Aulon Kalaja: President më të dobët se Bajram Begaj nuk kemi pasur kurrë
Gazetari dhe aktivisti, Aulon Kalaja thotë se preside...

Vetëm pak orë na ndajnë nga festa më e madhe verore në Shqipëri, Festa e Birrës që do të mbahet për 5 netë radhazi në Terminalin e Autobusëve, në Korçë.
Kur gjithçka po bëhet gati për të nisur festa, dha disa detaje nënkryetarja e bashkisë Korçë, Benila Themeli.
Në një prononcim për mediat, Themeli tregoi se ashtu si në çdo vit, edhe në këtë edicion të 17-të ka një boom të madh turistësh, të cilët kanë rezervuar të gjitha vendet në hotele.
“Jemi në përgatitjet e fundit për të çelur sot siparin e Festës së Birrës, edicionit të 17-të, festës më të madhe në Shqipëri. Jam shumë e gëzuar të them në fillim të këtij komunikimi me mediat, vetëm pak orë para festës, që në Korçë nuk ka më asnjë shtrat të lirë.
Domethënë, të gjitha hotelet e Korçës janë të rezervuara, brenda dhe jashtë saj. Sigurisht, më vjen keq për ata që nuk kanë mundur, apo për ata që vendimmarrjen e kanë lënë për tani, por ashtu siç ndodh edhe vitet e tjera në Festën e Birrës, shumë veta akomodohen në familjet e miqve dhe të të afërmve.
Korça është e tejmbushur dhe ky shënon momentin kulmor të turizmit në Korçë. Madje, Festa e Birrës ka qenë një spunto e zhvillimit të turizmit të eventeve dhe bazuar edhe në suksesin e saj, edhe shumë hotele janë rritur nga viti në vit”, u shpreh ajo.
Nënkryetarja e bashkisë, sqaroi edhe çështjen e rezervimeve të tavolinave.
“Ajo që dua të theksoj, është se Festa e Birrës këtë vit vjen me një program shumë të pasur muzikor, vjen me formulën e rezervimit të një pjese të tavolinave. Pra, një pjesë e tavolinave të festës do të jetë me rezervim dhe një pjesë pa rezervim. Dua të sqaroj për publikun se pagesa që do të shkojë për rezervimin e tavolinave do të konsumohet e gjitha për pije dhe ushqim nga ata. Praktikisht, është një mekanizëm që kush do të ketë një vend në zonën qendrore të festës apo në një tavolinë të garantuar, sepse mund të vijë edhe pak më vonë, jo në orët e para të fillimit të saj, e ka të rezervuar dhe gjithçka për rezervimin e saj do të shkojë për konsumimin e pijeve dhe ushqimit”, deklaroi Belina Themeli.
Ajo theksoi se koncertet e dy ditëve të para do të jenë falas, ndërsa koncertet e 3 ditëve të tjera do të jenë me një pagesë prej 35 mijë lekësh të vjetra në total.
“Koncertet e dy ditëve të para do të jenë falas, ndërkohë që do të jenë me biletë koncertete e 3 ditëve të tjera, pra dita e premte, e shtunë dhe e diela. Dhe prap dua të theksoj një gjë pozitive për publikun, që bileta është edhe më e lirë se vitin e kaluar. Ndërkohë që ka qenë 20 mijë lekë në koncertin e Argiros, sivjet bileta është 3500 që do të thotë është rreth maksimumi rreth 12 mijë lekë bileta ditore. Dhe nga të dhënat tona, shumica e biletave që janë shitur janë të tilla, pra janë 3-ditore dhe shkon në një vlerë për ditë koncerti më të ulët se vitin e kaluar.
Sepse kjo ka ngjallur edhe një lloj diskutimi, por nuk ka asnjë festival në botë, asnjë event që të shkojë pa pagesë, sidomos nëse bëhet fjalë për marrjen e artistëve kaq të mëdhenj”, nënvizoi nënkryetarja e bashkisë./ CNA
Gazetari dhe aktivisti, Aulon Kalaja thotë se preside...
Gazetari shqiptaro-amerikan Robert Papa ka folur lidhur me...
Në aferën e McGonigal në Shqipëri, implikohet edhe djali i...
Partia Demokratike denoncoi pasditen e sotme firmën e ...
Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshë...
Inteligjenca Artificialë po njeh përdorim të gjerë edhe në...
Gazetari Klodian Tomorri sot publikoi një lajm në lidh...
Një 46-vjeçar është proceduar penalisht pasi u kap teksa t...
Nënkryetarit i PD-së, Oerd Bylykbashi, në një deklarat...
Zëdhënësja e Anti-Korrupsionit pranë PD-së, Genta Vangjeli...
Policia ka gjetur armën me të cilën një 23-vjeçar kreu qit...
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka vizituar sot efekt...
Tashmë që landfilli i Sharrës ka kaluar në administrim...
Ish-kryeministri Sali Berisha në një deklaratë nga selia e...
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka folur lidhur m...
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në një deklaratë ...
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në një deklaratë ...
“Zhdukja e 120 milionë eurove përbën gropën e zezë të djeg...
Ish-kryeministri Sali Berisha në një deklaratë nga selia e...
Një 26-vjeçar është vënë në prangat e policisë pasi tentoi...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...