Goditi protestuesin në Zvërnec/ Ndryshon masa e sigurisë për një nga punonjësit e sigurisë së kantierit
Gjykata e Apelit ka ndryshuar masën e sigurisë për një ng...
Gjykata e Apelit ka ndryshuar masën e sigurisë për një ng...
Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë ka drejtuar Liturgjinë Hyjnore në Katedralen “Ngjallja e Krishtit”. Fortlumturia e Tij tha se sot kujtohet një nga apostujt e Zotit, Jezu Krisht dhe një martir i madh, Shën Andrea. Kryepiskopi Joan theksoi se duke lexuar jetët e shenjtorëve, vetë ne modelohemi sipas tyre.
Më tej gjatë predikimit, Fortlumturia e Tij u shpreh se nëse një person nuk ka zemrën e pastër, nuk mund ta dallojë asnjëherë prezencën e Perëndisë dhe Zotit.
Fortlumturia e tij tha më tej se bota sot, që është në një errësirë shpirtërore ku shumë vlera janë humbur, ka nevojë për vlerat shumë të mëdha të Ungjillit dhe përhapjen e tyre.
“Sot jemi mbledhur për të kujtuar një nga apostujt e Zotit tonë, Jezu Krishtit dhe një martiri të madh, Shën Andrea. Kisha mblidhej cdo ditë për të kujtuar shenjtorët e saj. Kështu ka filluar dhe kalendari kishtar. I kujtojmë çdo vit se ata u modeluan duke pasur parasysh Krishtin dhe ne duke lexuar jetët e tyre, do modelohemi sipas tyre. Jetët e shenjtorëve nuk janë thjesht biografi por shumë më tepër dhe më e thellë. Duke lexuar jetët e shenjtorëve, mund të kemi mundësi të jemi në kontakt me dimensionet e botës tjetër. Duke i kujtuar jetët e tyre ne mund të ndjejmë fuqinë e hirit të Shpirtit të Shenjtë. Të shohësh Zotin nuk mjafton të kesh një mendje të ndritur. Nëse nuk është zemra e pastër, nuk mund të dallosh prezencën e Perëndisë.
Një besim i madh nuk mjafton vetëm të pranosh së ka një Perëndi. Duhet ta përhapim këtë lajm të Zotit. Duhet ta përhapim Ungjillin kudo. Besimi qëndron në zemër për drejtësinë, por nga goja del rrëfimi për shpëtimin. Një besim i vërtetë nuk mund të jetë dot nëse nuk ka vepra. Një besim pa vepra është një besim i vdekur. Nëse jeta dhe fjalët e tyre nuk pasqyrojnë këtë besim, atëherë ky besim është i vdekur. Prandaj apostujt e përhapën me fuqi aq të madhe Ungjillin sepse e besuan, e donin Zotin dhe u ndriçuan nga hiri i Shpirtit të Shenjtë. Edhe sot bota ka nevojë për këtë lajm. Në këtë errësirë shpirtërore, ku shumë vlera janë humbur, dashuria pothuajse ka humbur fare, miqësitë pothuajse nuk ekzistojnë, ka nevojë për këtë mesazh e këto vlera shumë të mëdha të Ungjillit që i besojnë pa u trembur nga asgjë. Nëse nuk ka paqe dhe gëzim sot është sepse shtohet e keqja. Dhe kjo mund të mundet vetëm me dritën e Ungjillit”, tha Kryepiskopi Joan. /CNA
Këngëtari Shpat Kasapi, i cili u nda nga jeta katër ditë m...
Ditën e sotme aksi rrugor Kakavijë-Janinë do të jetë i bll...
Një shpërthim me eksploziv ka tronditur një natë më parë V...
Këto ditë në Korçë u vendos busti i Zai Fundos, kundër...
Ditën e nesërme aksi rrugor Kakavijë-Janinë do të jetë i b...
Studiuesi Niko Kotherja në një dalje televizive ka fol...
Dioqeza e Sapës ka bërë publike oraret dhe datat kur do të...
Udhëheqja e Mbretërisë së Arabisë Saudite ka përcjellë uri...
Kryetarja e Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e is...
Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë ka përcjellë ngushëllimet ...
Dom Gjergj Meta ka reaguar për largimin e parakohshëm nga ...
Situata në territorin e Qarkut të Korçës është e qëndruesh...
Në Korçë në zemër të qytetit u vendos busti i intelektuali...
Korça ka nderuar një nga figurat më të rëndësishme, jo vet...
Ndahet nga jeta në moshën 52-vjeçare Ipeshkvi i Dioqezës s...
Shqipëria, sot, më 29 Nëntor, feston çlirimin nga forcat f...
Po ju njohim me titujt kryesorë të gazetave për ditën e sh...
Tre persona janë ndëshkuar me gjobë mbrëmjen e sotme në Ti...
Historiani Ferit Duka shpjegoi sot simbolikën e dy datave ...
Presidenti Bajram Begaj ka zhvilluar mbrëmjen e sotme një ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ministrja e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokal...
Mes tensioneve të përtërira, presidenti amerikan, Donald T...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...