Parlamenti i Hungarisë voton për shkarkimin e presidentit nga detyra
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Igli Hasani, ka mbajtur fjalën e tij në Këshillin Ministror të OSBE-së.
Ditën e sotme, datë 30 nëntor 2023, në Shkup, Maqedonia e Veriut Hasani tha se kërcënimi më i madh për sigurinë tonë sot, në të vërtetë për të gjithë arkitekturën tonë të sigurisë, duke përfshirë edhe këtë organizatë, është Rusia dhe lufta e saj e paligjshme e agresionit kundër Ukrainës.
“Unë kam një lidhje shumë të fortë me OSBE-në. Një pjesë e rëndësishme e karrierës sime është e lidhur me këtë organizatë. Unë mund të dëshmoj vlerën dhe forcën e saj, si dhe kufizimet e saj. Unë besoj se mënyra se si OSBE-ja u përgjigjet sfidave me të cilat përballet sot do të përcaktojë të ardhmen e saj. Por, për të përballuar të ardhmen, së pari duhet të njohim burimin e sfidës me të cilën përballemi sot. Kërcënimi më i madh për sigurinë tonë sot, në të vërtetë për të gjithë arkitekturën tonë të sigurisë, duke përfshirë edhe këtë organizatë, është Rusia dhe lufta e saj e paligjshme e agresionit kundër Ukrainës”, tha Hasani.
Ai thotë se konflikte dhe kriza të tjera, sfera e kërcënimeve transnacionale, terrorizmi, krimi i organizuar, ekstremizmi i dhunshëm dhe krimi kibernetik, si dhe efektet negative të ndryshimeve klimatike në siguri, vazhdojnë të shkaktojnë vuajtje dhe vështirësi për shumë nga 1 miliard njerëz që mbulon ombrella e OSBE-së
“Kjo luftë tragjike ka pasur pasoja dramatike për OSBE-në, në të tria dimensionet. Duke keqpërdorur mekanizmin unik të bashkëpunimit tonë – konsensusin – dhe duke e bllokuar atë për të gjitha vendimet e rëndësishme, Rusia ka synuar të dobësojë dhe paralizojë organizatën tonë. Të njëjtin mesazh deformues dëgjuam pak minuta më parë. Të njëjtat fjalë si në vitet 1956, 1968, 2008, 2014, 2022. Pastaj ata dërgojnë tanket e tyre. Ndërkohë, konflikte dhe kriza të tjera, sfera e kërcënimeve transnacionale, terrorizmi, krimi i organizuar, ekstremizmi i dhunshëm dhe krimi kibernetik, si dhe efektet negative të ndryshimeve klimatike në siguri, vazhdojnë të shkaktojnë vuajtje dhe vështirësi për shumë nga 1 miliard njerëz që mbulon ombrella e OSBE-së. Ato shkaktojnë një dëm të madh edhe për të drejtat e njeriut dhe liritë themelore, veçanërisht për gratë dhe fëmijët.”, tha ai gjatë fjalës së tij.
Ai foli dhe për zhvillimet në Lindjen e mesme.
“Zhvillimet në Afganistan, ose në Lindjen e Mesme, theksojnë sërish domosdoshmërinë e angazhimit të zgjeruar të OSBE-së me partnerët e saj aziatikë dhe mesdhetarë për bashkëpunim. Të gjitha këto sfida kërkojnë një organizatë të fortë! Në Ballkanin Perëndimor, në rajonin tonë në tërësi dhe në shumë nga vendet tona individuale, ne e dimë se çfarë impakti pozitiv mund të ketë një OSBE e fortë. Ne e dimë gjithashtu se sot nevojitet edhe një herë një OSBE e fortë. Sepse pavarësisht progresit të dekadave të kaluara, kërcënimet e vjetra që kanë pllakosur historinë e rajonit tonë po ngrenë sërish kokën. Dhe përsëri, pas këtyre përpjekjeve për të nxitur telashe në Ballkanin Perëndimor mund të dallojmë të njëjtën dorë që po përpiqet të dobësojë OSBE-në. Ngjarjet në Kosovë janë provë e qartë e përpjekjes për të tërhequr vëmendjen nga lufta në Ukrainë, duke nxitur konfliktin në Ballkanin Perëndimor”, tha ai.
Gjithashtu ai tha se Kosova dhe Serbia duhet t'i zgjidhin të gjitha mosmarrëveshjet me dialog, natyrisht.
“Ne po bëjmë çmos për t'iu kundërvënë këtyre kërcënimeve së bashku me aleatët dhe partnerët tanë. Shqipëria vazhdon të punojë fort dhe në mënyrë proaktive për një Ballkan Perëndimor të qëndrueshëm dhe paqësor. Ne mbetemi garantues të orientimit evropian të rajonit tonë, i sigurisë, stabilitetit dhe demokracisë. Por nevojitet një përpjekje e bashkërenduar dhe e përkushtuar nga të gjithë miqtë dhe partnerët tanë për të neutralizuar këto përpjekje, që synojnë të na kthejnë pas në kohërat e politikave të identitetit dhe konflikteve. Kosova dhe Serbia duhet t'i zgjidhin të gjitha mosmarrëveshjet me dialog, natyrisht. Nuk ka alternativë tjetër veç dialogut. Por ne të gjithë duhet të pranojmë se mënyra më e mirë për ta bërë Ballkanin Perëndimor, dhe rrjedhimisht Evropën, më të sigurt, është njohja e pavarësisë së Kosovës dhe dhënia e vendit që i takon në këtë tryezë dhe në çdo forum tjetër ndërkombëtar”, u shpreh Hasani.
Për tragjedinë e Gërdecit që ndodhi në mars të 2008, ka dë...
Drejtoria e Përgjithshme Detare ka njoftuar se për shkak t...
PS, përmes Ermonela Felajt, ka bërë me dije propozimin...
Artisti i merituar i qindra roleve në teatër dhe kinematog...
Ballkani Perëndimor renditet ndër disa prej ekonomive ...
Ish-kryeministri Sali Berisha, në një deklaratë për me...
Edi Rama ka firmosur katër VKM që sipas tij janë dokum...
Gjatë pasdites së djeshme, shtëpia e të moshuarve në F...
Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, ka hedhur poshtë a...
Moti i keq dhe reshjet e dendura të shiut kanë shkaktu...
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka vizituar të mos...
Departamenti Amerikan i Drejtësisë njoftoi akuzat të mërku...
"Lonely Planet" i ka kushtuar një artikull vendeve tur...
Ish-deputeti, Myslim Murrizi thotë se ka 31 vjet që pa...
Blendi Fevziu njihet tashmë jo vetëm si gazetar por ed...
Në dakordësi dhe bashkëpunim me Departamentin e Shtetit, t...
Atmosfera festive me motive kombëtare vijon ende. Sot ...
Policia ka reaguar pas ngjarjes së ndodhur në shtëpinë...
Një 19-vjeçare ka rrëfyer tmerrin që përjetoi pak ditë më ...
Mesditën e së mërkurës, një zjarr ka përfshirë shtëpin...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Nëndetësja bërthamore sovjetike Komsomolets, e cila u fund...
Emiratet e Bashkuara Arabe kanë dënuar ashpër sulmin ndaj ...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...