Stres nga nxehtësia, punonjësit shqiptarë më të cenuarit në Rajon nga ndryshimet klimatike
Rreziqet klimatike kanë një ndikim të drejtpërdrejtë te nj...

Gjyqtarët e shkarkuar gjatë rivlerësimit nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) dhe që mbeten të pezulluar po i kushtojnë shtrenjtë “xhepit” të shtetit.
Në raportin përmbledhës të Këshillit të Lartë Gjyqësor për vitin 2024 thuhet se efekti financiar nga nisja e procesit të rivlerësimit e deri më 31 dhjetor 2024 llogaritet qindra milionë lekë.
Sipas raportit si pasojë e procesit të rivlerësimit kalimtar, që nga fillimi i procesit rezultojnë 113 vendimmarrje shkarkim nga detyra me vendim të formës së prerë nga ana e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit (KPA) nga të cilat 24 vendimmarrje i përkasin vitit 2024.
“Rezulton se që nga fillimi i procesit të rivlerësimit kalimtar me vendim të KPK-së janë shkarkuar nga detyra në total 144 gjyqtarë, me një efekt financiar në shumën 965.7 milionë lekë, deri në 31 dhjetor 2024. Vetëm për vitin 2024, janë shkarkuar 7 gjyqtarë, me vendimmarrje të KPK–së, të cilët presin zhvillimin e procesit në KPA, duke mbajtur ndërkohë statusin e gjyqtarit për shkak të pezullimit, si dhe duke përfituar njëkohësisht 75% të pagës bruto fillestare, sipas ligjit.
Efekti financiar i përllogaritur në buxhet është në shumën 11.9 milionë lekë. Përgjatë vitit 2024, në total rezultojnë 60 gjyqtarë me vendimmarrje nga KPK-ja për shkarkim nga detyra, të cilët presin zhvillimin e procesit në KPA, duke mbajtur ndërkohë statusin e gjyqtarit për shkak të pezullimit, si dhe duke përfituar njëkohësisht 75% të pagës bruto fillestare, sipas ligjit. Një situatë e tillë përllogaritet me një efekt financiar në shumën 140.9 milionë lekë” thuhet në raport.
I njëjti dokument vëren se deri më 31 dhjetor 2024, rezultojnë 33 gjyqtarë të shkarkuar nga detyra, me vendimmarrje të KPK-së, të cilët do të presin zhvillimin e procesit në KPA përgjatë vitit 2025, duke mbajtur ndërkohë statusin e gjyqtarit për shkak të pezullimit, por duke përfituar njëkohësisht sipas ligjit 75% të pagës.
“Nga të dhënat që disponon Drejtoria e Burimeve Njerëzore rezulton se numri i vakancave në sistem, për gjyqtarë është 136 vakanca (nga të cilat 75 të përhershme dhe 61 vakanca të përkohshme)” thuhet në raport.
Gjatë vitit 2024, kanë ushtruar efektivisht funksionin e gjyqtarit në gjykatat e të gjitha niveleve, gjithsej 272 gjyqtarë në të njëjtën periudhë kohore. Kjo nënkupton se sistemi gjyqësor gjatë vitit 2024 ka funksionuar me pothuajse 66.6% të kapacitetit të tij, pothuajse me 6.6% më shumë së në vitin 2023, e cila ka rezultuar me 247 gjyqtarë që kanë ushtruar efektivisht detyrën./ Revista Monitor
Rreziqet klimatike kanë një ndikim të drejtpërdrejtë te nj...
Këtë të mërkurë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë...
Ditën e sotme është zhvilluar mbledhja e Bordit Ekzekutiv ...
Gjykata e Korçës ka vendosur masën e sigurisë “arrest me b...
Prokuroria e Posaçme ka nisur veprimet hetimore për disa z...
Gjykata e Posaçme vendosi sot kalimin në gjyq të avokatit ...
Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Austri ka nisur për...
Sot prokurorët e SPAK-ut të cilët do të monitorojnë krimet...
CNA në datën 27 prill solli disa pamje nga landfilli i Sha...
Këtë të martë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë t...
Prokuroria e Përgjithshme me anë të një njoftimi ka bërë m...
Ministri për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku, është marrë...
4 SKUADRA, 2 VENDE, 1 FINALE ËNDRRASH LIGA E KAMPIONËVE, ...
Shtyhet sërish seanca në Gjykatën e Apelit me Juridiksion ...
Deputeti i PD-së, Luan Baçi, ka publikuar sot një video ku...
Kryeministri Edi Rama ka bërë më dije se “Giro D’Italia” p...
Akademiku Artan Fuga ka ngritur shqetësimin në lidhje me q...
Këtë të hënë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë të...
Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka njoftuar se ka nisu...
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja me anë të një postimi në...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...