52 ditë protestë kundër qeverisë/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë
Në sheshin “Skënderbej” janë grumbulluar qytetarët për pro...
Në sheshin “Skënderbej” janë grumbulluar qytetarët për pro...
Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, ka prezantuar në Komisionin për Çështjet Ligjore projektligjin e Amnistisë Penale. Gogu ka sqaruar gjatë fjalës së tij se kush përfiton nga kjo amnisti penale.
Ministri ka sqaruar se të dënuarit për korrupsion, krim të organizuar dhe për çështje që janë në kompetencë të SPAK-ut dhe GJKKO-së nuk përfitojnë nga kjo amnisti.
Sipas tij, ky projektligj bën dallimin me saktësi ligjore mes personit që përbën rrezik për shoqërinë dhe atij personi që shteti vlerëson se është përmbushur qëllimi i dënimit dhe nevojitet të rikthehet në shoqëri.
Ndërkohë bëhet me dije se projektligji pritet të kalojë për votim në seancën plenare të 18 qershorit.
Fjala e Gogut në komision:
Dua ta nis me tre numra. 380 persona fitojnë liri të menjëhershme nga ky projektligj, 900 persona përfitojnë ulje të dënimit dhe 0 persona të dënuar për korrupsion, krim të organizuar dhe për çështje në kompetencë të strukturave të posaçme antikorrupsion, përfitojnë nga kjo amnisti.
Askush që është në juridiksionin e SPAK-ut apo GJKKO-së nuk përfiton nga kjo amnisti. Këta tre numra përmbledhin filozofinë e këtij projektligji.
Ky projektligj nuk e toleron krimin, por dallon me saktësi ligjore mes personit që përbën rrezik për shoqërinë dhe atij personi që shteti vlerëson se është përmbushur qëllimi i dënimit dhe nevojitet të rikthehet në shoqëri.
Ky ligj nuk shuan asnjë të drejtë civile të viktimës. Amnistia prek marrëdhënien mes shtetit dhe autorit të veprës penale. E drejta e viktimës për dëmshpërblim mbetet e pacenuar.
Projektligji vepron në tri drejtime:
- I pari është amnistia nga vuajtja e dënimit, ata amnistohen sipas kritereve:
Të gjithë burrat që janë dënuar deri në 3 vite ose u kanë mbetur për të vuajtur më pak se 3 vite, lirohen menjëherë.
Të gjitha gratë që janë dënuar deri në 4 vite ose u ka mbetur më pak, lirohen menjëherë.
Të gjithë burrat 60 vjeç e sipër dhe të gjitha gratë 50 vjeç e sipër lirohen menjëherë.
Të miturit, 18 vjeç e poshtë në momentin e kryerjes së krimit, lirohen menjëherë.
- Kriteri i dytë ka të bëjë me uljen e dënimit.
Të gjithë të dënuarit marrin 1 vit ulje, ndërkohë që gratë dhe të miturit 1 vit e gjysmë.
- E treta është amnistia nga ndjekja penale.
Pushon procedimi për veprat që dënohen deri në 3 vite, me përjashtimet e përcaktuara:
Asnjë nga përfituesit nuk duhet të ketë kryer vepra të rënda.
Përjashtohen të gjitha vrasjet në rrethana cilësuese, krimet seksuale, trafikimi, terrorizmi, korrupsioni dhe krimi i organizuar, veprat zgjedhore, pastrimi i parave dhe çdo subjekt që është nën juridiksionin e SPAK-ut dhe GJKKO-së.
Në sistemin penitenciar ka 5292 vende, janë akomoduar 4769 persona. Pas amnistisë do të kemi një ulje prej 10% të popullatës së sistemit penitenciar. Nuk është ky efekt qëllimi kryesor i ligjit, por është një pasojë e dëshiruar, sepse na jep mundësinë që, kur të na zvogëlohet numri i të dënuarve, të rritet cilësia e trajtimit për të tjerët. /CNA
“Koalicioni Pro Familjes” është vendosur para Ministrisë s...
Me zbatimin e ligjit “Për fshirjen, shuarjen dhe pagesën e...
Ish-ministri i Ekonomisë, Genc Ruli, është paraqitur d...
Një dinamikë kontradiktore po shpaloset mes Shqipërisë dhe...
Mjeku Milaim Nela ka bërë një reagim në rrjetet sociale li...
Shqipëria është përfshirë prej një jave nga një valë prote...
Në Ditën Botërore të Mjedisit, UNESCO caktoi 14 rezerva të...
Ambasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg ka komentu...
Vijon marshimi i protestuesve në rrugët e kryeqytetit. Pro...
Diaspora shqiptare është solidarizuar me protestat në Tira...
Pas gati tre orësh thirrjesh dhe fjalimesh protestuesit po...
Qindra qytetarë janë mbledhur për të tretën ditë radhazi n...
Analisti Mustafa Nano ka bërë një reagim në rrjetet social...
Një protestë kundër qeverisë po zhvillohet sot edhe në qyt...
Mbahet ditën e sotme protesta e radhës kundër qeverisë në ...
Një protestë po zhvillohet ditën e sotme nga banorët e zon...
Policia e Shtetit ka ngritur alarmin pasi qytetarët kanë r...
Ish-deputeti Ben Blushi ka bërë një postim në rrjetet soci...
Festivali i Pranverës është rikthyer, pas një mungesë shum...
Gjykata e Korçës ka lënë sot në fuqi masën e sigurisë “arr...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...