Deputeti i PS-së paraqitet në Prokurorinë e Posaçme
Deputeti i Partisë Socialiste, Klevis Jahaj, është paraqit...

Në zemër të Kodrës së Diellit, një prej zonave me zhvillimin më të shpejtë në Tiranë, studioja prestigjioze ndërkombëtare Zaha Hadid Architects (ZHA) prezanton dy projekte të reja rezidenciale dhe hoteliere: The Nest dhe The Cascades of Tirana.
E njohur për arkitekturën e saj shumëngjyrëshe post-komuniste, kulturën dinamike të kafeneve dhe transformimin e vazhdueshëm urban, Tirana po konsolidohet si një nga kryeqytetet më premtuese të Evropës Juglindore. Me ekonominë shqiptare që pritet të vazhdojë rritjen dhe procesin e integrimit drejt Bashkimit Evropian, qyteti po tërheq gjithnjë e më shumë investime dhe banorë të rinj.

E vendosur në kodrat jugore të kryeqytetit, Kodra e Diellit ofron pamje panoramike mbi Tiranën dhe përfaqëson një komunitet të konsoliduar me vila, shtëpi banimi, hapësira rekreative, shkolla, kopshte, qendra shëndetësore, ambiente sportive dhe një rrjet të zhvilluar shëtitoresh për këmbësorë. Zona lidhet drejtpërdrejt me qendrën e qytetit përmes linjave të transportit publik, duke e bërë atë një ndër destinacionet më të kërkuara për banim.
Rritja e kërkesës për apartamente moderne dhe të aksesueshme për familje të reja, profesionistë, çifte dhe pensionistë ka krijuar nevojën për një ofertë të re rezidenciale. Pikërisht kësaj kërkese i përgjigjen projektet e reja të ZHA.

The Nest
I organizuar në katër parcela brenda Kodrës së Diellit, The Nest përfshin një gamë të gjerë apartamentesh, nga njësitë me një dhomë gjumi deri te apartamentet familjare me tre dhoma gjumi. Projekti zhvillohet rreth një parku qendror komunitar të mbjellë me bimësi mesdhetare, i projektuar për të krijuar hije natyrale dhe për të përmirësuar komfortin gjatë muajve të nxehtë të verës.
Ndërtesat janë projektuar me materiale të prodhuara lokalisht, si tulla dhe dru, duke reduktuar emetimet e karbonit dhe ndikimin mjedisor të transportit. Fasadat me tonalitete natyrale – nga ngjyra bezhë dhe terrakotë deri te nuancat e kuqe të frymëzuara nga toka e pasur me hekur e kodrës, krijojnë një identitet unik dhe të harmonizuar me peizazhin përreth.

Përmes analizave të avancuara dixhitale të klimës, rrezatimit diellor, erërave mbizotëruese, lagështisë dhe cilësisë së ajrit, ZHA ka optimizuar orientimin dhe performancën e ndërtesave për të garantuar ndriçim natyral maksimal, ventilim të kryqëzuar dhe efikasitet energjetik.
Tarracat e futura në volum dhe ballkonet e projektuara në mënyrë strategjike ofrojnë hapësira të mbrojtura në natyrë për çdo apartament, ndërsa projekti synon certifikimin LEED Gold, duke reflektuar standardet më të larta të qëndrueshmërisë.
Mbi 55% e sipërfaqes së projektit i dedikohet gjelbërimit, duke krijuar një mikroklimë më të freskët, duke reduktuar efektin e “ishullit të nxehtësisë urbane” dhe duke promovuar mirëqenien e banorëve. Sistemet e grumbullimit të ujërave të shiut, riciklimit të ujërave gri, panelet fotovoltaike, stacionet e karikimit për automjete elektrike dhe infrastruktura për biçikleta përforcojnë vizionin e projektit për një mënyrë jetese të qëndrueshme dhe me emetime të ulëta karboni.
The Cascades of Tirana
The Cascades of Tirana zgjeron kompleksin ekzistues të Arka Art Hotel, duke krijuar një destinacion të ri mikpritjeje dhe banimi me standarde ndërkombëtare.

