Bie Sadushi/ Ja çfarë vendosën Kolegjet e Bashkuara, vendimi i plotë
Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë ditën e sotme "r...

Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi, ka bërë një reagim në rrjetet sociale për raportimin e ministrit të Jashtëm, Ferit Hoxha, në komisionin parlamentar.
Këlliçi shkruan se ky raportim i shërbeu vetëm propagandës dhe aspak interesit publik.
Lidhur me fyerjen e Hoxhës ndaj shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, ai shprehet se në vendet e tjera nëse ministri nuk do të kishte dhënë dorëheqjen do të ishte shkarkuar.
Ndër të tjera thekson se narrativa e ministrit nuk ndihmon as politikën e jashtme dhe as ecurinë e integrimit.
Postimi i plotë:
Raportim që i shërbeu vetëm propagandës, aspak interesit publik!
Raportimi sot i Ministrit të Jashtëm në Komisionin parlamentar, nuk i shërbeu as transparencës, as mbajtjes së përgjegjësisë. Pra nuk i shërbeu publikut.
Ishte një narrativë propagandistike që nuk ndihmon aspak politikën tonë të jashtme dhe as ecurinë e procesit të integrimit.
Ministri nuk mban përgjegjësi për mesazhin që ka dërguar në një grup komunikimi me bashkëpunëtorët e tij zyrtarë dhe Ambasadorë, pra jo me miq me të cilët kalon fundjavën, ku i etiketon shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, si idiotë!
Në secilin vend ku zoti Hoxha ka shërbyer si zyrtar i Shqipërisë, pas këtij incidenti, nëse ministri nuk do të kishte dhënë dorëheqjen, do të ishte shkarkuar. Dhe nuk do të kishte shanse të paraqitej të nesërmen në punë.
Por me Edi Ramën dhe me bashkëpunëtorët e tij, këto standarde nuk vlejnë.!
Sot në Komision, Ministri tha se kanë rëndësi vetëm qëndrimet zyrtare që ai mban përmes kanaleve zyrtare. Pra, sërish pranoi se etiketimin e ka bërë, shqiptarët e Maqedonisë së Veriut i ka fyer, por privatisht. Dhe meqënëse e paska bërë privatisht, kjo nuk paska rëndësi. Edhe pse, grupi ku ai ka dërguar komentin poshtërues, quhej “Ambasadorët”.
Ministri nuk bëri asnjë transparencë, lidhur me efektin që ka sjellë në procesin e integrimit, mbrojtja e imunitetit të Belinda Ballukut me votë në Kuvend, e pandehur për abuzim me 11 procedura me vlerë 1.2 miliardë euro, kjo edhe pasi kreu i Komisionit me Jashtë në PE u shpreh se ky ishte një test kritik për Shqipërinë.
Raportimi i sotëm për fat të keq i shërbeu vetëm propagandës rilindase, dhe aspak interesit publik.
Dhe këto radhë po shkruhen dhe ky qëndrim po bëhet publik në këtë mënyrë, pasi replika me Ministrin ishte e pamundur.
Komisioni i mbylli punimet, për të mos shqetësuar zotin Hoxha. /CNA
Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë ditën e sotme "r...
Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë "rrëzojnë" Sokol...
Shtyhet procesi për pushimin e çështjes në ngarkim të gjyq...
Ish-ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi, ka reaguar sot l...
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka qenë i pranishëm...
Gjykata e Lartë pritet që sot në orën 14:00 të ketë mbledh...
Ish-CEO-t e kompanisë “Bankers” janë paraqitur ditën e sot...
Ish-kreu i KESH-it, Erald Elezi, dhe ish-kreu i ARRSH-së, ...
Prokuroria e Shkodrës përfundoi hetimet dhe dërgoi në g...
Apeli i Gjykatës së Posaçme ka rrëzuar kërkesën e kreut të...
Eksperti i sigurisë, Gert Metani, ndau disa shpjegime bazu...
Mësohen detaje të reja lidhur me gjendjen e fëmijës së tre...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka bërë nj...
Gjykata e Lartë do të shpallë sot vendimin për ndryshimin ...
Në pamje të parë, zyrat duken si çdo korporatë tjetër mode...
Përdorimi i inteligjencës artificiale gjeneruese po përhap...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar li...
Drejtuesja e Autoritetit të Mediave Audiovizive, Armela Kr...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në platformën ‘X’ për aks...
Ministria e Shëndetësisë dhe Mrojtjes Sociale ka ndarë sot...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Çmimet e naftës u rritën në nivelet më të larta të muajit ...
Irani ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit amerikan ...
Policia kundër terrorizmit ka marrë nën kontroll hetimet p...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...