Tubimi i 45-të/ Protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës me thirrje kundër qeverisë
Protestuesit janë larguar nga Kryeministria pas përfundimi...
Protestuesit janë larguar nga Kryeministria pas përfundimi...

Sekretari për të drejtat e njeriut në Partinë Demokratike, Bislim Ahmetaj, ka denoncuar kushtet në të cilat mbahen të burgosurit në burgun 313 në Tiranë.
Ai ka deklaruar se ata mbahen pa ngrohje dhe i akuzuari për aferën e inceneratorëve ndërroi jetë në rrethana të dyshimta.
“Sekti i Rilindjes e ka dëshmuar me vepra se dhunimi dhe shkelja e përditshme e lirive dhe të drejtave të shqiptarëve janë një 'hobby' për të, praktikë kjo e trashëguar nga baballarët e tyre, të cilët erdhën në pushtet duke vrarë shqiptarë, e mbajtën pushtetin po duke vrarë, dënuar, torturuar dhe internuar çdo kundërshtar të regjimit të tyre gjakatar.
Në cilësinë e Sekretarit për të Drejtat e Njeriut denoncoj aktin e trajtimit çnjerëzor që po u bëhet të paraburgosurve në burgun 313 në Tiranë.
Edhe pse ka disa ditë që temperaturat në Tiranë kanë zbritur afër zeros dhe lagështia e ajrit ka qenë mbi 82% në mjediset e brendshme të 313-ës, por edhe në institucione të tjera të Ekzekutimit të Vendimeve Penale të vendit, nuk janë ndezur akoma sistemet e ngrohjes.
Sipas Institutit të Shëndetit Publik temperaturat e ulëta dhe lagështia e lartë e ajrit përbëjnë rrezik serioz për jetën e të sëmurëve kronikë me sëmundje kardiovaskulare, koronare, infarktet e miokardit, goditje në tru, sëmundjet e frymëmarrjes, kockave, sëmundjet endokrine, çrregullimet neurologjike si edhe sëmundjet e lëkurës.
Po ky Institut thekson që temperaturat nën 12 gradë deri në 5 gradë përbëjnë rrezik serioz për jetën e bartësve të këtyre sëmundjeve, por edhe për njerëzit me shëndet normal.
Kjo që po ndodh sot në burgjet shqiptare nuk është gjë tjetër veçse një formë e torturës dhe trajtimit çnjerëzor, e ngjashme me kohën e baballarëve të tyre.
Gjithashtu është tregues i një aferë korruptive, pasi fondet për ngrohje janë të planifikuara dhe të derdhura në buxhetin e Ministrisë së Drejtësisë.
I ndjeri Enver Sheshi, i akuzuar për aferën e inceneratoreve, vdiq në mënyrë të dyshimtë para pak ditësh nga një atak i beftë kardiak kur temperaturat në Tiranë ishin 18-20 gradë.
Cilët kanë vënë në shënjestër Edi Rama dhe Ulsi Manja tani që temperaturat e natës në Tiranë kanë rënë në 2-3 gradë?!?
Kush ka urdhëruar për këtë torturë fizike dhe psikologjike që ju bëhet të paraburgosurve në IEVP?!?
Kush i vjedh paratë e destinuara për ngrohjen e IEVP-ve të vendit?!?
Edi dhe Ulsi: ndizni kaldajat e burgjeve se duke ngrirë dhe humbur jetë të burgosurish po digjni shpirtin tuaj në ferr.
Për mbyllje kam një lutje për ambasadoren e SHBA-së, për ambasadoren e BE-së, për Komitetin e Helsinkit dhe Përfaqësinë e OSBE-së në Tiranë: Mjaft nëpër tribuna luksi, shkoni dhe vizitoni burgjet e Tiranës dhe Shqipërisë, siç vepruan pararendësit tuaj në vitet ‘91-’92”, u shpreh ai./ CNA.al
Kanali mediatik që pretendon se është “Big”, prej disa mua...
Deklarata e ambasadores amerikane Yuri Kim në lidhje me re...
Ministri i Mbrojtjes zoti Niko Peleshi mori pjesë në takim...
Avokati Spartak Ngjela ka komentuar deklaratat e ambasador...
Udhëheqësja e madhe konservatore, Evi Kokalari, Evi apo Ev...
Drejtori i Gatishmërisë për Emergjencat Civile, Robert Hys...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, u është rikthyer sërish përpla...
“Dënoj me ashpërsinë më të madhe, mbrojtjen që Edi Rama i ...
Subjekti "Integrated Energy BV SPV" ka njoftuar në vitin 2...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Org...
Konferencën e përjavshme kreu i PD-së, Sali Berisha, e ka ...
Kryeministri Edi Rama është zbuluar se nga Pakoja e Madhe ...
Në një intervistë ndryshe kryetari i Partisë së Lirisë, zo...
Dy ditë më parë, mediat e Rilindjes shpërndanë një lajm në...
Rrezikun më të madh për bizneset e tyre, ndërmarrjet e pye...
Gazetari Artan Hoxha shprehet i çuditur publikimi pikërish...
Gazetari Artan Hoxha ka bërë një deklaratë të fortë mb...
Gazetari Eni Ferhati paralajmëroi se në muajin shkurt prit...
Një tjetër denoncim është bërë nga deputetja e Partisë...
Deputetja e PL-së, Monika Kryemadhi ka publikuar disa pamj...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...