Projekti përfshin një zgjerim të rëndësishëm të kompleksit ekzistues, me ndërtimin e një krahu të ri hoteli me 120 dhoma, zgjatjen me 60 metra të pishinës infinity dhe krijimin e një blloku të ri rezidencial me apartamente, të pozicionuara mbi një podium të integruar në mënyrë harmonike me relievin natyror të kodrës.
Dy oborre të gjelbëruara shërbejnë si hapësira sociale dhe rekreative për vizitorët dhe banorët. Poolside Courtyard zgjeron tarracën dhe verandën ekzistuese të hotelit, ndërsa Hillside Garden Courtyard ofron një ambient më të qetë me pamje panoramike mbi qytetin.
Arkitektura frymëzohet nga topografia natyrore e kodrës dhe tradita lokale e ndërtimit, duke krijuar një seri tarracash të gjelbra që zbresin në mënyrë organike përgjatë terrenit. Analizat e avancuara mjedisore dhe modelimet dixhitale kanë udhëhequr projektimin e volumetrisë, orientimit dhe performancës së ndërtesës për të maksimizuar efikasitetin energjetik dhe cilësinë e hapësirave.
Fasadat realizohen me panele GRC (Glass Reinforced Concrete) të frymëzuara nga ngjyrat dhe teksturat e gurit lokal gëlqeror, duke reflektuar karakterin unik të peizazhit shqiptar. Materialet e zgjedhura reduktojnë peshën strukturore, konsumin e lëndëve të para dhe nevojat për mirëmbajtje afatgjatë.
Sistemet e mbledhjes së ujërave të shiut, riciklimit të ujërave gri, çatitë e gjelbra, mbrojtja diellore pasive dhe ventilimi natyral hibrid me rikuperim të nxehtësisë kontribuojnë në jetëgjatësinë e ndërtesës dhe minimizimin e ndikimit mjedisor.

Zaha Hadid Architects është një nga studiot më prestigjioze të arkitekturës në botë, e njohur për projektet e saj ikonike që ndërthurin inovacionin, teknologjinë e avancuar dhe qëndrueshmërinë mjedisore. Bashkëpunimi i saj me AGI KONS për projektet “The Nest” dhe “The Cascades of Tirana” përfaqëson një moment të rëndësishëm për zhvillimin urban në Shqipëri, duke sjellë së bashku ekspertizën ndërkombëtare të një prej emrave më të mëdhenj të arkitekturës globale me përvojën dhe vizionin e AGI KONS si një nga kompanitë lider në zhvillimin e projekteve rezidenciale, turistike dhe hoteliere në rajon.
Ky partneritet pasqyron ambicien e përbashkët për të krijuar destinacione me standarde ndërkombëtare që vendosin në qendër cilësinë e jetesës, komunitetin dhe respektin për mjedisin. Në themel të këtij vizioni qëndron angazhimi i themeluesit dhe pronarit të AGI KONS, Gentjan Sula, i cili prej vitesh ka promovuar një qasje zhvillimi që respekton dhe zhvillon identitet, kulturë dhe karaktere unik në të gjitha projektet, duke synuar krijimin e hapësirave që lënë vlerë të qëndrueshme për komunitetin edhe për brezat e ardhshëm. /CNA
Deputeti i Partisë Socialiste, Klevis Jahaj, është paraqit...
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, k...
Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në PD, Jamarbër Mall...
Për herë të parë që nga rimëkëmbja e transportit ajror eur...
Mes dhimbjes dhe nderimeve të shumta, familjarë, miq, qyte...
Kryeministri Edi Rama ka komentuar procesin e integrimit t...
Paralizohet trafiku në aksin Fier-Lushnjë. Sipas informaci...
Seanca e radhës në Gjykatën e Posaçme për çështjen ndaj is...
Në Gjykatën e Posaçme po shqyrtohet çështja ndaj kryetarit...
Xhaxhai i efektivit të vrarë, Enea Mekolli, Hazbi Mekolli,...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka bërë të qartë edhe njëherë ...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka kërkuar hetim të thelluar n...
Kanë përfunduar homazhet për efektivin e policisë, Enea Me...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka reaguar në lidhje me detaje...
Kryeministri Edi Rama ka folur për mediat para samitit BE-...
Presidenti Bajram Begaj ka marrë pjesë në homazhet në nder...
Rrëshqitje dheu janë regjistruar në Kodër-Currila në orët ...
Bordi i Transparencës ka njoftuar se çmimi i shitjes me pa...
Ka nisur seanca në GJKKO për çështjen e kreut të PL-së, Il...
Sot në GJKKO do të zhvillohet seanca ndaj ish-Presidentit ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...