodhur në Lezhë në orët e para...
Shqiptarët janë zyrtarisht populli që punon më shumë në Eu...
Kjo e shtunë do të karakterizohet nga mot kryesisht i kthj...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth, deklaroi se...
Një gjyqtar federal në Rhode Island rrëzoi një politikë të...
Mijëra shtetas të Kosovës që jetojnë jashtë vendit po voto...
Papa Leo XIV mbërriti këtë të shtunë në Madrid, ku nisi pj...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...