web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Aksident me një viktimë në autostradën Vlorë-Fier

5 Qershor 2026, 22:15, Aktualitet CNA

Aksident me një viktimë në autostradën Vlorë-Fier

Një aksident rrugor me një viktimë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Vlorë-Fier, në zonën e Novoselës.

Sipas raportimeve, këmbësori po kalonte autostradën në momentin që është përplasur nga një automjet.

Bëhet me dije se këmbësori ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Ndërkohë policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të plota të aksidentit. /CNA





Lajmet e fundit nga