web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Liqeni i Shkodrës u shpall rezervë biosfere e UNESCO-s/ Rama merr meritat

8 Qershor 2026, 08:21, Aktualitet CNA

Liqeni i Shkodrës u shpall rezervë biosfere e UNESCO-s/ Rama merr

Në Ditën Botërore të Mjedisit, UNESCO caktoi 14 rezerva të reja biosferike në 14 vende, duke e çuar Rrjetin Botëror të Rezervave të Biosferës në 797 vende në 145 vende. Mes tyre, UNESCO shpalli rezervë biosfere dhe Liqenin e Shkodrës.

Këtë të hënë, kryeministri Edi Rama ka reaguar duke deklaruar se futja e Liqenit të Shkodrës në rrjetin botëror të Rezervave të Biosferës është rezultat i punës diplomatike të qeverisë.

“Me kënaqësinë e një tjetër lajmi të bukur për Shqipërinë e Gjelbër dhe trashëgiminë tonë natyrore, futjen e Liqenit të Shkodrës nga UNESCO në Rrjetin Botëror të Rezervave të Biosferës, rezultat i punës sonë diplomatike po edhe i kujdesit me përgjegjësi për këtë pasuri shqiptare që u shtohet thesareve të botës së mbrojtur nga UNESCO”, thekson Rama./ CNA





Lajmet e fundit nga