“Në drejtimin e duhur me kalendarin ambicioz”/ Rama: Jam optimist në mënyrën më shqiptare për mbylljen e kapitujve
Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në konferencën n...
Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në konferencën n...

Nuk janë të pakta reagimet për ndarjen nga jeta të shkrimtarit të njohur shqiptar, Ismail Kadare.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, shprehet se sot humbëm shkrimtarin më të madh të të gjitha kohërave. Sipas tij, anija e romaneve të Kadaresë do të lundrojë pafundësisht.
"Ne humbëm shkrimtarin më të madh të të gjitha kohërave, bota humbi shkrimtarin e saj më të madh të gjallë. Porsa hymë në gjysmën e dytë të vitit 2024, Kadare mbylli sytë përgjithmonë. Por sytë tanë kanë parë e do të shohin shumë më mirë për shkak të imagjinatës dhe dijes së Ismail Kadaresë. Kur ai mbyllte sytë në të gjallë të tij dhe mendohej për malet e Shqipërisë dhe greminat e historisë, teksa qëndiste mijëra faqe me shqipe të bukur si qiell, ne kolektivisht shikonim më qartë e dukeshim më mirë, mendonim më thellë e mësonim më shumë. Arti dhe kultura jonë i kanë borxh të pamatshëm oqeanit të mendjes së tij. Anija e romaneve të Kadaresë do të lundrojë pafundësisht, për aq sa bota do të ketë lexues dhe shqipja shqiptarë, shkruan Albin Kurti. Ngushëllime të gjithëve", shprehet ai.
Nuk ka munguar edhe një reagim nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila nënvizon se sot humbëm kolosin dhe dijetarin më të njohur shqiptar.
"Në historinë njerëzore, shkrimtarët shpesh i kanë dhënë kahun kombeve në çastet më të vështira të historisë, duke artikuluar idenë e lirisë. Ismail Kadare ishte gjeniu shqiptar, njeriu e shkrimtari i cili tërë jetën dhe veprën e vet ia kushtoi dashurisë ndaj tokës, gjakut e vendit të shqiptarëve, duke krijuar një trashëgimi të pakundshoqe adhurimi e lavdie ndaj vendit e kombit të vet.
Me këtë dashuri, të cilën ai e ka shprehur gjithandej veprave të tij, ai i ka paraqitur vlerat e popullit të tij nëpër botë, duke e lartuar gjithandej gjuhën, kulturën e letërsinë shqipe dhe vetë popullin shqiptar, ndërsa të drejtën e popullit shqiptar të Kosovës për të jetuar i lirë e i mosvarmë e mbrojti gjithandej botës, në qarqe intelektuale e kulturore, në ambiente politike e në letërkëmbimin e tij me personalitete të shquara botërore. Populli i Kosovës, sikur i gjithë populli shqiptar, sot është në zi. Ai humbi kolosin e dijetarin më të njohur shqiptar, humbi mbështetësin e pandalshëm të së drejtës së popullit shqiptar në Kosovë për të jetuar i lirë e i mosvarmë e promovuesin e pandalshëm të kësaj të drejte gjithandej botës. Humbi shkrimtarin e papërsëritshëm, të cilit si Presidente kisha nderin t’ia dorëzoja shtetësinë e Kosovës kohë më parë, sikurse edhe Urdhrin 'Hasan Prishtina'", shprehet ajo.
Sipas saj, Kadare kultivoi artistikisht e intelektualisht ndjenjën e lirisë, duke na bërë edhe ne, shqiptarëve të Kosovës, ta kuptonim më mirë përmasën e lirisë e ta gjakonim atë përjetësisht.
"Kapërcimi i tij në jetën e përtejme shënjon ndarjen fizike nga ne, por ai do të mbetet përjetësisht në zemrat e në shpirtrat e miliona lexuesve e adhuruesve të veprës së tij, në zemrat e shpirtin e çdo shqiptari, kombit të cilit i shërbeu deri në frymën e fundit. Lavdi veprës e jetës së kolosit Ismail Kadare", përfundoi ajo./CNA
Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet dhe ka dërg...
Akademia e Shkencave ka reaguar në lidhje me ndarjen n...
Mediat ndërkombëtare, si "The Guardian", "Le monde", "...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar në lid...
Drejtuesi i Prokurorisë se Posaçme, Altin Dumani, real...
Letërsia shqiptare, dhe jo vetëm, është në zi. Në orë...
Ndërron jetë në moshën 88-vjeçare shkrimtari i njohur ...
Pasditen e së hënës, kryeministri Edi Rama do të zhvil...
Nga sot, më 1 korrik, hyn në fuqi vendimi i qeverisë p...
Këtë të hënë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë të...
Në orët e para të së hënës janë përfshirë nga flakët 5...
Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një takim me she...
Pas publikimit të Censit të popullisë në Shqipëri ka r...
Qeveria do të falë gjobat e vendosura ndaj qytetarëve ...
Nisin për herë të parë misionin e tyre dronët "Bayrakt...
Ish-futbollisti dhe ish-trajneri i Kombëtares, Bejkush Bir...
Këtë të diel janë publikuar rezultatet e provimit të l...
Korrupsioni mbetet shqetësimi kryesor i sipërmarrjeve ...
Këtë të diel do të hapet aksi rrugor Thumanë-Kashar për të...
Ndërsa vite më parë ishte e vështirë për një femër sip...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...