Përplasen dy automjete në aksin “Levan-Tepelenë”/ Tre persona mbeten të plagosur
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në aksin r...

Këshilli i Ministrave ka miratuar në mbledhjen e sotme shpërblimin e pensionistëve për festat e fundvitit. Në vendimin e mëposhtëm janë të listuara edhe masa e shpërblimit për kategoritë e caktuara.
Në VKM thuhet se shpërblimet kalohen në llogaritë e pensionistëve në muajin dhjetor 2025. Në rastet kur pagesat nuk kryhen brenda muajit dhjetor 2025, ato do të paguhen deri më datë 30 qershor të vitit 2026.
VENDIMI I PLOTË:
VENDIM
PËR
SHPËRBLIMIN E PENSIONISTËVE PËR FESTAT E FUNDVITIT 2025
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 5, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të ligjit nr.115/2024, “Për buxhetin e vitit 2025”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Ekonomisë dhe Inovacionit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Shpërblimin, në masën 15 000 (pesëmbëdhjetë mijë) lekë, të personave, sipas kategorive të mëposhtme:
a) Personat që përfitojnë pension pleqërie deri në masën e pensionit 20 000 (njëzet mijë) lekë, përfshirë edhe këtë masë, sipas ligjeve nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, nr.4171, datë 13.9.1966, “Për sigurimet shoqërore në Republikën Popullore të Shqipërisë”, dhe nr.4976, datë 29.6.1972, “Për pensionet e anëtarëve të kooperativave bujqësore në Republikën Popullore të Shqipërisë”;
b) Personat që përfitojnë pension invaliditeti, pension familjar dhe pension social, sipas ligjeve nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe nr.4171, datë 13.9.1966, “Për sigurimet shoqërore në Republikën Popullore të Shqipërisë”;
c) Personat që nuk përfitojnë pension, por janë përfitues vetëm të trajtimit financiar, si fëmijë në përkujdesje të Republikës, sipas ligjit nr.129/2021, “Për statusin fëmijë në përkujdesje të Republikës”;
ç) Personat që nuk përfitojnë pension, por janë përfitues vetëm të trajtimit të veçantë financiar, sipas neneve 5/1/a ose 5/1/b, të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar;
d) Personat që nuk përfitojnë pension, por janë përfitues vetëm sipas ligjit nr.8455 datë 4.2.1999, “Për një trajtim të veçantë të familjeve të pilotëve që humbasin jetën në përmbushje të detyrës gjatë fluturimit”;
dh) Personat që nuk përfitojnë pension, por që trajtohen vetëm me shpërblimin financiar si veteranë të LANÇ-it, sipas vendimit nr.190, datë 3.5.1995, të Këshillit të Ministrave, “Për zbatimin e ligjit nr.7874, datë 17.11.1994, “Për statusin e veteranit të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare të popullit shqiptar”, si dhe personat, të cilët marrin vetëm pension të posaçëm për merita të veçanta, sipas dispozitave të ligjit nr.4171, datë 13.9.1966, “Për sigurimet shoqërore në Republikën Popullore të Shqipërisë”;
e) Personat që përfitojnë pension të parakohshëm për vjetërsi shërbimi, deri në masën e pensionit 20 000 (njëzet mijë) lekë, përfshirë edhe këtë masë, sipas ligjit nr.10142, datë 15.5.2009, “Për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakëve të Forcave të Armatosura, të punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit Informativ të Shtetit, të Policisë së Burgjeve, të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit e të punonjësve të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe nuk janë të punësuar në momentin e hyrjes në fuqi të këtij vendimi;
ë) Personat që përfitojnë pension deri në masën e pensionit 20 000 (njëzet mijë) lekë, përfshirë edhe këtë masë, sipas ligjit nr.150/2014, “Për pensionet e punonjësve që kanë punuar në miniera në nëntokë”;
f) Personat që përfitojnë trajtim të veçantë financiar, deri në masën e pensionit 20 000 (njëzet mijë) lekë, përfshirë edhe këtë masë, sipas ligjit nr.8685, datë 22.6.2000, “Për një trajtim të veçantë të punonjësve, që kanë punuar në miniera, në nëntokë”, të ndryshuar;
g) Personat që përfitojnë trajtim të veçantë financiar, deri në masën e pensionit 20 000 (njëzet mijë) lekë, përfshirë edhe këtë masë, sipas ligjit nr.9179, datë 29.1.2004, “Për një trajtim të veçantë të punonjësve, që kanë punuar në disa ndërmarrje të industrisë ushtarake”, të ndryshuar;
gj) Personat që përfitojnë pension për shkak të profesionit të vështirë, deri në masën e pensionit 20 000 (njëzet mijë) lekë, përfshirë edhe këtë masë, sipas nenit 5, të ligjit nr.29/2019, “Për trajtimin financiar, suplementar të punonjësve, që kanë punuar në miniera në nëntokë, të punonjësve të industrisë së naftës e të gazit dhe të punonjësve që kanë punuar në metalurgji”.2. Shpërblimin, në masën 10 000 (dhjetë mijë) lekë, të personave, sipas kategorive të mëposhtme:
a) Personat që përfitojnë pension pleqërie me masë pensioni mbi 20 000 (njëzet mijë) lekë, sipas ligjeve nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, nr.4171, datë 13.9.1966, “Për sigurimet shoqërore në Republikën Popullore të Shqipërisë, dhe nr.4976, datë 29.6.1972, “Për pensionet e anëtarëve të kooperativave bujqësore në Republikën Popullore të Shqipërisë”;
b) Personat që përfitojnë trajtim të veçantë financiar, mbi masën e pensionit 20 000 (njëzet mijë) lekë, sipas ligjit nr.9179, datë 29.1.2004, “Për një trajtim të veçantë të punonjësve, që kanë punuar në disa ndërmarrje të industrisë ushtarake”, të ndryshuar;
