Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Zëdhënësja për Anti-Korrupsionin në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli ka denoncuar se “korrupsioni transnacional donte të asgjësonte PD-në dhe mënjanimin e Sali Berishës”.
Në denoncimin e saj, Vangjeli ju referua fillimisht 2 VKM-ve të nënshkruara nga Edi Rama në 2018 me kompaninë “ERNST & YOUNG” me përfaqësuesin e kompanisë Louis Bladel, ish-kreu i Shërbimit Kundër Spiunazhit në FBI.
Vangjeli thotë se Bladel ka mbajtur të njëjtin post si Chales McGonigal, por me dënimin e këtij të fundit, Rama vijoi bashkëpunimin me Bladel.
Sipas demokrates këto janë fakte të reja që dëshmojnë se Rama ka vijuar planin me McGonigal, Agron Nezën dhe Louis Bladel për të asgjësuar PD-në dhe kreun e saj Sali Berisha.
Po sipas saj, fakti që Berisha ndodhet në arrest shtëpie është dëshmi se arrestimi i tij është politik dhe vjen si pasojë, siç thotë Vangjeli, e “korrupsionit transnacional.
"Në vitin 2018 Edi Rama ka përdorur 2 VKM të sigluara “Sekret”, njëra prej të cilave me nr.308, e datës 23 maj, “Për autorizimin e Ministrisë së Brendshme dhe MFE për lidhjen e kontratës me kompaninë “ERNST & YOUNG” për të ofruar konsulencë në zbatim të planit të veprimit “Për luftën kundër krimit ekonomiko-financiar dhe korrupsionit “në gjurmët e parasë” në vlerën 375 mijë euro.
Megjithëse KLSh në raportin auditues të vitit 2018 lidhur me zbatimin e buxhetit të shtetit ka gjetur shkelje për përdorimin e fondeve rezervë, mangësi në dokumentacion, mungesë relacionesh shpjeguese, dhe preventiva të shërbimeve në kundërshtim me ligjin organik të buxhetit dhe udhëzimit standard të zbatimit të tij, “ERNST & YOUNG” në 07 maj 2019 përfiton pagesën prej 375 mijë euro nga MF për shërbimin e konsulencës.
Gjatë ceremonisë të mbajtur në KM në Maj 2018 për nënshkrimin e kësaj kontrate, përfaqësuesi i Ernst & Young z. Louis Bladel tha:
“Unë jam Louis Bladel dhe jam përfaqësues i Ernst & Young në SHBA. Përpara se të isha këtu, kam patur pozicione drejtuese në FBI. U bashkova me Ernst & Young me dëshirën time për t’u marrë me vendet dhe korporatat në luftën kundër korrupsionit si një çështje mjaft e ndjeshme. Në Ernst & Young unë punoj në shërbimet kundër mashtrimit. Kur u kontaktuam nga z Rama sollëm një ekip të përbashkët nga Gjermania për të punuar me shqiptarët në këtë Task-Forcë në luftën kundër korrupsionit”…
Sjellim në vëmendjen tuaj se emri i Z. Louis Bladel doli në akt-akuzën amerikane ndaj ish-shefit të zbulimit të FBI-së në New Yourk, Charles McGonigal i cili pranoi fajësinë se hetoi në kundërshtim me ligjin “një parti shqiptare që nuk ishte e kryeministrit Rama”.
Bladel kishte mbajtur të njëjtin post në FBI si McGonigal dhe pas largimit nga detyra e lartë shtetërore u emërua Drejtues Ekzekutiv “Ernst & Young Global Limited”.
Në dokumentin e Jurisë së Gjykatës së New Yorkut, të Shtatorit 2022, në pikën d, kërkohej nga Prokuroria amerikane “që të marrë informacion për z.Louis Bladel dhe “Ernst & Young Global Limited”.
Pas dënimit të McGonigal, Edi Rama u ndje edhe më i motivuar për të vijuar bashkëpunimin me miqtë e ish shefit të zbulimit.
Kështu, në Shkurt 2024, Ergys Verdho asokohe administrator i KESH, njofton shpalljen fitues të Ernst & Young Albania shpk për shërbimin e këshillimit financiar për financimin e projektit ndërtimi i HEC Skavica, fondi 450 000 euro, kohëzgjatja 6 muaj.
Ernst & Young Albania shpk me origjinë të kapitalit 99% kompaninë qipriote Ernst & Young Southeast Europe Public Limited dhe 1% kompaninë serbe Ernst & Young Beograd.
Por, kjo kompani është pjesë e rrjetit global të Ernst & Young Global Limited, kompania kontraktore e konsulencës sipas VKM nr.308, datë 23 maj 2018.
Edi Rama nuk ka harruar planin e punës së diskutuar në darkën sekrete me Charles McGonigal, Agron Nezën dhe Louis Bladel në Uashington DC më 4 Mars (konfirmuar nga eksperti kanadez Stephen Mclntyre).
Vetëm pak javë më vonë, Bladel erdhi në Shqipëri për të nënshkruar kontratën e bashkëpunimit me qeverinë shqiptare.
Këto janë prova të reja për marifete të vjetra, dhe dëshmojnë se si korrupsioni transnacional ka patur si qëllim asgjësimin e Partisë Demokratike dhe mënjanimin me çdo kusht të liderit historik të saj, Prof. Dr. Sali Berisha.
Fakti se kryetari i PD është në arrest politik pa asnjë provë dhe fakt prej 180 ditësh është shembull ekselent i kësaj", tha Vangjeli per mediat./ CNA
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka folur për s...
Partia e Lirisë ka bërë me dije se ka një kallëzim në SPAK...
Deputetja e PD-së, Ina Zhupa në një deklaratë për medi...
Mjeku Edmond Gashi përmes një postimi të gjatë në rrje...
Këtë të shtunë po ju njohim me disa prej titujve kryes...
Aty ku ka ofertë të kufizuar dhe kërkesë të lartë, teo...
Në podcastin “Flasim” të kryeministrit Edi Rama, mëngj...
Deputeti Tomor Alizoti ka deklauar se situata politike...
INSTAT ka publikuar ditën e sotme të dhënat e Censit t...
Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka zvilluar një viz...
Argita Malltezi ka kundërshtuar idenë e Gazment Bardhi...
Prokuroria e Vlorës ka transferuar në SPAK një dosje p...
Gazetarja Klodiana Lala në emisionin e saj “Në Shënjes...
Themeluesi i lëvizjes, “Shqipëria Bëhet” Adriatik Lapa...
Në Shqipëri, popullsia e vendit në vitin 2023 rezulton...
Kreu i PD-së, Sali Berisha ka reaguar pas publikimit t...
Rektorja e zgjedhur e Universitetit Ismail Qemali në Vlorë...
Organizata OMONIA në Himarë ka sulmuar Vangjel Tavon, ...
CNA ka krijuar një sondazh ky pyet qytetarët se kush m...
Inspektori i Lartë i Drejtësisë Artur Metani ishte i f...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...