Edhe një tjetër “pikëz e voçkël” mbushet me shtëpi
Analisti dhe gazetari Mentor Kikia ka reaguar pas zjarrit ...
Analisti dhe gazetari Mentor Kikia ka reaguar pas zjarrit ...

Miqësia me Erdoganin dhe shembulli i Putinit shkojnë krah për krah me kryeministrin tonë. Faktet janë të shumta.
Rama është një lider i gjithëpushtetshëm, një kryetar partie, një kryeministër, një njeri që ka drejtuar Reformën në Drejtësi, të cilën opozita e quan të kapur prej tij, një njeri që gjatë viteve të qeverisjes ka pasur afër shumë bashkëpunëtorë, të cilët i ka hedhur tej.
Por më shumë se lënia mënjanë e tyre, është fakti se si ata janë sulmuar më pas deri te bashkëpunëtorët e tyre të ngushtë, duke u parë si një çështje e pastër politike, një veprim i qëllimshëm me komandë, kryesisht nga propaganda e drejtuar nga zyrat e Kryeministrisë, thjeshtë dhe vetëm që fatura e pakënaqësisë së opinionit publik mos i mbeste kryeministrit tonë, por të kalonte te individë të caktuar.
Askush nuk mund ta mohojë rastin e Saimir Tahirit, kur Qeveria e lëshoi, Rama e lëshoi, e përveç opozitës, në sulm u hodh vetë kryeministri me të tijët.
Sapo u largua nga ministri i Brendshëm, e gjithë struktura e komanduar, punonjës police me eksperiencë, me grada, që shiheshin si miq të Saimir Tahirit u goditën, njësoj siç i goditi gylenistët Erdogani në Turqi.
Është thuajse i njejti paralelizëm. Po freskohet tani me Arben Ahmetajn, duket qartazi. Disa muaj më parë, një gazetar i paguar në mediat e qeverisë, me një padi 26 faqe, të përgatitur nga njerëzit e korrupsionit të inceneratorëve që shkojnë në kupolat më të larta të shtetit, që fillojnë në Elbasan, që shkojnë në Fier, në Tiranë, një aferë korruptive 1 miliard pretendohet nga mediat.

Çfarë ndodhi?
Mediat e propagandës së Qeverisë, të paguara nga inceneratorët, por edhe bashkëpunëtorë të Edi Ramës filluan sulmin ndaj Arben Ahmetajt dhe paralel me tëu sulmua, u akuzua dhe u hoq nga puna, ashtu si në rastin e oficerëve të policisë, kushdo që kishte pasur lidhje me Arben Ahmetajn.
Në pak muaj, njeriu që kishte qenë dyshi i qeverisë, u kthye në armikun më të madh. Nuk ka ndryshim me rastin e Gylenit, është pak a shumë e njejta gjë, thjeshtë dhe vetëm lufta nuk është bërë ende ndërkombëtare.
Gyleni ka qenë krahu i djathtë i Erdoganit, miku i ngushtë i tij, ata konsultoheshin për gjithçka. Më pas, u përplasën. Për mendime të ndryshme u fërkuan, njëri lëshoi tjetrin dhe filloi lufta.

Por në PS ka disa luftëra, të cilat kryeministri jonë i bën për autokracinë e tij, gjithëpushtetshmërinë e tij, gjithëkontrollin e tij. Duket sikur është një Putin, një Putin e ri.
Tashmë me përgatitjet e ligjeve presidenciale, kërkon të kalojë nga Kryeministër në President, e më pas prap Kryeministër.
Është njeriu i cili ka shkatërruar opozitën në Shqipëri. Mund të bëjë zgjedhje kur të dojë dhe sërish të jetë në pushtet. Autokracia e tij, kontrolli i sistemit është i plotë. E shkatërroi opozitën duke blerë liderin e saj, duke kryer manovra, lobime, skandali McGonigal, i ka shërbyer thjeshtë dhe vetëm përçarjes së opozitës, sulmeve ndaj saj dhe këto tashmë janë publike.
Nuk ka ndonjë ndryshim nga Putini në Rusi, nga autokracia e tij, nga shkatërrimi i opozitës që ka ndodhur atje, apo edhe nga burgosja.

