Qytetarët në Korçë protestojnë kundër qeverisë
Thirrjes për tu bashkuar në protestë kundër qeverisë i jan...
Qindra qytetarë iu përgjigjën thirrjes për t’u bashkuar në protestën e zhvilluar në Zonën Këmbësore të Korçës. Para nisjes së tubimit, pjesëmarrësit mbajtën një minutë heshtje në nder të efektivit të Policisë së Shtetit, Enea Mekolli, i cili humbi jetën një ditë më parë gjatë kryerjes së detyrës.
Me flamuj kombëtarë dhe pankarta në duar, protestuesit shprehën pakënaqësitë e tyre për një sërë çështjesh që, sipas tyre, prekin të ardhmen e vendit. Gjatë tubimit u dëgjuan edhe thirrje kundër klasës politike.
Një prej qytetareve tha se pjesëmarrja e lartë në protestë ishte një sinjal se qytetarët nuk duan të qëndrojnë indiferentë ndaj zhvillimeve në vend.
“Nuk prisja kaq njerëz sot. Isha pesimiste. Mendova që nuk do kishte pedonalja kaq shumë njerëz. Jam shumë e lumtur, e para sepse ne si komb kemi luftuar që ky komb të ekzistojë, gjuha shqipe të trashëgohet ndër breza. Shqipëria nuk është për t’u shitur dhe për të pasuruar politikanët tanë. Shqipëria është e shqiptarëve dhe ne do luftojmë me mirësjellje dhe dashuri”, u shpreh qytetarja.
Pjesëmarrësit ngritën gjithashtu shqetësime që lidhen me mbrojtjen e pronave, zhvillimin e zonave të ndryshme të vendit dhe largimin e të rinjve nga Shqipëria.
“Është protesta ime e parë dhe erdha për të ngritur zërin për një kauzë e cila është Zvërneci, por më tepër edhe për shumë kauza të tjera të cilat përfshijnë si paketën e maleve apo nëpërmjet ligjeve të çrregullta që janë marrë shumë toka të trashëgimtarëve tanë. Unë nuk jam kundër zhvillimeve, por jam kundër zhvillimeve të cilat i përkasin vetëm klasës së lartë dhe të pasur”, u shpreh një nga pjesëmarrësit.
Një tjetër qytetare tha se arsyeja e pjesëmarrjes në protestë lidhej me dëshirën që të rinjtë të ndërtojnë të ardhmen e tyre në Shqipëri.
“Unë kam dy vajza, njëra është aty dhe njëra është këtu, të cilat nuk dua t’i largoj nga Shqipëria. Dua të rrinë këtu në këtë vend, ku Zoti i ka dhënë gjithçka këtij vendi. Mendoj që Zvërneci ishte thjesht ajo pika që derdhi kupën sepse jam e sigurt që secili nga ne ka të paktën pesë arsye që ka dalë këtu. Që nga shpopullimi i Shqipërisë, te shëndetësia, arsimi dhe shumë çështje të tjera”, tha qytetarja.
Protesta u zhvillua pa incidente, ndërsa organizatorët paralajmëruan se reagimet qytetare do të vijojnë edhe në ditët në vazhdim. /CNA
Thirrjes për tu bashkuar në protestë kundër qeverisë i jan...
Nëse po kërkoni një partner të besueshëm për të zbuluar Sh...
Mbahet ditën e sotme protesta e radhës kundër qeverisë në ...
Në kryeqytet janë zhvilluar prej disa ditësh protesta kund...
Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme pranë Gjykatë...
Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e ...
Në zemër të Kodrës së Diellit, një prej zonave me zhvillim...
Deputeti i Partisë Socialiste, Klevis Jahaj, është paraqit...
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, k...
Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në PD, Jamarbër Mall...
Për herë të parë që nga rimëkëmbja e transportit ajror eur...
Mes dhimbjes dhe nderimeve të shumta, familjarë, miq, qyte...
Kryeministri Edi Rama ka komentuar procesin e integrimit t...
Paralizohet trafiku në aksin Fier-Lushnjë. Sipas informaci...
Seanca e radhës në Gjykatën e Posaçme për çështjen ndaj is...
Në Gjykatën e Posaçme po shqyrtohet çështja ndaj kryetarit...
Xhaxhai i efektivit të vrarë, Enea Mekolli, Hazbi Mekolli,...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka bërë të qartë edhe njëherë ...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka kërkuar hetim të thelluar n...
Kanë përfunduar homazhet për efektivin e policisë, Enea Me...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...