Shqipëria avancon në negociatat me BE-në, sot hap i ri drejt integrimit europian
Shqipëria shënon një tjetër moment të rëndësishëm në rrugë...
Shqipëria shënon një tjetër moment të rëndësishëm në rrugë...

Prokuroria e Vlorës ka transferuar në SPAK një dosje për përfitime abuzive të sipërfaqeve tokë-bujqësore në Himarë nga familje të ndryshme, ku mes përfituesve rezulton edhe kryetari aktual i komanduar i kësaj bashkie, Arqile Bollano.
Përfitimi i rreth 14 mijë m2 tokë në Himarë në vitin 2015 nga familja e kryetarit aktual të Bashkisë së Himarës, Arqile Bollano, të komanduar në këtë pozicion tre javë më parë, është duke u hetuar nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK. Dosja është trasnferuar për kompetencë në SPAK nga Prokuroria e Vlorës rreth një muaj e gjysmë më parë, pas hetimit të një sërë procedurash për dhënien e tokës familjeve bujqësore nga Bashkia Himarë, që dyshohet se janë abuzive.
BIRN mësoi se, gjatë procedurave të ndërmarra në vitin 2015 nga Bashkia e Himarës, për plotësimin me tokë bujqësore të familjeve që kishin marrë sipërfaqe të mangëta gjatë ndarjes së tokës në vitin 1992 sipas ligjit 7501, ka pasur përfitime të pamerituara nga disa familje, mes tyre dhe ajo e kryebashkiakut aktual, Arqile Bollano.
Me vendim të këshillit bashkiak, pasi shqyrtoheshin kërkesat e familjeve që pretendonin se u ishte ndarë më pak tokë nga sa u takonte, merrej vendim për plotësimin e deficiteve. Mes përfituesve ka qenë dhe familja e Arqile Bollanos, që mësohet të ketë përfituar 14 mijë m2 tokë që, sipas përllogaritjeve, nuk i takonte.
Në vitin 2015, Bashkia e Himarës drejtohej nga socialisti Jorgo Goro, i cili u ndalua në mars të këtij viti me urdhër të SPAK, pasi dyshohet se në bashkëpunim me vartës dhe zyrtarë të Kadastrës, nëpërmjet dokumenteve të falsifikuara, kanë mundësuar kalimin e sipërfaqeve të konsiderueshme tokë shtet në Himarë, në favor të privatëve, pasuri që u morën nga një shoqëri e zotëruar nga Artan Gaçi, bashkëshorti i deputetes socialiste Olta Xhaçka, i cili ka fituar statusin e investitorit strategjik.
Goro i cili garoi për një mandat të katërt nën siglën e Partisë Socialiste për Bashkinë e Himarës në maj të vitit të kaluar, vijoi ta ushtronte detyrën megjithëse fitues u shpall rivali i tij, Alfred Beleri. Ky i fundit nuk arriti të kryente betimin pasi u arrestua dy ditë para zgjedhjeve për “Korrupsion aktiv në zgjedhje”, vepër penale për të cilën u deklarua fajtor dhe u dënua me 2 vjet, masë që mori formë të prerë në Apel më datë 25 qershor.
Pas ndalimit të Goros, Këshilli i Bashkisë Himarë komandoi në detyrën e kryetares Blerina Balën, e cila u dorëhoq në fillim të qershorit. Më 7 qershor ajo u zëvendësua nga Arqile Bollano, edhe ky si i komanduar./ Reporter.al
Gazetarja Klodiana Lala në emisionin e saj “Në Shënjes...
Themeluesi i lëvizjes, “Shqipëria Bëhet” Adriatik Lapa...
Në Shqipëri, popullsia e vendit në vitin 2023 rezulton...
Kreu i PD-së, Sali Berisha ka reaguar pas publikimit t...
Rektorja e zgjedhur e Universitetit Ismail Qemali në Vlorë...
Organizata OMONIA në Himarë ka sulmuar Vangjel Tavon, ...
CNA ka krijuar një sondazh ky pyet qytetarët se kush m...
Inspektori i Lartë i Drejtësisë Artur Metani ishte i f...
Kreu i PD-së Sali Berisha ka deklaruar në mbledhjen e ...
Kreu i PD-së, Sali Berisha po mban fjalën e tij në mbl...
Dje, Gjykata e Apelit njoftoi shtyrjen e seancës së pa...
Një javë më parë, CNA tregoi se si në lokale të ndrysh...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi ka d...
Kreu i PL-së, Ilir Meta gjatë një interviste ka folur ...
Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku ka reaguar pas vendim...
Aktivistët e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit pas përfundi...
Ditën e sotme, CNA raportoi se kryebashkiaku Eri...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas shkuarjes në SPAK...
INSTAT ka publikuar sot të dhënat e Censit të popullsi...
Të dhënat e INSTAT-it për Censin e popullsisë kanë zbu...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Evropë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Nëndetësja bërthamore sovjetike Komsomolets, e cila u fund...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...