Paralajmëron Brisida Shehaj/ “Nuk do t’i ndahemi asnjë institucioni”
Brisida Shehaj, koordinatorja kombëtare për luftën kundër ko...

Në konferencën e përbashkët për shtyp (13.02.2023) mes kryeministrit të landit federal të Bavarisë, Markus Söder, dhe kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, u bë e ditur se ata nënshkruan një Deklaratë të Përbashkët për bashkëpunim në ekonomi, drejtësi, teknologji dhe ngritjen e një komisioni të përbashkët qeveritar në të dyja vendet për këtë qëllim.
Kryeministri bavarez Söder foli në Tiranë për forcim të marrëdhënieve të miqësisë dhe fqinjësisë me vendet e Europës Juglindore dhe solli shpresa për përshpejtim të procesit të hyrjes në BE të vendeve të Ballkanit Perëndimor, (BP ) mes tyre edhe Shqipëria.
"Kemi ndjesinë që në Europë ka boshte të tjera, shumë pak shihet drejt Europës Juglindore, drejt fqinjëve të drejtpërdrejtë, në mënyrë që të përforcohen ndjenjat e miqësisë dhe të fqinjësisë. Europa do të jetë e fortë vetëm nëse këto marrëdhënie përforcohen. Duhet ta bashkojmë sa më fort të jetë e mundur Europën tonë. Ky bashkim është shumë i rëndësishëm edhe për Ballkanin Perëndimor”, tha në konferencën e përbashkët për shtyp kryeministri i Landit Federal të Bavarisë, Markus Söder, duke lënë të kuptohet aspiratën e vendeve të BP për të hyrë në BE.
Ai solli në vëmendje lidhjen historike të Bavarisë me Shqipërinë që prej vizitës së parë misterioze në 1984 në kohën e diktaturës komuniste, të kryeministrit të atëhershëm bavarez, Franz Jozef Strauss, kryetar i Unionit Kristian-Social të Gjermanisë që hapi rrugën e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë së atëhershme komuniste dhe Republikës Federale të Gjermanisë.
"Ne e shikojmë veten si hapës të dyerve, si fqinj, si ura lidhëse”, theksoi kryeministri bavarez Markus Söder.
Soder: Hapim dyert e ekonomisë bavareze për Shqipërinë
Me këto fjalë kryeministri bavarez, Markus Söder, prezantoi qëllimin e vizitës së tij të planifikuar në Tiranë dhe lajmin për ngritjen e zyrës së zhvillimit të sipërmarrjeve bavarezë në Shqipëri. "Ekonomia dhe sipërmarrjet bavareze do të hapin në Shqipëri një zyrë kontaktesh, që do të funksionojë në të dyja drejtimet, nga Bavaria në drejtim të Shqipërisë dhe anasjelltas. Do të kemi mbështetjen e investimeve nga Bavaria në Shqipëri dhe nga ana tjetër mbështetjen e kualifikimeve të fuqisë punëtore në Shqipëri. Njerëzit nga Shqipëria mund të vijnë dhe të punojnë në Bavari në profesione të ndryshme. Është një situatë përfitimi nga të dyja palët”, tha kryeministri Söder në Tiranë.
Kryeminisri i Shqipërisë, Rama, e vlerësoi ngritjen e zyrës së sipërpërmendur si "një kthesë të rëndësishme, një nivel tjetër në marrëdhëniet shumë të mira mes Bavarisë dhe Shqipërisë, si një ekuilibër ku të dyja palët përfitojnë, si një marrveshje win-win.”
"Kjo zyrë do t'i shërbejë thithjes së më shumë investimeve nga Bavaria, por edhe lidhjes, njohjes më të afërt të të gjithë mënyrës së zhvillimit të sipërmarrjes me përfitueshmëri për të dyja vendet”, tha kryeministri Rama në konferencën e përbashkët për shtyp.
Kryeministri bavarez, Markus Söder, foli për bashkëpunim në bujqësi, arsim, polici, por edhe kulturë. "Ne e pranojmë ofertën e Shqipërisë për të ngritur këtu një shtëpi bavareze, me kulturë bavareze”, tha Söder.
Yllin e Madh të Mirënjohjes Publike për kryeministrin bavarez Söder
Gjatë vizitës së tij në Tiranë, kryeministri bavarez, Markus Söder, u nderua me këtë medalje të lartë nga kryeministri Rama për "mbështetjen e veçantë të treguar ndaj Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor duke mos kursyer asnjë përpjekje për të konsoliduar proceset integruese, për kontributin dhe përkushtimin në forcimin e marrdhënieve ekonomike dhe tregtare mes Bavarisë dhe Shqipërisë.” Kryeministri Rama, në fjalën e mbajtur me rastin e dhënies së medaljes, e vlerësoi Franz Josef Strauss si një personalitet "legjendar, si babain e Bavarisë moderne”./DW
Brisida Shehaj, koordinatorja kombëtare për luftën kundër ko...
Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka shprehur shq...
Gazetari Armand Shkullaku ka ironizuar për pagesat e m...
Inxhinjerja e njohur Luljeta Bozo ka shpjeguar se vendi yn...
Ish-ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Busha...
Ish-Kryeprokurori Adriatik Llalla ka fituar azil polit...
Përfaqësues të Partisë Demokratike janë nisur tashmë drejt...
Tre persona janë shoqeruar në Komisariatin nr.1 në Tiranë ...
Në Tiranë, vëzhgues të pavarur po publikojnë raporte probl...
Ambasada gjermane në Tiranë ka zbardhur detaje nga takimi ...
Mbyllet protesta e opozitës pas rreth dy orësh. Protesta ...
Pas konferencës me kryeministrin e Bavarisë, Markus Sö...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka ndezur tur...
Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës të mbajtur me ...
Mes tensioneve, socialistët kanë miratuar ndërprerjen e se...
Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës për shtyp , i ...
Me tensione të forta ka vijuar seanca plenare e mbrëmjes s...
Kryeparlamentarja Lindita Nikolla ka njoftuar ndërprerjen ...
Kryeparlamnetarja Lindita Nikolla iu ka hequr fjalën n...
Me tone të ashpra është duke u zhvilluar seanca plenare, p...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Me temperaturat që po rriten ndjeshëm, Franca po detyrohet...
Përfaqësues nga organet e ndryshme të Bordit të Paqes do t...
Franca ka konfirmuar rastin e parë të Ebolës - një mjek që...
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mund të unifikohet dhe ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...