Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë: Do të inicioj kërkesën për shkarkimin e ministres Paunoviç
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ...
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ...

Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Artan Gjermeni dorëzoi për herë të dytë brenda pak muajsh kërkesë për dorëheqje nga detyra në Këshillin e Lartë Gjyqësor, KLGJ. Sipas anëtares së këshillit për marrëdhëniet me mediet, Marçela Shehu, gjyqtari Artan Gjermeni e ka dorëzuar kërkesën e dytë për dorëheqje të martën më 13 shtator 2022. Shehu pohoi për BIRN gjatë një komunikimi telefonik se kërkesa i është kaluar për shqyrtim komisionit të karrierës në KLGJ.
Artan Gjermeni dorëzoi kërkesë për dorëheqje edhe më 24 maj 2022, por deri në muajin korrik, KLGj nuk mori vendim. Më 15 korrik, Këshilli njoftoi se e ndërpreu procedurën e përfundimit të statusit për gjyqtarin Gjermeni, pasi ky i fundit u tërhoq nga kërkesa për dorëheqje e bërë më herët në muajin maj.
Në kërkesën e parë për dorëheqje, Gjermeni paraqiste si arsye të largimit nga detyra kalimin e karrierës së tij në një stad të ri. “Pavarësisht pasionit tim për profesionin e gjyqtarit, kam vendosur të ndjek një stad të ri në karrierën time, duke u impenjuar si pedagog pranë një universiteti jo-publik, kjo për shkak të eksperiencës time shumëvjeçare akadaemike në fushën e të drejtës, si lektor në universitet, lehtësues dhe ekspert pranë Shkollës së Magjistraturës”, parashtronte Gjermeni në kërkesën e parë motivin e largimit nga funksioni i gjyqtarit.
Anëtarja e KLGJ-së, Marçela Shehu sqaroi për BIRN se gjyqtari Gjermeni vijon të ushtrojë detyrën e tij, ndërkohë që sipas saj nuk ka një rregullim ligjor lidhur me situata kur magjistratët japin dorëheqje të përsëritur, pasi janë tërhequr nga kërkesa e mëparshme.
Ndërsa Komisioni i Pavarur i Kualifikimit i tha BIRN se Gjermeni është shortuar në dhjetor 2019 dhe është ende në proces rivlerësimi, ndërsa nuk komentoi mbi ecurinë e çështjes.
Prej afro tre vjetësh, gjyqtari Artan Gjermeni i është nënshtruar procesit të rivlerësimit në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK, në cilësinë e subjektit të rivlerësimit. Gjermeni është shortuar më 16 dhjetor të vitit 2019, por KPK ende nuk ka njoftuar kalimin e çështjes së tij në seancë dëgjimore publike.
Dorëheqja është një masë e parashikuar në reformën e vitit 2016, që u mundëson magjistratëve largimin nga sistemi pa iu nënshtruar procesit të vetingut, por me masë përjashtimi prej 15 vjetësh nga sistemi. Mbi 86 magjistratë kanë dhënë dorëheqjen që prej fillimit të procesit të vetingut.
Gjyqtari Gjermeni, me një karrierë të gjatë në drejtësi është një ndër magjistratët më të lakuar në vend, kryesisht përshkak të akuzave të ngritura ndaj tij në vite prej ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili e ka akuzuar si anëtar të bandës së Aldo Bares.
Në atë kohë Ministria e Drejtësisë kërkoi shkarkimin e Gjermenit nga detyra e gjyqtarit, por tentativa dështoi pas votës kundër të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, në të cilin Gjermeni ishte anëtar.
Gjyqtari u bë objekt i medias edhe pasi u raportua i plagosur në vitin 2018 dhe për një sërë vendimesh kontradiktore. Së fundmi ai u sulmua nga opozita sërish për shkak të vendimit të tij për të shpallur fajtor deputetin e Partisë Demokratike Ervin Salianji, në të ashtuquajturën çështja “Babale”, në lidhje me akuzat ndaj vëllait të ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafa. Berisha akuzoi në fillim të korrikut se procesi i vetingut ndaj Gjermenit ishte bllokuar./BIRN
Në një prononcim për CNA.al, gazetari në SHBA, Robert Pap...
Rusia ka dhënë fshehurazi mbi 300 milionë dollarë për ...
Gazetari Klodian Tomorri ka reaguar pas raportit ameri...
Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku ka nisur fushatë...
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin numër 2...
Pas kërkesës për shfuqizimin e Bordit të karburanteve, dep...
Kryeministri Edi Rama ka shprehur shqetësimin e tij lidhur...
Pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të Ministrave, min...
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, pas mbledhjes së K...
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, është pyetur sot nga g...
Ky vendim ishte paralajmëruar prej kohësh, ndërkohë sot Kë...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali berisha, gjatë mbledhjes ...
"Zëri i Amerikës" ka rikthyer vëmendjen te pagesat e b...
Ish kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka th...
Ekstazi, MDMA, LCD, ketaminë, amfetaminë dhe kokainë, Ardi...
Ambasada amerikane ka publikuar sot fytyrën e propagandës ...
Rusia ka financuar Partinë Demokratike, në vitin 2017, gja...
Rusia ka dhënë fshehurazi mbi 300 milionë dollarë për part...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga de...
Për t’u nisur nga qendra e Tiranës dhe për të arritur te K...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ...
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka paralajmër...
Një moment i pazakontë është shënuar në bregdetin Hendaye ...
David Sanchez, vëllai i kryeministrit të Spanjës, Pedro Sa...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...