
Ditën e sotme është publikuar renditja me kandidatët që pritet të marrin drejtimin e policive në qarqet Tiranë, Durrës, Vlorë, Fier , Kukës dhe Lezhë.
Ndërkohë që zhvillohej gara, në policitë e qarqeve kishte drejtues të komanduar. Gara është thjesht formale, pasi fitues janë shpallur ata që kanë qenë drejtorë të komanduar.
Nuk kontestojmë emrat, por pikërisht që këta emra të ngelen aty ku u takon, duhet të bëjmë sikur nuk shikojmë dhe nuk dëgjojmë.
Policia e Shtetit duhet të ketë një garë të vërtetë, e cila në thelb është shkolla, karriera, trajnimet dhe eksperienca.
Garat e përsëritura janë thjesht formale, e theksojmë sërish, jo për të kontestuar emrat në parim se janë oficerë karriere, por komandohen dhe pastaj bëhet një konkurs formal për t’i zyrtarizuar.
Ligji për Policinë e Shtetit ka nevojë për ndryshime. Mund të ketë ndryshime në tri vjet, bëhet gara dhe më pas emrat qarkullojnë.
Por duke marrë shkas garën e fundit problematik është ky fakt: komandohet, garohet dhe më pas konfirmohet.
Të emërohen direkt, se nuk kanë pse bëhen komandime dhe konkurse fiktive, ose emërimi të bëhet sipas gradave. Pra, Policia e Shtetit ka dosjet e tyre, i di cilët janë oficerët e karrierës dhe mund të vendosë se kush do të marrë drejtimin e kujt.
Pra, shteti duhet t’i paguajë këta oficerë karriere, t’u gradojë në pozicione të tjera të rëndësishme. Nuk i kushton asgjë Policisë së Shtetit që 100 oficerë të mirëpaguhen, që më pas të mos ketë skemë komandimesh, të bëhet garë dhe më pas të emërohen.
Duhet të trajtohen si pasuri kombëtare, jo thjesht si ca oficerë që s’i do Rama, kanë qenë në kohën e Taulantit, apo të Xhafajt, apo që kanë qenë me Saliun. Nuk bëhet karrierë në polici se ke qenë me Saliun, apo të ndryshojë sepse ndryshon drejtimi në politikë.
Në rast se duhet garë për drejtorë të qarqeve, le ta bëjnë me zgjedhje, me votim si në Amerikë, të votojë populli ose t’i zgjedhë Këshilli Bashkiak ose i qarkut.
Futja e duarve në ligjin e Policisë së Shtetit, duke e përshtatur sipas standardeve të BE-së apo ekspertëve të SHBA-së, thjesht dhe vetëm ka krijuar një amalgamë që nxjerr në pah problematikat thelbësore.
Policia e Shtetit ka oficerë karriere që s’kanë hyrë në këtë garë, profesionistë të ndershëm, të cilët nuk bëhen pjesë e këtyre formalizmave. Policia e Shtetit vlerësimin duhet ta ketë nga karriera dhe ndershmëria, jo me këto gara me komisione që marrin urdhra nga ministri që është partiak, me parimin “ky më pëlqen”, “ky ka qenë kur ishte Taulanti apo kur ishte Xhafaj”, “ky ka qenë në kohën e Saliut”, “këtë se do Rama”. Këto s’janë gara, këto janë formalitete.
Që të kemi oficerë të mirë karriere dhe profesionistë në detyra, mjafton të kemi një sistem me çdo të dhënë të dosjeve të këtyre personave dhe jo duke u futur në gara formale, por secili të jetë në garë me veten, me rezultatet në karrierë dhe me eksperiencën.
Jo të bëjmë sikur bëjmë gara, por t’u japim atë që meritojnë për kontributin që kanë dhënë në Policinë e Shtetit.
Ajo që duhet të bëhet është të kemi një ligj për Policinë e Shtetit, jo të përdoret sipas interesit politik të momentit, “hiqja Lenës, vërja Prenës”.
Policia e Shtetit duhet të investojë në shkollime dhe trajnime. Shteti duhet t’i ruajë, kush gabon, kush nuk ka rezultate, ulet në grada, largohet në pozicion tjetër dhe u hapet rrugë më të rinjve. Por duhet të investojmë për këtë aset kombëtar, jo të futet përçarja në Policinë e Shtetit.
Janë taksapaguesit shqiptarë që paguajnë për këta njerëz, pavarësisht se merren me merita nga politika.
Dy janë rrugët: ose të bëhen gara të vërteta, të hapura, pa ndërhyrje dhe manipulime, qoftë edhe me zgjedhje. Ose, ashtu si në shumë vende të botës dhe Europës, oficerët e karrierës të kenë një dosje dhe të trajtohen si pasuri kombëtare, ku shënohet eksperienca e tyre, trajnimet, detyrat e mbajtura, pastërtia e figurës, vetingu./ CNA
Policia e Shtetit ka ndarë një plan masash të hartuar për ...
Nga Edi Rama Kur flitet për zhvillimin në zonat e mbrojtu...
Edvin Ndreu, i renditur me 84 pikë në garën për drejtoritë...
Në Ditën Botërore të Mjedisit, UNESCO cakton 14 rezerva të...
Edvin Hodaj është renditur me 85 pikë në garën për drejtor...
Adriatik Tafçiu, i renditur i pari në procesin e vlerësimi...
Mbyllet procesi i vlerësimit për kandidatët që synojnë të ...
Biznesmeni Behgjet Pacolli ka reaguar pas shpalljes së ven...
Mbyllet procesi i vlerësimit për kandidatët që synojnë të ...
Është mbyllur procesi i vlerësimit për kandidatët që synoj...
Protestuesit janë larguar nga sheshi para Kryeministrisë, ...
Një aksident rrugor me një viktimë ka ndodhur mbrëmjen e s...
Gjashtë shqiptarë, pjesëtarë të grupeve kriminale, janë ek...
Ambasadori i Bashkimit Europian, Silvio Gonzato është foto...
Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë ka vendosur të ngrijë si...
Protesta dhe thirrjet e qytetarëve për dorëheqjen e kryemi...
Vijon prej gati tre orësh protesta në bulevardin “Dëshmorë...
Komisioni për Reformën Territoriale ka zhvilluar në Berat ...
Qindra qytetarë iu përgjigjën thirrjes për t’u bashkuar...
Thirrjes për tu bashkuar në protestë kundër qeverisë i jan...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...