Kallëzohet në SPAK Edi Rama
Grupi Parlamentar i PD-së kallëzon në SPAK Edi Ramën për v...
Grupi Parlamentar i PD-së kallëzon në SPAK Edi Ramën për v...

Deputetja e PD-së, Ina Zhupa në një deklaratë për mediat ka denoncuar se Butrinti është futur në listën e pasurive të Trashëgimisë Kulturore Botërore në rrezik.
Zhupa ka deklaruar se qeveria nuk i zbaton rekomandimet e UNESCO-s . Në vend që të reflektojnë, dhe të zbatojnë kërkesat e qarta dhe të detajuara të UNESCO-s, Zhupa shprehet se qeveria do t’i anashkalojë me metoda që të kujtojnë revolucionet kulturore apo tribunalet popullore të periudhës komuniste, ku pas faktit të kryer do bëjnë dëgjesa për Qëndren e Vizitorëve, ku i pari dhe i vetmi që duhet pyetur është pikërisht UNESCO.
Deputetja tha se rruga e vetme që duhet të ndjekë qeveria është të heqë dorë nga modelet koncesionare dhe të zbatojë rekomandimet e UNESCO-s.
"Nuk mbulohet dielli me shosh’, nuk mund të fshihet një e vërtetë që duket sheshit. E si mund të ketë ‘sintoni të plotë me UNESCO-n’ kur shpërfillen në mënyrë flagrante rekomandimet e saj?
Në Riad, Komiteti i Trashëgimisë Botërore shprehu ‘shqetësimin e vet më të thellë’ për Parkun Ujor Drilon-Tushemisht dhe kërkoi madje edhe ndalimin e punimeve atje. Mirëpo qeveria dhe AADF i shpërfillin rekomandimet e UNESCO-s, duke cenuar në mënyrë të pakthyeshme Vlerat e Jashtëzakonshme Universale të pjesës shqiptare të Liqenit të Ohrit, të mbrojtur nga UNESCO. Si rezultat i këtyre veprimeve të papërgjegjshme, ishte vetë Komiteti i Trashëgimisë Botërore që u shpreh se Liqeni i Ohrit madje ‘mund të inskriptohej në Listën e pasurive të Trashëgimisë Botërore në Rrezik’.
Fatkeqësisht e njëjta situatë mund të përsëritet edhe në Butrint.
Fakti që Butrinti rrezikon të përfshihet në Listën e Pasurive të Trashëgmisë Botërore nuk është as sajim, dhe as ‘shpresë’ e ndokujt, sikurse aludoi ministri Gonxhja. Ndërsa ne kemi bërë dhe bëjmë gjithcka që ju të zbatoni Konventën e Parisit.
Përkundrazi ‘kthimin e Butrintit në të kaluarën e vet të errët të Listës së Pasurive Botërore në rrezik’, për të cituar vetë z. Gonxhja, e kanë parashikuar ata arkitektët e modelit të pashembullt hibrid që po u imponohet shqiptarëve në Butrint.
Kjo gjë del mëse qartë në vetë Planin e Biznesit, pjesë integrale e Planit të Menaxhimit të Integruar, të koncensionit, ligji 50/2022.
Konkretisht në paragrafin 3.5 të tij (f. 117), pranohet shprehimisht se ‘thelbi’ i qasjes në Butrint ‘duhet të qëndrojë tek fitimi ekonomik’. Pra, pranohet ajo që PD-ja e ka thënë e stërthënë: kthimi i Butrintit në mall tregtar, dhe kalimi në plan të dytë i kërkesave dhe rekomandimeve të UNESCO-s për mbrojtjen, ruajtjen dhe konservimin e tij.
Së dyti, Plani i Biznesit referon ‘punime të tjera’ në Butrint – ku citoj shprehimisht – ‘në rast se Zona A3 do të mbajë Statusin e Jashtëzakonshëm Universal të UNESCO-s gjatë periudhës tranzitore dhe pas tij…’. [f. 119].
Pra, ata që pranojnë me gojën e tyre cenimin e mundshëm të Vlerave të Jashtëzakonshme Universale të Butrintit janë vetë arkitektët e tjetërsimit të Butrintit, autorët dhe sponsorët e Planit të Menaxhimit të Integruar.
