I PËGËRI I MBETUR GJALLË NGA NJË KOHË E VDEKUR
Në këto ditë të zhegëta vere, bashkë me rrjedhën kutërbues...
Në këto ditë të zhegëta vere, bashkë me rrjedhën kutërbues...

Një fushatë hileqare mediatike po zhvillohet në ditët e fundit, si presion ndaj sistemit të drejtësisë në kontekstin e afrimit të datës së gjyqit të Erion Veliajt në Gjykatën e Lartë, më 8 korrik.
E gjitha filloi me një artikull të Alaistar Campbell, 'spin doctor' i Tony Blair, i cili mundohej ta lidhte mbajtjen në burg të Veliajt me standardet apo integrimin europian.
Vetë Tony Blair është një lidhje e hershme e kryeministrit Rama, madje ka punuar edhe si këshilltar i tij “falas”.
Po ashtu edhe i kryeministrit serb Vuçiç.
Duket se Ballkani është një ndër sferat e interesit të ish-kryeministrit britanik, i cili e mban veten tashmë me konsulencat diplomatike që jep në vende të ndryshme të botës, përfshirë Emiratet e Bashkuara Arabe.
Vazhdoi me një letër të hapur të nënës së Erion Veliajt, Shqiponja Veliaj, e cila fliste për “makth kafkian” dhe se nuk e kuptonte “pse Europa po mbyll sytë ndaj një shkeljeje të qartë të vlerave mbi të cilat BE është ngritur.”
Duket se argumentet kryesore të kësaj fushate mediatike janë:
- “Procesi kafkian”, pra mbajtja në burg pa akuzë.
- Zgjedhja e Veliajt me votë popullore.
E para është në kufijtë e qesharakes, pasi dyshimi i arsyeshëm i bazuar në prova është mjaftueshëm i argumentuar, për korrupsion e pastrim parash me anë të një rrjeti të OJF-ve dhe kompanive të kontrolluara nga bashkëshortja dhe vëllai i tij.
E dyta është pak më politike, dhe problematike.
Argumenti se të zgjedhurit me votë nuk duhet të dënohen tenton të bëjë apel tek përfaqësimi, por mbart një rrezik të madh.
Le të supozojmë për një moment të kundërtën, pra që çdo i zgjedhur si deputet apo kryebashkiak do të ishte mbi ligjin.
A nuk do të ishte ky fundi i republikës dhe një feudalizëm i ri?
A nuk u themelua SPAK-u pikërisht për të ushtruar këtë detyrë, pra për të hetuar dhe dënuar politikanët, të zgjedhurit me votë që kishin ndërtuar një sistem paprekshmërie ndër vite?
Demokracia nuk mund të vijë para republikës, përndryshe i hapet dera demagogjisë dhe despotizmit.
Jo më kot etërit themelues të SHBA-së kishin tmerrin e mbifuqisë së presidentit dhe bënin çdo përpjekje për të kufizuar pushtetin e presidentit, siç shpaloset qartë në Letrat e Federalistit.
Mbajtja në burg e Veliajt nuk është thjesht një çështje gjyqësore personale.
Është guri i provës për besueshmërinë e SPAK-ut, GJKKO-së dhe Gjykatës së Lartë, për vijimësinë e drejtësisë dhe garantimin se drejtësia e re nuk është çekiç i Edi Ramës për të goditur opozitën, në funksion të një autokracie tashmë të pandalshme.
*Marrë nga faqja Lolita në rrjetet sociale
Kryeministri Edi Rama e ka quajtur doganën Morinë-Vërmicë ...
Në pikën kufitare të Qafë-Botës ka vijuar normalisht kalim...
Prej katër ditësh digjen plehrat në landfillin e Elbasanit...
Menaxhimi i pronës shtetërore vijon të shfaqë problematika...
Kryeministri Edi Rama sot feston ditëlindjen e 61-të. Kjo ...
Këtë të premte po ju njohim me disa prej titujve kryesorë ...
Analisti Andi Bushati, i ftuar në një emision televiziv, d...
Analisti Andi Bushati, i ftuar në një emision televiziv, u...
Gazetarja Glidona Daci tregoi sot se denoncimi për largimi...
Gazetarja Klodiana Lala ka ndarë detaje nga një komunikim ...
Gjykata e Lartë ka vendosur sot lënien në fuqi të dënimit ...
Vijon zjarri në zonën pranë inceneratorit të Elbasanit. Ba...
Në datat 7 dhe 8 korrik do të mbahet Panairi i Shën Prokop...
Me ndërtimin e xhamive Turqia synon të sigurojë ndikimin e...
Nis seanca në GJKKO për dosjen famoze "5D" ku po gjykohen ...
Operacioni i përbashkët mes SPAK-ut dhe autoriteteve itali...
Ekspertja e Ekonomisë, Brisida Shehaj, ka bërë një rea...
Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 29 vatra zjarri, n...
Seanca e sotme gjyqësore për dosjen “Plumbi i artë” është ...
Të gjithë, në një moment apo tjetër, e kemi pyetur veten: ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...