Protesta para Kryeministrisë/ Mjeku Milaim Nela publikon fotot: Po bëhen manipulime
Mjeku Milaim Nela ka bërë një reagim në rrjetet sociale li...

Një dinamikë kontradiktore po shpaloset mes Shqipërisë dhe Greqisë, ku investimi i Jared Kushner-it, dhëndrit të presidentit amerikan, Donald Trump, në zonat bregdetare të Shqipërisë, ka shërbyer si tregues për të testuar standardet e dyfishta të politikës dhe mediave fqinje.
Sipas raportimeve të fundit në mediat greke "Affinity Partners", edhe Kushner-i po shqyrton tërheqjen nga ishulli i Sazanit dhe projekte të tjera në Shqipëri pas presionit të vazhdueshëm. Mediat greke kanë ndjekur një strategji të mirëfilltë të përbaltjes së investimeve në vendin tonë.
Duke iu referuar shkrimit të "Greek City Times", vërehet se si ky portal u jep zë kundërshtimeve lokale dhe shqetësimeve mjedisore për të justifikuar dështimin e projektit shqiptar. Retorika është ndezur duke implikuar protesta në Zvërnec mbi pretendime për dhunë ndaj një shtetasi të minoritetit grek, duke e kthyer një çështje investimi në një incident diplomatik.
Megjithatë prapaskenat zbulojnë të tjera fakte. E njëjta media që shkruan për ndikimet mjedisore në Shqipëri, i bën jehonë me entuziazëm faktit se: "Në një zhvillim të rëndësishëm për pasuritë e paluajtshme luksoze në Ballkan, burime pranë Gazeta 'Journal' raportojnë se firma e investimeve e Jared Kushner po përgatitet të tërhiqet nga projekti i saj ambicioz në ishullin e Sazanit në Shqipëri. Kompania tani po shikon alternativa në rajon. Greqia thuhet se ka ofruar kushte të veçanta investimi për të tërhequr zhvillime të tilla të profilit të lartë drejt destinacioneve ikonike si Mykonosi."
Pas shkrimeve të tilla në mediat greke, lind pyetja natyrshëm: a ndryshon natyra e investimit të Kushner-it kur ai kalon kufirin?
Nëse projekti i Sazanit dhe zonave bregdetare shqiptare konsiderohet shkatërrues për mjedisin nga këndvështrimi grek, përse i njëjti model zhvillimi i implementuar në Mykonos kthehet në një mundësi strategjike për Athinën zyrtare?
Në këtë lojë të dyfishtë mjedisi duket se është vetëm një instrument politik. Kur investimi synon zhvillimin e Shqipërisë ai etiketohet si kërcënim ekologjik dhe burim konfliktesh etnike, ndërsa kur ai synon përfitimet e tregut grek transformohet në një investim të mirëpritur nga qeveria greke. /CNA
Mjeku Milaim Nela ka bërë një reagim në rrjetet sociale li...
Shqipëria është përfshirë prej një jave nga një valë prote...
Në Ditën Botërore të Mjedisit, UNESCO caktoi 14 rezerva të...
Ambasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg ka komentu...
Vijon marshimi i protestuesve në rrugët e kryeqytetit. Pro...
Diaspora shqiptare është solidarizuar me protestat në Tira...
Pas gati tre orësh thirrjesh dhe fjalimesh protestuesit po...
Qindra qytetarë janë mbledhur për të tretën ditë radhazi n...
Analisti Mustafa Nano ka bërë një reagim në rrjetet social...
Një protestë kundër qeverisë po zhvillohet sot edhe në qyt...
Mbahet ditën e sotme protesta e radhës kundër qeverisë në ...
Një protestë po zhvillohet ditën e sotme nga banorët e zon...
Policia e Shtetit ka ngritur alarmin pasi qytetarët kanë r...
Ish-deputeti Ben Blushi ka bërë një postim në rrjetet soci...
Festivali i Pranverës është rikthyer, pas një mungesë shum...
Gjykata e Korçës ka lënë sot në fuqi masën e sigurisë “arr...
Janë zbardhur pjesë nga dosja hetimore për vrasjen e efekt...
Një pjesë e shqiptarëve që jetojnë në Danimarkë kanë prote...
Gjykata e Korçës ka vendosur masën e sigurisë “arrest me b...
Sipërmarrësi i njohur gjergj Luca ka ndarë një mesazh lidh...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...