Z. Gonxhja duhet ta ketë parë vetë Projekt Vendimin për Butrintin, që pritet të miratohet në korrik në New Dehli.
Në pikën 8 Projekt Vendimi godet në thelb modelin hibrid të menaxhimit indirekt të AADF-së, të cilin 5 gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese nuk patën guximin profesional ta deklaronin antikushtetues. Pika 8 ‘thekson se me qëllim që të arrihet menaxhim efektiv dhe llogaridhënie’ Butrinti ‘dhe zona buferike duhet të menaxhohen në mënyrë të koordinuar dhe si një e tërë (as a Ëhole)’. Pra jo në mënyrë të fragmentarizuar dhe si ‘shtet brenda shtetit’, siç parashikon modeli i tanishëm.
Kurse në pikën 10 të projekt Vendimit – ku flitet për Qendrën e Vizitorëve – UNESCO-ja i kërkon qeverisë shqiptare ‘të zbatojë tërësisht’ rekomandimet e ICOMOS-it, përfshirë kryerjen e një Vlerësimi të Impaktit në Trashëgimi të plotë, që duhet të vlerësojë impaktin e Qendrës së Vizitorëve ndaj Vlerave të Jashtëzakonshme Universale të Butrintit, bazuar në hulumtime arkeologjike të larmishme dhe të thelluara, përfshirë dimensonin peizazhistik, si dhe të lejojë më shumë kohë për përfundimin e vlerësimit.
Por ku qenka kjo ‘sintonia e plotë’ e qeverisë me këto kërkesa konkrete, që në fakt përbëjnë kritikë të rreptë edhe ndaj AADF-së?
Duke i injoruar ato- je në sintoni me UNESCO sipas ministrit.Në vend që të reflektojnë, dhe të zbatojnë kërkesat e qarta dhe të detajuara të UNESCO-s, këta duan t’i anashkalojnë ato me metoda që të kujtojnë revolucionet kulturore apo tribunalet popullore të periudhës komuniste, ku pas faktit të kryer do bëjnë medemek dëgjesa për Qëndren e Vizitorëve, ku i pari dhe i vetmi që duhet pyetur është pikërisht UNESCO.
Prandaj rruga e vetme para qeverisë për Butrintin do të ishte heqja dorë menjëherë dhe pa asnjë ekuivok nga qasja fragmentarizuese dhe tjetërsuese e ideuar nga Riçard Hoxhesi dhe mbështur qorrazi nga AADF-ja; heqja dorë nga modelet koncesionare ‘jap gishtin të të rrëmbej dorën’.
Tërheqja e qeverisë sa më parë nga koncesioni i Butrintit kaluar me Ligjin 50/2022, risjellja e ligjit në Komisonin përgjegjës, si dhe në seancë plenare në Kuvend, ku t’i nënshtrohet një shqyrtimi përmes një debati gjithëpërfshirës dhe konsensual, për ta sjellë Butrintin në pajtueshmëri të plotë me Konventat e UNESCO-s dhe të Ramsarit.
Kjo është e vetmja rrugë që duhet të ndjekë z. Gonxhja nëse vërtet synon të jetë në sintoni të plotë me UNESCO-n dhe në pajtueshmërinë me rekomandimet e saj. Rrugë të mesme s’ka”, tha Zhupa./ CNA
Mjeku Edmond Gashi përmes një postimi të gjatë në rrje...
Këtë të shtunë po ju njohim me disa prej titujve kryes...
Aty ku ka ofertë të kufizuar dhe kërkesë të lartë, teo...
Në podcastin “Flasim” të kryeministrit Edi Rama, mëngj...
Deputeti Tomor Alizoti ka deklauar se situata politike...
INSTAT ka publikuar ditën e sotme të dhënat e Censit t...
Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka zvilluar një viz...
Argita Malltezi ka kundërshtuar idenë e Gazment Bardhi...
Prokuroria e Vlorës ka transferuar në SPAK një dosje p...
Gazetarja Klodiana Lala në emisionin e saj “Në Shënjes...
Themeluesi i lëvizjes, “Shqipëria Bëhet” Adriatik Lapa...
Në Shqipëri, popullsia e vendit në vitin 2023 rezulton...
Kreu i PD-së, Sali Berisha ka reaguar pas publikimit t...
Rektorja e zgjedhur e Universitetit Ismail Qemali në Vlorë...
Organizata OMONIA në Himarë ka sulmuar Vangjel Tavon, ...
CNA ka krijuar një sondazh ky pyet qytetarët se kush m...
Inspektori i Lartë i Drejtësisë Artur Metani ishte i f...
Kreu i PD-së Sali Berisha ka deklaruar në mbledhjen e ...
Kreu i PD-së, Sali Berisha po mban fjalën e tij në mbl...
Dje, Gjykata e Apelit njoftoi shtyrjen e seancës së pa...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...