SPAK merr të pandehur ish-kryebashkiakun socialist
SPAK ka marrë të pandehur ish-kryebashkiakun socialist të ...
SPAK ka marrë të pandehur ish-kryebashkiakun socialist të ...

Drejtuesi i Prokurorisë se Posaçme, Altin Dumani, realizoi një vizitë zyrtare treditore në Britaninë e Madhe, ku pati takime shumë të frytshme me Stuart Skeates, Drejtor i Përgjithshëm i Operacioneve Strategjike në Ministrinë e Brendshme (Home Office), Greame Biggar, Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare kundër Krimit (NCA), zyrtarë të lartë të Prokurorisë së Kurorës Mbretërore, përfaqësues të Këshillit të Lartë të Drejtuesve të Policisë Britanike, si dhe zyrtarë të lartë të Policisë së Shtetit (Metropolitan Police), dhe forcës policore të qytetit të Londrës (City of London Police).
Gjatë këtyre takimeve u diskutua mbi forcimin e bashkëpunimit në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, shkëmbimin e të dhënave, organizimin e skuadrave të përbashkëta hetimore, hetimin financiar dhe forcimin e kapaciteteve analitike të SPAK-ut. Palët ranë dakord për të intensifikuar bashkëpunimin e tyre në shkëmbimin e të dhënave në kohë reale dhe organizimin e operacioneve të përbashkëta me qëllim goditjen e krimit të organizuar ndërkombëtar.
Drejtuesi i Prokurorisë se Posaçme vlerësoi maksimalisht rëndësinë e këtyre takimeve të cilat do të ndihmojnë në rritjen e efektivitetit të veprimtarisë së SPAK-ut dhe do të përmirësojnë aftësitë hetimore dhe analitike të kësaj strukture. Dumani u shpreh se “bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtarë është një element kyç në strategjinë e SPAK-ut për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar në Shqipëri dhe rajon”.
Zyrtarët e lartë britanikë vlerësuan me nota mjaft pozitive veprimtarinë e deritashme të SPAK-ut dhe theksuan gatishmërinë e tyre për të mbështetur këtë institucion në përmbushjen e misionit të tij ligjor në luftën kundër korrupsionit të zyrtarëve të lartë dhe krimit të organizuar.
Dumani u ftua gjithashtu edhe nga Instituti Mbretëror për Studime të Mbrojtjes dhe Sigurisë (RUSI) në një tryezë të përbashkët të organizuar në bashkëpunim me Andi Hoxhaj OBE, profesor në Kolegjin Universitar të Londrës (UCL). Dumani bëri një prezantim të aktivitetit të SPAK-ut në prani të përfaqësuesve të Ministrisë së Jashtme (Foreign, Commonwealth & Development Office), agjencive ligjzbatuese britanike, Shoqërisë Civile dhe botës akademike me pjesëmarrës nga disa prej universiteteve më të njohura britanike.
Prezantimi u fokusua në punën dhe vështirësitë e SPAK-ut dhe rëndësinë e bashkëpunimit me Britaninë e Madhe në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Zhilla, Këshilltari Ligjor pranë kabinetit të Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme, prezantoi disa nga sfidat që lidhen me hetimin e grupeve kriminale shqiptare dhe rëndësinë e një qasjeje të përbashkët në hetimin e krimit të organizuar shqiptar, i cili tashmë ka shtrirë aktivitetin e tij kriminal dhe bashkëpunimin në tregjet kryesore kriminale në botë.
Kjo vizitë shënon një hap të rëndësishëm në përforcimin e lidhjeve mes Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe, në fushën e sigurisë dhe zbatimit të ligjit. Arritjet kryesore të kësaj vizite përfshijnë forcimin e lidhjeve dhe një strategji më konkrete në fushën e bashkëpunimit midis palëve të cilat do të përmirësojnë ndjeshëm efektivitetin e hetimeve dhe luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Gjithashtu, vizita kontribuoi në rritjen e ndërgjegjësimit tek institucione të ndryshme britanike rreth rolit dhe rëndësisë së luftës së SPAK-ut kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, duke përfshirë këtu jo vetëm agjencitë ligjzbatuese, por edhe përfaqësues të Shoqërisë Civile dhe botës akademike./CNA
Letërsia shqiptare, dhe jo vetëm, është në zi. Në orë...
Ndërron jetë në moshën 88-vjeçare shkrimtari i njohur ...
Pasditen e së hënës, kryeministri Edi Rama do të zhvil...
Nga sot, më 1 korrik, hyn në fuqi vendimi i qeverisë p...
Këtë të hënë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë të...
Në orët e para të së hënës janë përfshirë nga flakët 5...
Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një takim me she...
Pas publikimit të Censit të popullisë në Shqipëri ka r...
Qeveria do të falë gjobat e vendosura ndaj qytetarëve ...
Nisin për herë të parë misionin e tyre dronët "Bayrakt...
Ish-futbollisti dhe ish-trajneri i Kombëtares, Bejkush Bir...
Këtë të diel janë publikuar rezultatet e provimit të l...
Korrupsioni mbetet shqetësimi kryesor i sipërmarrjeve ...
Këtë të diel do të hapet aksi rrugor Thumanë-Kashar për të...
Ndërsa vite më parë ishte e vështirë për një femër sip...
Një ditë pas publikimit të të dhënave të Censit 2023, ...
Gënjeshtrat e kryebashkiakut Erion Veliaj i kanë këmbë...
Kreu i PD-së, Sali Berisha ka sjellur sërish në vëmend...
Zëdhënësja për Anti-Korrupsionin në Partinë Demokratik...
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka folur për s...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...