Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, shpesh kërkon ta pasqyrojë veten si një politikan model, që akuzat i ka të bazuara në fakte e prova, por po t’i bësh një analizë retorikës së tij politike kupton se shumë prej akuzave të tij janë fjalë boshe dhe shpesh ofendime të rëndomta ndaj individëve të ndryshëm, përfshirë këtu edhe gratë politikane.
Fjalimet e tij të lënë një shije të hidhur, duke të bërë të mendosh se demokrati i kauzave “të mëdha” opozitare thjesht “urren” gratë.
Ndër vite konfrontimet e Bardhit me gratë kanë qenë të shumta, të bëra edhe në sytë e publikut. Ai shpesh nuk ka kursyer as gratë me të cilat ka ndarë të njëjtën “tryezë” partiake dhe kauza opozitare.

Një ndër rastet është ai i 17 janarit 2024, ku Bardhi sulmoi Flutura Açkën, teksa kjo e fundit drejtonte Komisionin e Medias.
Pjesë nga debati:
Gazment Bardhi: Mos u bëj fasadë e Evis Kushit, Suel Çelës dhe e bandave në Elbasan.
Flutura Açka: Ti e di shumë mirë se çfarë mëkatesh ke. Ti i di shumë mirë mëkatet e tua.
Gazment Bardhi: Mos u bëj fasadë. Mos shkel mbi votat e demokratëve, mos shkel mbi votat e opozitarëve.
Flutura Açka: Nuk e ndërpres fjalën se nuk marr urdhra nga ti Gaz Bardhi.
Gazment Bardhi: Je aty me votat tona.
Flutura Açka: Ulu të drejtojmë bashkë.
Bardhi: Nuk ulem, je fasadë.
Mediat kanë raportuar edhe përplasje të tjera të Bardhit me gratë demokrate, përplasje që kanë ndodhur pas dyerve të mbyllura, në kohën që Bardhi ishte në krah të Lulzim Bashës dhe më pas vendosi të shkëputej prej tij e të kalonte sërish në krah të Sali Berishës, edhe pse u përbetua se një gjë e tillë nuk do të ndodhte.

Një prej debateve të raportuara në 24 janar 2024 ishte mes tij dhe Albana Vokshit, kur kjo e fundit i kërkonte Bardhit që Rithemelimi të kishte përfaqësi në Bruksel, në takimin e Komitetit të Stabilizim Asociimit.
Bardhi ka sulmuar edhe deputetet socialiste dhe një ndër to është ish-kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali. Përmes një statusi në platformën sociale “X”, Bardhi i ka thënë Spiropalit në 17 tetor të 2024 se ‘mosbindja civile nuk është t’i ulesh në gjunjë Pëllumb Gjokës’.
“Na paska dhënë leksion nga burgu Pëllumb Gjoka përmes zyrës për shtyp të Kuvendit se cili është kuptimi filozofik i ‘mosbindjes civile’! Mosbindja civile në kuptimin e Pëllumbave në Kuvend është që krimi i organizuar të shpërfillë ligjin dhe të mbretërojë në çdo institucion! Por realisht, mosbindja civile nuk është t’i ulesh në gjunjë Pëllumb Gjokës! As krimit të organizuar!” shkruante Bardhi asokohe, ndërsa sulme të ngjashme ndaj Spiropalit i ka pasur edhe në Kuvend.

Të shumta kanë qenë akuzat e Bardhit ndaj zëvendëskryeministres Belinda Balluku, akuza që kanë shkuar përtej postit të saj publik. Shpesh Bardhi në reagimet e tij përpos ofezave ka përdorur edhe foto, duke e nxjerrë në një kënd jo të denjë zyrtaren socialiste.
Kujtojmë vetëm një nga shumë reagimet e Bardhit për Ballukun, atë të 7 tetorit të 2025, ku në një reagim në rrjete sociale, Bardhi e cilëson Ballukun një “zare të krimit të organizuar” dhe një person të pashkolluar.
“Një zare e pashoq e krimit të organizuar! Belinda Balluku është politikania e vetme që pa shkollë të mesme arrin majat si numri 2 i qeverisë, vetëm falë frikës dhe bashkëpunimit që ka Edi Rama ndaj krimit të organizuar. E siguroj “fisin e bukur” Belinda Balluku se krimet e saj nuk do të mbeten kurrë pa u ndëshkuar!”, shkroi Bardhi.

Një tjetër reagim i ngjashëm është ai i 3 majit të këtij viti po në rrjete sociale.
“Qenka shastisur Ms. BelaMafia nga fjalimi i Sali Berishës në Fier! O Belinda, po ti ke shastisur një SPAK të tërë dhe na bën si e virgjër nga firma. Ms. BelaMafia, lëre Zotin rehat sonte. Thirre në ndihmë, kur të të vijë radha për të zënë qelinë në burgun e grave në Pojskë!” ka thënë Bardhi.

Ky fjalor i rëndomtë i përdorur nga Bardhi është i shpeshtë, duke treguar shumëçka për karakterin e tij dhe qasjen e tij ndaj grave./ CNA
Gjykata e Posaçme e Apelit lë në qeli ish-ministrin e Mjed...
Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ka përc...
Kreu i PD-së Sali Berisha ka reaguar pas lajmit të hidhur ...
Pamje tronditëse të ndotjes masive të plazhit të Velipojës...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Org...
Kreu i PL-së, Ilir Meta, i ka dërguar një shkresë SPAK-ut ...
Sot shënohen gjashtë vite nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, ...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka reaguar në lidhje me kërkes...
Sot, në orën 14:30, mblidhet Komisioni i Posaçëm për të pë...
Punimet për zhbllokimin e rrugës në zonën e Mesmalit në Ma...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka paraqitur në SPAK ...
Prej 101 ditësh Erion Veliaj dhe Mero Baze vijojnë të mash...
Ish-shefi i Drejtorisë së Qarkullimit Rrugor në Tiranë ësh...
Një tjetër “fake news”, këtë herë i prodhuar nga Gaz Bardh...
Kryetari i GJKKO-së, Erjon Bani, rrëzon kërkesën e gjyqtar...
GJKKO pranon kërkesën e SPAK-ut dhe nis gjykimin për ish-k...
Mediat e Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut kanë raportuar s...
Reshjet e shiut në Qarkun e Korçës kanë shkaktuar problema...
Reshjet e shiut dhe era e fortë kanë vijuar gjatë natës në...
Ministria e Shëndetësisë ka ndarë statistikat e depistimit...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...