Hetimi zbulon dështimet e Britanisë gjatë pandemisë së Covid-19/ U shpërdoruan rreth 10 miliardë paund për pajisje mbrojtëse
Një hetim për menaxhimin e pandemisë Covid-19 në Mbretërin...
Një hetim për menaxhimin e pandemisë Covid-19 në Mbretërin...

Dom Gjergj Meta ka reaguar për largimin e parakohshëm nga jeta të imzot Simon Kullit. Dom Gjergj Meta tha se humbja e tij është një lajm pikëllues.
Ai e përshkruan imzot Simonin si një njeri shumë të dashur, të qetë, të matur, të butë dhe të urtë.
NA BUZËQESH PREJ PARRIZIT, IMZOT SIMON...
Sot herët në mëngjes, Imzot Simon Kulli, Ipeshkëv i dioqezës së Sapës dhe zëvendëspresident i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, ka kaluar në amshim, krejt papritur e pa rend, në moshën 52-vjeçare, si pasojë e një ataku kardiak. Një goditje që na goditi të gjithëve sot dhe na i pikëlloi zemrat.
Të gjithë ata që kanë pasur fatin ta njihnin Imzot Simonin e mirë, e dinë sa i dashur ka qenë ai, sa i qetë, sa i matur, sa i butë, sa i urtë. Aq sa të paqtonte vetëm me praninë e tij, ashtu në heshtje, pa shumë fjalë, por me sytë që i qeshnin bashkë me buzët.
Imzot Simoni ka qenë një meshtar e mandej një ipeshkëv i gatshëm e i gjendshëm përherë, për gjithkënd dhe kishte gjithnjë dëshirën e madhe që të gjente rrugëdalje për çdo problem të mundshëm, për çka edhe mundohej e angazhohej me shpirt. Dashuria, afërsia, respekti e nderimi që kishin e kanë besimtarët e tij për të, është dëshmia më e mirë e të qenit të tij një bari i mrekullueshëm, që e njihte në thellësi grigjën e vet, atë që Zoti ia kishte besuar përkujdesit të tij dhe që Ai nuk e lëshoi asnjëherë, deri në çastet e tij të mbrame.
Çdonjëri nga ne e ka njohur dobësinë e tij për të varfrit, të sëmurët e personat me aftësi ndryshe të dioqezës së Sapës, ndaj të cilëve ishte përherë i afërt e i kujdesshëm. Shërbimi i tij me përvujtni ndaj tyre e bënte ndryshe dhe krejt të veçantë Imzot Simonin, e shquante, e diferenconte. Prandaj edhe kemi zgjedhur këtë foto shoqëruese për këto fjalë, që do të donim shumë të mos i shkruanim kurrsesi. Por na duhet ta bëjmë dhe po e ruajmë të qeshur, Imzot Simonin, të gëzuar, në qendër të asaj që e personifikonte dhe krah ipeshkvit tonë, me të cilin eci përnjimend deri në fund...
Ditën e fundit të jetës së tij, sa e trishtë që kjo ditë ishte jo më larg se dje, Imzot Simoni e ka kaluar në dioqezën tonë të Rrëshenit, pikërisht në Rrëshen, me bashkëvëllanë e tij, ipeshkvin tonë, Imzot Gjergj Metën, me meshtarë e rregulltarë të dioqezave të ndryshme të Shqipërisë, si dhe me të rinj e të reja po nga gjithë Shqipëria, ashtu i qeshur e mik i dashur midis tyre, duke u bërë njësh me ta.
Imzot Gjergjin në veçanti, por edhe ne të gjithëve, na ka prekur e shenjuar kjo rastësi e dhembshme. Dje, Imzot Simoni ka shëtitur nëpër rrugët e Rrëshenit krah për krah me Imzot Gjergjin; kanë biseduar bashkë; kanë pirë kafen; kanë bashkëkremtuar Meshën e Shenjtë në kuadër të organizimit për të cilin edhe ishin mbledhur; kanë qëndruar bashkë. Imzot Simoni ia ka dhuruar miqësisë ditën e tij të fundit, asaj më të ngushtës: me Krishtin, prej së cilës burojnë edhe të gjitha miqësitë e marrëdhëniet e tjera njerëzore.
Mendojmë se e kujtoni që Papa Françesku i ka emëruar imzot Simonin e imzot Gjergjin si ipeshkvij të dioqezave përkatëse, në të njëjtën ditë. E Imzot Simoni ia mbajti dorën ipeshkvit tonë deri në fund, duke mos u larguar prej kësaj jete pa ia lënë atij e ne, kujtimin e vet të gjallë nëpër qytet; pa na e lënë bekimin e tij, sepse megjithëmend e besojmë se ka ardhur e na ka ka bekuar.
Shprehim ngushëllimet tona të sinqerta për familjen e Imzot Simonit, për familjen e tij dioqezane të Sapës, si dhe për të gjithë ata që e kanë dashur e i ka dashur. Zoti e pranoftë në Mbretninë e Tij, Imzot Simonin, për të cilën ka punuar sipas porosive e mësimeve të Tij dhe na ndihmoftë ne të gjithëve që të gjejmë ngushëllim për humbjen e njeriut tonë të shtrenjtë!
Ju kërkojmë sa më shumë lutje për shpirtin e tij, të dashur miq./ CNA
Situata në territorin e Qarkut të Korçës është e qëndruesh...
Në Korçë në zemër të qytetit u vendos busti i intelektuali...
Korça ka nderuar një nga figurat më të rëndësishme, jo vet...
Ndahet nga jeta në moshën 52-vjeçare Ipeshkvi i Dioqezës s...
Shqipëria, sot, më 29 Nëntor, feston çlirimin nga forcat f...
Po ju njohim me titujt kryesorë të gazetave për ditën e sh...
Tre persona janë ndëshkuar me gjobë mbrëmjen e sotme në Ti...
Historiani Ferit Duka shpjegoi sot simbolikën e dy datave ...
Presidenti Bajram Begaj ka zhvilluar mbrëmjen e sotme një ...
Historiani dhe profesori i njohur, Aurel Plasari ishte sot...
Revistën e njohur spanjolle e dedikuar udhëtimeve “Confide...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në Vaqarr....
Disa biseda të publikuara këtë premte, zbardhin detaje nga...
Nipi i Isa Boletinit, Gazmend Boletini u shpreh sot lidhur...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në aksin E...
Qeveria suedeze ka njoftuar ditën e sotme se ka kryer usht...
Kryetari i Unionit të të Përndjekurve Politikë, Besim Ndre...
Drejtuesi i Departamentit të Bujqësisë në Partinë Demokrat...
Qytetarët në Kosovë po festojnë gjithashtu 28 Nëntorin, Di...
Partitë Popullore Europiane kanë uruar shqiptarët me rasti...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një hetim për menaxhimin e pandemisë Covid-19 në Mbretërin...
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ...
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka paralajmër...
Një moment i pazakontë është shënuar në bregdetin Hendaye ...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...