VIDEO-Vrasja në Maliq, Lamallari “zbarkon” në Policinë e Korçës
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka zbarkuar në Dr...
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka zbarkuar në Dr...

Në Tiranë, organizata e gazetarëve, pedagogë dhe analistë të njohur reaguan lidhur me pezullimin tremujor nga konferencat e shtypit, që kryeministri Rama i komunikoi një gazetari, me shpjegimin se pyetja e tij ishte joetike.
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë i kërkoi kryeministrit të ndërpresë masa të tilla penalizimi për gazetarët, për shkak të pyetjeve që ata bëjnë, si akte që shënojnë rënie të lirisë për informim.
Kryeministri Edi Rama refuzoi t’i përgjigjej të premten pyetjes së gazetarit Klevin Muka, me shpjegimin se ai kishte bërë një pyetje joetike.
“Do të kalosh në riedukim, si Ambrozia, për 3 muajt e ardhshëm. Nuk je i mirëseardhur në asnjë konferencë shtypi. Për pyetje të përsëritura, pa asnjë etikë, ka një proces që quhet riedukim. 3 muaj. Përgjigjen e radhës do ta marrësh pas 3 muajsh në tetor”, - tha zoti Rama.
Kjo është hera e dytë që zoti Rama “çon për riedukim” përfaqësues të shtypit. Ngjashëm ai “çoi për riedukim” disa muaj më parë gazetaren Ambrozia Meta menjëherë pas një pyetjeje që ajo i bëri gjatë një konference me shtypin.
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë deklaroi se ndëshkime të tilla janë të pazakonta dhe të panjohura në komunikimet e udhëheqësve të shteteve me gazetarët dhe me mediat.
Kryetari i UGSH, Aleksandër Çipa, tha se ndërhyrja e kryeministrit dje ishte një akt i përsëritur penalizimi të gazetarit për shkak të pyetjes, gjë që bie ndesh me legjislacionin shqiptar për të drejtën për t'u informuar dhe shënojnë rënie të lirisë për informim.
“Unioni i Gazetarëve Shqiptarë reagon ndaj rasteve të tilla dhe i kërkon kryeministrit të Republikës të ndërpresë masa të tilla penalizimi për gazetarët, për shkak të pyetjeve që ata i bëjnë. Unioni i Gazetarëve Shqiptarë do të dëshironte që praktika të tilla të refuzohen menjëherë, madje edhe të anulohen si rasti i fundit. Përsëritja e rasteve të tilla do të shkaktonte reagime të shumta nga komuniteti i gazetarëve vendas dhe ndërkombëtarë. Një gjë e tillë nuk e nderon lirinë e medias në Shqipëri dhe aq më keq, vazhdon të përkeqësojë indekset e lirisë së medias në raportet ndërkombëtare”, - tha zoti Çipa.
Drejtuesja e Organizatës së Verifikimit të Fakteve "Faktoje.al", Klodiana Kapo, thotë se liria e mendimit dhe shprehjes, liria e të kërkuarit llogaridhënie me fakte dhe burime, janë elemente bazë të gazetarisë, që e forcojnë edhe demokracinë.
“Zyrtarët e lartë të zgjedhur kanë detyrim të jenë transparentë, të hapur ndaj llogaridhënies, sepse kjo forcon demokracinë e vendit dhe rrit besimin ndaj institucioneve publike, i cili është në nivel shumë të ulët. Një nga elementët kyç të punës së një gazetari është të kërkojë fakte dhe t’i verifikojë ato, për të thënë të vërtetën, për të informuar. Kjo as nuk mund të dënohet, as nuk mund të shantazhohet”, - thotë zonja Kapo.
Masa ndëshkuese e kryeministrit Rama ndaj gazetarit Muka cilësohet si e paqartë në kuptimin juridik dhe administrative nga pedagogu i gazetarisë në Universitetin e Tiranës, Zylyftar Bregu. Ai thekson se në komunitetin e gazetarëve nevojitet solidaritet, që këto lloj masash të mos përsëriten sa herë që artikulohen pyetje të papëlqyeshme ndaj zyrtarëve në të gjithë nivelet e administratës.