Në Shqipëri po burgosen njerëzit me urdhër. Reforma në Drejtësi, më shumë se sa një shpresë për të ardhmen e shqiptarëve është kthyer në një instrument që Shqipërinë nga një Republikë Parlamentare dhe demokraci po e kalon në një Republikë Persekutore, një Republikë Prokurorësh ku pa fakte dhe pa prova arrestohen njerëz dhe plasen në burg derisa t’ju gjendet fakti dhe prova për t’i dënuar, apo për t’i nxjerrë të pafajshëm duke ju thënë ndjesë.
Janë me dhjetëra raste të tilla, sidomos rastet e politikës kur shqiptarët e kuptojnë menjëherë që duikush do të ketë linçim, do të sulmohet, do të akuzohet dhe do të burgoset, pasi e lëshon kryeministri, pasi akuzon kryeministri dhe bën rolin e gjyqtarit dhe prokurorit, kur kryeministri flet për dardha, për molë apo për fruta, që i ka qejf ai apo dikush tjetër dhe menjëherë sapo kryeministri linçon një emër, batërdia mediatike dhe më pas vetë SPAK apo strukturat e drejtësisë janë të pandalshëm.
Akuza, përçudnime, sulme, deri në hetim i familjes me dekada të shkuara, thjeshtë dhe vetëm me qëllim shkatërrimin e dikujt që mund të ketë kundërshtuar edhe i rri përballë kryeministrit tonë, apo nuk ka ndjekur linjën e asaj që ai do. Ky është një fakt, jo vetëm një, janë disa të përsëritura.
Ka zyrtarë të vënë në pranga thjeshtë dhe vetëm se kanë kundërshtuar. Ka njerëz të sulmuar, akuzuar, pa asnjë provë, a thua se kemi pasur një reformë apo një instrument në duart e kryeministrit për të luftuar këdo, kur dhe si do ai thjeshtë dhe vetëm në shërbim të pushtetit të tij.
A ka ndonjë ndryshim këtu midis Erdoganit dhe Putinit në autokracinë e gjthëpushtetshme të Edi Ramës që tashmë ka ngelur vetëm pa një dënim me vdekje ku të firmosë dhe vulosë pushkatime apo varje në litar sepse opozitën e pushkatuar dhe shkatërruar, njerëzit më të ngushtë pranë i lëshon dhe i shkatërron, pasi i keqpërdor dhe tani është kthyer në sulltanin e ri të ballkanit./ CNA.al
Kryeministri Edi Rama në episodin e 15-të të podkastit “FL...
Mëngjesin e kësaj të shtune Taulant Balla është betuar në ...
Kryetari i këshilltarëve të Partisë së Lirisë në Bashkinë ...
Ditën e sotme do të mbahet ceremonia e betimit të Taulant...
Kandidati për kreun e PD-së, Lulzim Basha, ka reaguar ...
Kryeministri Edi Rama ka folur për herë të parë për ak...
Kryeministri Edi Rama me anë të një videomesazhi ka shpreh...
Kryeministri Edi Rama është treguar i prerë për dosjen e i...
Kryeministri Edi Rama është distancuar këtë pasdite ng...
Kryeministri Edi Rasma ka dalë me një videomesazh për voti...
Deputetët e Partisë Demokratike të Shqipërisë i kanë dërgu...
Në Shqipëri, ish-zevendëskryeministri Arben Ahmetaj, bëri ...
Kreu i Partisë Agrare, Agron Duka ka arsyetuar mbi abs...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka marrë në mbrojtje Gazment...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka paral...
Berisha konsideroi si bosë të sipërmarrjes së inceneratorë...
Drejtoi një komision hetimor për inceneratorët, komision, ...
Ish-kryeministri Sali Berisha ngriti akuzat se qeveria...
Ish-kryeministri Sali Berisha është prononcuar për mediat ...
Mesditën e së premtes, deputetja e Partisë Demokratike, Jo...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...