
Këngëtari Luiz Ejlli dhe moderatorja Kiara Tito, gjatë spektaklit të mbrëmjes finale të “Big Brother VIP” kurorëzuan lidhjen e tyre 4-mujore në martesë.
Ceremonia u krye në bashkinë e kryeqytetit, ku Veliaj pas mesnate celebroi çiftin në martesë në prani të disa familjarëve.
Por ajo që kishte rezervuar televizioni i inceneratorëve ishte një propagandë e radhës për kreun e bashkisë, Erion Veliaj, në prag zgjedhjesh, pasi martesa që celebroi Veliaj është e pavlefshme, pra s’ka asnjë vlerë ligjore.
Sipas listës së zgjedhësve, këngëtari Luiz Ejlli rezulton se është banues në Shkodër.
Për këtë arsye martesa është e pavlefshme pasi celebrimi kryhet në bashkinë ku banon, ndërkohë në ekranin e inceneratorëve, u rezervua një tjetër "show" për t'u hedhur hi syve shqiptarëve.
Nuk u firmos asnjë dokument ç’ka e lë martesën thjesht në një "show" politik dhe jo celebrim zyrtar.


E gjitha skema duket se ka qenë politike për të shmangur Bashkinë e Shkodrës si bashki e djathtë.
Kujtojmë se pak kohë më parë, Luiz Ejlli rrëfeu se në momentet më të vështira të jetës së tij, ai që i ka zgjatur dorën ishte ish-kandidati socialist për Bashkinë Shkodër, Benet Beci.
Një tjetër detaj për të cilin foli Ejlli ishte licenca e noterit, për të cilën tha se i është hequr në mënyrë të padrejtë, ndërkohë që CNA zbuloi me dokumente se prej vitesh Ejlli nuk kishte ushtruar profesionin e tij.
Gjithçka është konfirmuar në disa rrugë, nga posta, nga inspektimi i Ministrisë së Drejtësisë, nga bashkëpunimi me Zyrën Vendore të Noterëve në Tiranë e kështu me radhë.
Pra, Luiz Ejllit nuk i është hequr licenca e noterit për arsye politike apo për ndonjë arsye tjetër se ishte shumë i zoti.
Në fakt, licenca i është hequr, sepse nuk punonte, nuk ushtronte aktivitetin, sipas të dhënave në QKB, rezulton edhe se aktiviteti i tij ishte i hapur në vitin 2020, por sipas regjistrit të noterëve ku mblidhen, regjistrohen të gjitha aktet noteriale, Luiz Ejlli nuk ushtronte aktivitetin e tij nga maji i vitit 2018.
Luiz Ejlli gënjeu publikisht, në “Top Channel” për licencën e tij të noterit, sepse atij nuk i është hequr licenca politikisht apo në mënyrë të gabuar apo me tendencë. Atij i është hequr licenca pasi e kishte braktisur detyrën e noterit.
Është fakt i vërtetuar nga kontrolle dhe inspektime se Luiz Ejlli kishte gati tri vite që nuk ushtronte detyrën e noterit deri në momentin që ministrja Etilda Gjonaj ka firmosur heqjen e licencës së Luizit./ CNA.al
Në Tiranë, Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë po feston 5-v...
Durrësi, një nga qarqet më të mëdha në vend, me një ko...
Pasditen e sotme është shpallur fituesi i konkursit ndërko...
Posteri provokues i kandidatit Belind Këlliçi shkaktoi rea...
Ka nisur në Londër ceremonia solemne e kurorëzimit të mbre...
Kryeministri Edi Rama dhe kreu i FSHF-së, Armnand Duka kan...
Si çdo vit tashmë dhjetëra shqiptarë janë në pritje të për...
Sekretari i Përgjithshëm i Interpolit, Jurgen Stock, është...
Instituti për Bashkitë e Shqipërisë sapo ka publikuar rapo...
Barometri në Euronews Albania ka pyetur qytetarët e Tiranë...
Ndotja e ajrit në Tiranë ka qenë një shqetësim i ngritur p...
Shqiptarë kryesojnë listën e shtetasve të cilët u kthyen n...
GJKKO ka pranuar gjykimin e shkurtuar për ish-ministrin e ...
Paneli i Nominimeve të "Global Law Experts" në Londër ka p...
Këngëtarja Çiljeta Xhilaga vijon me propagandën për kr...
Në kuadër të 110-vjetorit të Gjykatës së Lartë është h...
Sipërmarrësi dhe biznesmeni, Gjergj Luca, premtoi se me da...
Dy ditët e fundit në televizionin e ortakëve të incene...
Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, kryeministri Ed...
Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, ka përcjellë nj...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...