“Mendoj se pyetja e gazetarit nuk ishte joetike. Ishte pak sarkastike, por nuk ishte joetike. Ndërsa vendimi i kryeministrit ishte arrogant. Në vend që të jepte një përgjigje shteruese, ai dha një përgjigje dënuese. Mendoj që gazetarët janë lënë vetëm nga pronarët, nga shoqatat, dhe nga vetë njëri-tjetri. Nuk shoh ndonjë solidaritet midis kolegëve”, - thotë zoti Bregu.
Analisti i politikës dhe eksperti i gazetarisë, Lutfi Dervishi, thekson se nga përdorimi gjithnjë e më i madh i rrjeteve sociale, zyrtarët po ngushtojnë përherë e më shumë komunikimin me gazetarët.
Zyrtarët, thotë ai, ndihen të habitur kur në përballjet e rralla me gazetarët ndeshen me pyetje sfiduese, por pyetjet janë për të marrë përgjigje dhe jo për të marrë ndëshkim.
“Është përtej imagjinatës që të shpallen ndëshkime ndaj gazetarit për pyetjen që bën. Një gazetar i lirë ka të drejtën e shenjtë për të bërë pyetje sfiduese. Nuk është shkelje ligji, as blasfemi nëse gazetari në pyetjen e tij përdor sarkazmën. Është më mirë le ta teprojë gazetari, sesa ta teprojë pushtetari. Përdorimi nga ana e kryeministrit i termit 'riedukim' është një atavizëm që vjen nga Revolucioni Kulturor Kinez i shekullit të kaluar. Ndëshkimi i gazetarëve është thjesht një gabim”, - thotë zoti Dervishi.
Shqipëria ra me 20 vende në Indeksin Botëror të lirisë së Shtypit, përgatitur nga organizata e “Reporterëve pa Kufij”, duke u renditur në vendin e 103-të nga 180 për vitin 2022.
Organizatat ndërkombëtare vlerësojnë në raportet e tyre se kuadri ligjor për të drejtën e lirisë së shprehjes dhe informimit nuk zbatohet plotësisht në praktikë dhe ka shenja të përkeqësimit të lirisë së shprehjes, të informimit dhe të shtypit, të cilat vazhdojnë.
Ato theksojnë se për gazetarët në Shqipëri është mjaft e vështirë për shkak të kërcënimeve, ngacmimeve dhe kushteve të vështira të punës./voa
Edhe këtë fundjavë qindra qytetarë të Kosovës që po hy...
Monitorim intensiv në akset rrugore të qarkut, për rri...
Sot është hapur aski rrugor Kardhiq-Delvinë dhe të pra...
Rruga e re Kardhiq-Delvinë, e cila shkurton kohën e ud...
Gjimnazisti nga Durrësi, Erdi Jorgoni, 17 vjeç, ka den...
Aktivistja Evi Kokalari ka reaguar e shqetësuar ditën ...
Oltion Bajrami, një nga komisionerët në zgjedhjet e 25 pri...
Eksperti i kriminalistikës dhe profesori Ervin Karamuç...
Agjenti “Çelësi” dyshohet se është një punonjës pranë ...
Ballkani është më shumë i kërcënuar nga ndikimi rus dh...
Sistemi gjyqësor është futur në një ngërç për shkak të...
Prej ditës së sotme, në të gjitha zonat bregdetare të ...
Vijojnë kontrollet intensive nga Policia Rrugore në të...
Pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama se harta gjy...
Kontrata e kushtueshme e partneritetit publik privat p...
Qeset plastike me karakter shumë përdorimshe kanë nisu...
Një prej biznesmenëve më të njohur në Shqipëri në fush...
Gazetarja Anduena Llabani komentoi në "MCN Live" hetim...
Lëvizja Socialiste për Integrim është një forcë politi...
Avokatja dhe aktivistja e shoqërisë civile, Brizida Gjikon...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...