Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...

Ajo çfarë mësoi publiku italian dhe një pjesë e publikut shqiptar nga programi investigativ i “Rai 3” “(Hot)Spot Albanese” është as më pak dhe as më shumë gjithçka që ne dhe ata pak gazetarë opozitarë në këtë vend kanë thënë, analizuar, faktuar ditë pas dite, vit pas viti në 12 vjet për mënyrën se si është qeverisur ky vend nga ky grupim i dyshimtë politik që ka vendosur të qëndrojë ende, jo prej fuqisë së tij, jo prej demokracisë, jo prej drejtësisë, por sepse janë të dënuar të largohen të vetëshembur nga e keqja dhe zbullumi i tyre.
Nuk është e drejtë për këtë vend, por ama është krejt i merituar ky lloj shpagimi për ta.
Po çfarë thamë ne qysh në krye të herës? Për çka u sulmuan ne këto 12 vjet, u bëmë “cancel”, u penguam, u shantazhuam, u kërcënuam, u pushuam nga puna, u bëmë ushqim për hienat anonime dhe bodrumet e godinave publike me tituj, shkrime të porositura, fushata të organizuara në emër të linçimit politik, çfarë thamë ne?
Ne thamë këto:
1. Nëse një televizion kritik mbyllet arbitrarisht dhe sulmohet me procese artificiale politike, si rasti i “Agon Channel” për shembull, precedent është tejet i rrezikshëm për demokracinë dhe humbja e një gjyqi ndërkombëtar me shuma marramendëse, është e sigurt.

Këtë thamë ne atëherë! Çfarë ndodhi? Sot nga xhepat e shqiptarëve, pra tuajat, jo nga xhepat e Ramës, as të Veliajt, as të mediave që mbështesin këta të dy, dalin ato lekë. Janë 135 milionë euro të shqiptarëve të humbura, tuajat.
2. Çfarë u thamë ne ambasadorëve të momentit, atyre ndërkombëtarëve që janë të zgjuar sot? U thamë se ky shtet nuk ka asfare ndërmend të bëjë dekriminalizimin, përkundrazi po zgjedh me cilët kriminelë ta ndajë shtratin, se precedentët antidemokratikë po përkeqësohen dhe se Evropa është larg nesh. Ata nuk na dëgjuan.
3. Çfarë thamë ne këto 12 vjet? A nuk thamë që po kanabizohet vendi me një projekt të paramenduar? Sot, pas një ministri të Brendshëm të dënuar për lidhje me trafikantët dhe konfirmimin që një ish-zv.kryeministër i arratisur i bëri kaniabizimit të gjithë territorit me një koncept gjoja financiar në çdo artikulim ndërkombëtar, politik, mediatik, në zë e nën zë, ky shtet konsiderohet narkoshtet.
Pse nuk reaguat ju atëherë? Ne thamë se me lekët e aktiviteteve kriminale po lobohet, po blihen media, po blihen parti, individë, eminenca ndërkombëtare parlamentare, po blihet vota. Ne sot kemi në burg një agjent të FBI-së si dëshmia më përfaqësuese e një politikëbërjeje mafioze, pse nuk reaguat ju?

