web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kolegjet e Bashkuara lënë në fuqi vendimin e 2011/ Bie “Sadusho-drejtësia”

4 Maj 2026, 15:15, Aktualitet CNA

Pas rreth një muaji, Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë kanë dalë sot me një vendim, një vendim që në fakt nuk ka rrëzuar vendimin e Kolegjeve të Bashkuara të vitit 2011.

Pra, sot pritej që gjykata ose të ndryshonte vendimin e 2011 ose të miratonte vendimin e ndërmjetëm të Sadushit, por në fakt nuk ndodhi kjo.

Kolegjet e Bashkuara lanë në fuqi vendimin për të ndjekur praktikën e vendosur në vitin 2011 dhe për të mos ia lënë baltën në fytyrë Sokol Sadushit apo turpin e ndërhyrjes së tij “të dhunshme” për të marrë një vendim të ndërmjetëm ndërkohë që pas 12-14 orësh Kolegji Penal do të jepte një  vendim në lidhje me çështjen e Begtash Zenelit.

Sot, Kolegjet e Bashkuara kanë dalë me një vendim të qartë duke lënë në fuqi vendimin e unifikuar të vitit 2011 dhe duke bërë disa arnime të vogla thjesht dhe vetëm për t’i shpëtuar fytyrën Sadushit.

Për të thënë më shkurt, në finale, sipas këtij vendimi, prokurori do të duhet të shtojë dy paragrafe më shumë në letër dhe kjo më pas të zbardhet edhe nga gjykata në vendimin që jep për masën e sigurisë.

Nga vendimi i ndërmjetëm i Sadushit kemi thjesht dhe vetëm një humbje që është justifikuar me disa arnime.

Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë kanë vendosur të mos rrëzojnë vendimin e vitit 2011 duke e lënë atë në fuqi si praktikë të plotë, thjesht dhe vetëm me disa arna për partizan
Sadushin, kandidatin e mundshëm për president të socialistëve, njeriun i cili pa veting ka shkuar në krye të Gjykatës së Lartë./ CNA

 





Lajmet e fundit nga