Kurti: Kosova nuk kishte nevojë për këto zgjedhje, rezultati e dëshmoi qartë
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti u shpreh në ...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti u shpreh në ...

Letërsia shqiptare, dhe jo vetëm, është në zi.
Në orët e para të së hënës është shuar në banesën e tij në Tiranë korifeu i letrave shqipe, Ismail Kadare. Ai u nda nga jeta në moshën 88-vjeçare nga shkaqe natyrale, duke lënë pas një krijimtari të rrallë.
Profil i korifeut të letrave shqipe
Kadare lindi më 28 janar 1936 në Gjirokastër, ku përfundoi edhe arsimin e mesëm.
Më 1958 mbaroi degën e Gjuhës e të Letërsisë në Universitetin e Tiranës. Më pas shkoi me studime në Moskë për dy vjet në Institutin e Letërsisë Botërore "Maksim Gorki" (1958-1960). Ai fitoi njohje ndërkombëtare që kur romani i tij “Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur” u botua në vitin 1963, kur Shqipëria qeverisej nga qeveria komuniste e diktatorit Enver Hoxha.
Përpara se në Shqipëri të vendosej pluralizmi politik, pas protestave të studentëve në dhjetor 1990, Kadare udhëtoi me avion drejt Francës, ku kërkoi azil politik.
Ai jetoi në Paris, ndërsa vitet e fundit u rikthye në Tiranë. Më 17 tetor 2023, shkrimtarit të madh shqiptar iu dha titulli i Oficerit të Lartë të Legjionit të Nderit, nga Presidenti francez, Emmanuel Macron.
Ai ka qenë akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popullor dhe një ndër shkrimtarët më të mëdhenj bashkëkohorë.
Si shkrimtar është shquar kryesisht për prozë, por kontributi i tij shtrihet edhe në dramaturgji, poezi dhe përkthime. Nisi të shkruajë kur ishte ende i ri, fillimisht poezi, me të cilat u bë i njohur, e më pas edhe prozë, duke u bërë prozatori kryesor shqiptar.
Përgjatë viteve '50 dhe në fillimet e viteve '60 u njoh për poezi dhe prozë. Në atë periudhë pjesa më e madhe e shkrimtarëve i përkisnin brezit të dalë nga lufta. Kadare, që i përkiste brezit të ri, mbrojti letërsinë e re dhe çuditërisht Enver Hoxha këtu mori anën e të rinjve.
Vitet '70 dhe suksesi ndërkombëtar
Në fillim të vitit 1970 shtëpia botuese franceze "Albin Michel" botoi në frëngjisht romanin "Gjenerali i ushtrisë së vdekur". Ai pati jehonë të jashtëzakonshme në Francë dhe brenda tri vjetësh u përkthye në gati 20 gjuhë. Më tej iu rikthye prapë temave historike. Shkroi e botoi romanet "Kështjella" (1970) dhe "Kronikë në gur" (1971), të cilat u botuan në Francë njëra pas tjetrës. Gjatë këtyre viteve drejtonte po ashtu revistën e vetme në gjuhë të huaj të Lidhjes së Shkrimtarëve, "Les Lettres albanaises". Pas suksesit në Francë, e caktuan deputet, dhe pas dy vitesh u anëtarësua në Partinë e Punës të Shqipërisë.
Sipas disa studiuesve të veprës së tij, Kadare u përpoq të shkruajë letërsi normale në një vend jonormal.
Duke u njohur për këtë shmangie nga realizmi socialist veprat e tij u përkthyen dhe u pritën mirë nga kritikët dhe lexuesit anembanë botës. Ai krijoi një vepër me karakter universal, por që rrënjët i ka thellë në tokën shqiptare.
Kadare konsiderohet nga disa si një nga shkrimtarët dhe akademikët më të shquar evropianë të shekullit XX, si dhe një zë universal kundër totalitarizmit.
Prozën e tij e karakterizojnë përgjithësimet e gjera historiko-filozofike, subjekti i ngjeshur dhe mendimi i thellë i shprehur shpesh me anë të parabolës, mbi bazën e asociacionit apo të analogjive historike.
Çmimet dhe medaljet:
-Medalja e Artë e Lidhjes së Prizrenit, Kosovë;
-Prix mondial Cino Del Duca, Francë, 1992;
-Çmimi "Bokaçio" Itali, 1997;[133]
-Herder Prize, Gjermani, 1998;[134][135]
-Ovid Prize, Rumani, 2003;
-Çmimi Man Booker International, Britani, 2005;
-Princi i Asturias për Letërsinë, Spanjë, 2009;
-Çmimi "Lerici Pea", Itali, 2010;
-Çmimi Jeruzalem, Izrael, 2015;[136]
-Commandeur de la Légion d’Honneur (C. LH), Francë, 2016;
-Çmimi "Letërsia shqipe", Kosovë, 2017;
-Çmimi "Nonino", Itali, 2018; [35]
-Çmimi i karrierës akademike, nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2018;[137]
-Çmimi Park Kyong-ni, Korea e Jugut, 2019;
-Neustadt International Prize, SHBA, 2020;
-Prozart, Maqedoni e Veriut, 2020.
Ndërron jetë në moshën 88-vjeçare shkrimtari i njohur ...
Pasditen e së hënës, kryeministri Edi Rama do të zhvil...
Nga sot, më 1 korrik, hyn në fuqi vendimi i qeverisë p...
Këtë të hënë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë të...
Në orët e para të së hënës janë përfshirë nga flakët 5...
Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një takim me she...
Pas publikimit të Censit të popullisë në Shqipëri ka r...
Qeveria do të falë gjobat e vendosura ndaj qytetarëve ...
Nisin për herë të parë misionin e tyre dronët "Bayrakt...
Ish-futbollisti dhe ish-trajneri i Kombëtares, Bejkush Bir...
Këtë të diel janë publikuar rezultatet e provimit të l...
Korrupsioni mbetet shqetësimi kryesor i sipërmarrjeve ...
Këtë të diel do të hapet aksi rrugor Thumanë-Kashar për të...
Ndërsa vite më parë ishte e vështirë për një femër sip...
Një ditë pas publikimit të të dhënave të Censit 2023, ...
Gënjeshtrat e kryebashkiakut Erion Veliaj i kanë këmbë...
Kreu i PD-së, Sali Berisha ka sjellur sërish në vëmend...
Zëdhënësja për Anti-Korrupsionin në Partinë Demokratik...
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka folur për s...
Partia e Lirisë ka bërë me dije se ka një kallëzim në SPAK...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti u shpreh në ...
Qytetarët e Bashkimit Evropian po mbështesin gjithnjë e më...
Gjermania po planifikon të anulojë ndërtimin e gjashtë fre...
Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un ka deklaruar se for...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...