Edhe një tjetër “pikëz e voçkël” mbushet me shtëpi
Analisti dhe gazetari Mentor Kikia ka reaguar pas zjarrit ...
Analisti dhe gazetari Mentor Kikia ka reaguar pas zjarrit ...

Ndërsa vite më parë ishte e vështirë për një femër sipërmarrëse të niste një biznes që gjeneron miliona të ardhura, tashmë është thjesht e pamundur.
40% e kompanive në listën e sipërmarrëseve më të mëdha femra, që kanë të paktën një aksionere femër, janë krijuar para dy dekadash ose më shumë.
Mosha mesatare e 76 femrave që rezultojnë në pronësi të plotë ose të pjesshme në listën e 500 sipërmarrjeve private më të mëdha në vend sipas xhiros vjetore të vitit 2022 është 49 vjeç, sipas të dhënave të përpunuara nga “Monitor”.
75% e aksionereve në listë janë të moshës mbi 40 vjeç. Grupmosha që dominon është 50-59 vjeç, që zë 30% të totalit të aksionereve femra.
Vetëm 9% janë më pak sesa 30 vjeç. Të gjitha sipërmarrëset nën 30 vjeç i kanë aksionet e trashëguara nga familja.
Pse është kaq e vështirë për një femër të administrojë një biznes të madh në Shqipëri?
“Gratë në karrierë dhe biznes përballen me sfida të mëdha në nivel lokal dhe global: studime të shumta flasin për aksesin e ulët të gruas në financa krahasuar me meshkujt, mungesën e përkrahjes institucionale, diskriminimin gjinor, ndërsa në rrethe, sfidat e gruas janë edhe më komplekse”, thotë Antonela Hako”, – presidente e Dhoma Ekonomike e Gruas.
“Sfidat nuk janë armiku juaj – armiku juaj është dështimi për të marrë në kontroll mendësitë për adresimin e sfidave apo të mësuarin prej tyre.
Çdo sfidë mban farën e arritjes së radhës; çdo kufizim është një ftesë ose një hapje për të menduar në mënyrë krijuese për një zgjidhje të re dhe për të forcuar vullnetin tuaj për ta realizuar atë”, këshillon Albana Vrioni, drejtuese e “Woman on Board”.
Zonja Hako nga Dhoma Ekonomike e gruas sugjeron krijimin e politikave të veçanta për të mbështetur të rinjtë, duke përdorur skema për nxitjen e startup-eve, apo duke i subvencionuar ose duke përjashtuar nga taksat me qëllim kontributin e tyre në vend, shmangien e emigrimit dhe shtimin e vendeve të reja të punës për të rinjtë.

Në veçanti ajo propozon krijimin e fondeve stimuluese për gratë fillestare në biznes, si dhe të ndahet buxhet nga kategoria e subvencioneve për stimulimin e grave sipërmarrëse.
“Shteti në bashkëpunim me donatorë dhe shoqata të huaja e vendase duhet të organizojë fushata për promovimin e grave sipërmarrëse”.
“Kur një grua arrin sukses si sipërmarrëse, ajo zhvillon familjen dhe komunitetin e saj, ndërkohë që ndihmon në diversifikimin e ekonomisë dhe krijimin e vendeve të punës.
Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme të mbështeten gratë në biznes, të promovohet barazia në vendin e punës dhe të sfidohen stereotipat gjinorë”, pohon Fiona McCluney, Koordinatore e Përhershme e OKB-së në Shqipëri.
“Mjedisi për të bërë biznes dhe për të qenë një sipërmarrëse e suksesshme ka ndryshuar 360 gradë. Edhe kushtet për të nisur një aktivitet janë bërë më të thjeshta.
Shoqëria ka përparuar dhe nuk ka ndasi mes grave dhe burrave”, thekson Kristina Papa, CEO e “Intercom”, distributori kryesor i kompanisë së telefonisë celulare ONE, që e ka nisur aktivitetin në vitin 2001 dhe është aksionere e vetme.
Por, ajo shton se edhe pse mjedisi i të bërit biznes është përmirësuar ndjeshëm dhe një grua e ka më të lehtë të jetë sipërmarrëse e suksesshme, sot nuk ofrohen shumë stereotipa për fuqizimin e saj.
“Me pasion, punë, disiplinë dhe me sakrificë gjithçka është e mundur. Nuk ka ashensor që të çon drejt suksesit, përveç shkallëve që në fakt janë të lodhshme, por të pashmangshme”, thotë Vojsava Bardhi, bashkëthemeluese e agjencisë “Sava Tours” .
“Rajoni ynë ka një brez të shkëlqyer të vajzave të reja, niveli i arsimimit të të cilave është dukshëm më i lartë se në gjeneratat e mëparshme.
Njohja e potencialit të tyre dhe dhënia e mundësive financiare për të mbështetur punësimin apo nismat e tyre në sipërmarrje, mund të jetë, e them pa drojë, çelësi për të transformuar rajonin tonë”, thotë Majlinda Bregu nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal, me seli në Sarajevë./ Monitor.al
Një ditë pas publikimit të të dhënave të Censit 2023, ...
Gënjeshtrat e kryebashkiakut Erion Veliaj i kanë këmbë...
Kreu i PD-së, Sali Berisha ka sjellur sërish në vëmend...
Zëdhënësja për Anti-Korrupsionin në Partinë Demokratik...
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka folur për s...
Partia e Lirisë ka bërë me dije se ka një kallëzim në SPAK...
Deputetja e PD-së, Ina Zhupa në një deklaratë për medi...
Mjeku Edmond Gashi përmes një postimi të gjatë në rrje...
Këtë të shtunë po ju njohim me disa prej titujve kryes...
Aty ku ka ofertë të kufizuar dhe kërkesë të lartë, teo...
Në podcastin “Flasim” të kryeministrit Edi Rama, mëngj...
Deputeti Tomor Alizoti ka deklauar se situata politike...
INSTAT ka publikuar ditën e sotme të dhënat e Censit t...
Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka zvilluar një viz...
Argita Malltezi ka kundërshtuar idenë e Gazment Bardhi...
Prokuroria e Vlorës ka transferuar në SPAK një dosje p...
Gazetarja Klodiana Lala në emisionin e saj “Në Shënjes...
Themeluesi i lëvizjes, “Shqipëria Bëhet” Adriatik Lapa...
Në Shqipëri, popullsia e vendit në vitin 2023 rezulton...
Kreu i PD-së, Sali Berisha ka reaguar pas publikimit t...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...