Ne thamë se po ju mbyt propaganda dhe se në shërbim të saj është një “ushtri” e tërë e paguar nga aktivitete korruptive të paprecedenta dhe në ëndrrat më të çmendura të vjedhësve shqiptarë të zakonshëm ose jo, si inceneratorët ose jo.
Ne ju thamë se lufta “ad hominem” e paprinciptë që ky grupim patronazhistësh, deri te Kryeministri me reagimet e tij i bën atyre që rezistojnë, është e qëllimshme dhe e mirëorganizuar. Pse nuk reaguat ju? Pse u kënaqët ju kaq shumë kur u mbyll Agon Channel, i cili prish tregun televiziv për ta përmirësuar atë? Pse ishit ju çuditërisht të lumtur kur njerëz nga bota e medias mbetën pa punë? Çfarë ju shtyn juve për këtë? Çfarë ju shtyn juve që të jeni kaq partiakë në mënyrë kaq budallaqe?
Ne thamë se ka një projekt të sigurt për zhbërjen e opozitës, vjedhja e vulës, e emrit, shitja e udhëheqësve tek interesat e Kryeministrit, a nuk është një provë e pakundërshtueshme? Çfarë prisni ju, të ketë argjenturë aty brenda që të bindeni? A nuk thamë ne se reforma në drejtësi ka dështuar dhe askush nuk e mohon këtë? Se perceptimi popullor është 70% se kjo është një drejtësi e marrë peng.
Ne thamë se nuk ka dëshmi më të qartë për mënyrën se si ka qeverisur ky Kryeministër dhe ky kryetar bashkie, sesa dy fakte që janë kokëfortësisht të pamohueshme. 1 milion shqiptarë janë larguar nga vendi, 1 milion shqiptarë janë vrarë nga vendi se kanë shkuar në vende të tjera për të pastruar nevojtore dhe për të ndihmuar popujt e tjerë të jetojnë pa qenë të lumtur, duke e patur kokën mbrapa.
E dyta, janë këto kulla të ngritura në pritje të krizës më të madhe, me të cilën do të ballafaqohet ky vend. Këto thamë dhe më shumë se kaq këto 12 vjet dhe gjithçka është konfirmuar.
Tani kam disa pyetje.
Pse ambasada amerikane nuk denjoi t’i përgjigjej letrës publike që shkruam bashkë me Lubonjën, Bejtjen dhe Meçon kur u skandalizuam me mënyrën sesi silleshin me gazetarët qeveritarët shqiptarë dhe kryeministri i Shqipërisë?

Pse Ambasada Amerikane bën racizëm politik, duke mos pranuar kurrë të bëjë një intervistë live në Syri Tv dhe në këtë program, çfarë e frikëson atë?
Është e pamundur, e pashpjegueshme se si marrëdhënia e përfaqësisë së SHBA-së të formësohet në mënyrë kaq naive, frikacake dhe intrazigjente me gazetarët realisht të angazhuar që me nder e me profesionalizëm bëjnë profesionin e tyre duke qenë në opozitë të çdo qeverie.
Unë vetë jam shkolluar në New York State dhe jam alumni i lidership program, unë vërtetoj personalisht se jam “cancel” që 12 vjet dhe “cancel”-i im ka qenë ekzemplar, pa asnjë prezencë, asnjë komunikim dhe asnjë lloj dashamirësie qoftë edhe protokollare.
Emri im është hequr si me rrethin e kuq të Zapatës së Marlon Brandos.
Pra, zotërinj të përfaqësive diplomatike gjejeni trimërinë duhur profesionale dhe njerëzore të flisnin me gazetarët e paktë që kanë mbetur në këtë vend dhe kanë integritet profeisonal.
Gazetari Elvi Fundo i ka cilësuar drejtorët e Bashkisë...
Gazetari Elvi Fundo ka bërë një thirrje të fortë për p...
Gazetari Elvi Fundo ka shpjeguar mbrëmjen e sotme afer...
Një punonjës policie është pezulluar nga detyra. Bëhet fja...
Gazetari Sokol Bregu ka folur ditën e sotme, për shqip...
CNA raportoi ditën e sotme për skandalin në shkollën e...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në by-pas...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta zhvilloi një takim...
I ftuar në emisionin “Task Force” në Syri Tv, këshillt...
Biznesmeni dhe sipërmarrësi, Gjergj Luca ka ndezur një...
Paraditen e sotme, në median italiane “La Republika” u...
Zv.kryeministrja dhe njëkohësisht ministrja e Infrastr...
Djali i Fredi Belerit, Petro Beleri ka folur për babai...
Mbledhja e Komisionit Hetimor për koncesionet në Shënd...
Ditën e enjte, 18 prill, Vodafone Albania organizoi eventi...
Bashkia e Tiranës, të hënën refuzoi të mbledhë Këshill...
Teksa kanë kaluar më shumë se dy muaj nga zjarri i rën...
Në Pediatrinë e qytetit të Korçës, sëmundja e "kollës ...
Protesta e së premtes së shkuar para Bashkisë së Tiran...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi, në ...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...