c) Personat që përfitojnë pension me masë pensioni mbi 20 000 (njëzet mijë) lekë, sipas ligjit nr.150/2014, “Për pensionet e punonjësve që kanë punuar në miniera në nëntokë”;
ç) Personat që përfitojnë trajtim të veçantë financiar, sipas ligjit nr.8685, datë 22.6.2000, “Për një trajtim të veçantë të punonjësve, që kanë punuar në miniera, në nëntokë”, të ndryshuar, me masë përfitimi mbi 20 000 (njëzet mijë) lekë;
d) Personat që përfitojnë pension të parakohshëm për vjetërsi shërbimi, me masë përfitimi mbi 20 000 (njëzet mijë) lekë, sipas ligjit nr.10142, datë 15.5.2009, “Për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakëve të Forcave të Armatosura, të punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit Informativ të Shtetit, të Policisë së Burgjeve, të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit e të punonjësve të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar;
dh) Personat që nuk përfitojnë pension, por që përfitojnë vetëm pension shtetëror të posaçëm të caktuar, në përputhje me nenin 5, të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar;
e) Personat që nuk përfitojnë pension nga ligji nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, por përfitojnë pension suplementar të caktuar, sipas ligjit nr.8097, datë 21.3.1996, “Për pensionet shtetërore suplementare të personave që kryejnë funksione kushtetuese dhe të punonjësve të shtetit”, të ndryshuar;
ë) Personat që përfitojnë pension për shkak të profesionit të vështirë, sipas nenit 5, të ligjit nr.29/2019, “Për trajtimin financiar, suplementar të punonjësve, që kanë punuar në miniera në nëntokë, të punonjësve të industrisë së naftës e të gazit dhe të punonjësve që kanë punuar në metalurgji”, me masë përfitimi mbi 20 000 (njëzet mijë) lekë.3. Të drejtën për të përfituar shpërblimin, në masën e përcaktuar sipas pikave 1 dhe 2, të këtij vendimi, e kanë edhe ata persona që kanë datë të fillimit të përfitimit, deri në datën 31.12.2025, duke përfshirë edhe këtë datë, dhe kanë të drejtë të marrin vetëm një herë këtë shpërblim, pavarësisht se mund të përfitojnë më shumë se një përfitim.
4. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, llogariten në shumën 10 404 515 000 (dhjetë miliardë e katërqind e katër milionë e pesëqind e pesëmbëdhjetë mijë) lekë, e ndarë në 10 332 190 000 (dhjetë miliardë e treqind e tridhjetë e dy milionë e njëqind e nëntëdhjetë mijë) lekë për shpërblimin dhe në 72 325 000 (shtatëdhjetë e dy milionë e treqind e njëzet e pesë mijë) lekë shpenzime administrative për dhënien e shpërblimit.
5. Shpërblimet kalohen në llogaritë e pensionistëve në muajin dhjetor 2025 dhe paguhen gjatë këtij muaji. Në rastet kur pagesat efektive nuk kryhen brenda muajit dhjetor 2025, ato të paguhen deri më datë 30.6.2026. Shpërblimet e patërhequra parashkruhen pas datës 30.6.2026.
6. Administrimi i fondeve buxhetore të shpërblimit të pensionistëve, caktimi i shpërblimit për çdo përfitues dhe pagesa realizohen nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore, Posta Shqiptare, sh.a., dhe bankat e nivelit të dytë, sipas të njëjtave procedura, që zbatohen për administrimin e fondit të sigurimeve shoqërore.
7. Efektet financiare prej 10 404 515 000 (dhjetë miliardë e katërqind e katër milionë e pesëqind e pesëmbëdhjetë mijë) lekësh përballohen, si më poshtë vijon:
a) Në masën 9 700 000 000 (nëntë miliardë e shtatëqind milionë) lekë, nga fondi “Për bonusin e pensionistëve”, miratuar në buxhetin e vitit 2025;
b) Në masën 704 515 000 (shtatëqind e katër milionë e pesëqind e pesëmbëdhjetë mijë) lekë, nga buxheti i planifikuar për sigurimet shoqërore, për vitin 2025.8. Ngarkohen Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, Ministria e Financave, Instituti i Sigurimeve Shoqërore dhe Posta Shqiptare, sh.a., për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”. /CNA
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në aksin r...
Reshjet intensive të shiut duket se do të rikthehen edhe n...
Sezoni i festave ka nisur dhe Megatek hap zyrtarisht një p...
Gjykata e Posaçme ka dhënë vendimin për Dritan Stokën, ish...
Komisioni i posaçëm i përbërë nga prokurorët Altin Dumani,...
Ish-kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Aulon Kal...
Gjykata e Posaçme ka caktuar këtë të mërkurë dënime të ndr...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot pamje nga Parku Kombëta...
Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe Gjithë Shqipërisë, For...
Një avion i linjës ajrore Wizz Air i nisur nga Venecia për...
Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, shpesh...
Gjykata e Posaçme e Apelit lë në qeli ish-ministrin e Mjed...
Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ka përc...
Kreu i PD-së Sali Berisha ka reaguar pas lajmit të hidhur ...
Pamje tronditëse të ndotjes masive të plazhit të Velipojës...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Org...
Kreu i PL-së, Ilir Meta, i ka dërguar një shkresë SPAK-ut ...
Sot shënohen gjashtë vite nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, ...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka reaguar në lidhje me kërkes...
Sot, në orën 14:30, mblidhet Komisioni i Posaçëm për të pë...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...