Landfilli i Sharrës në prag katastrofe/ Rama: Ne japim para për të mbajtur pastër Tiranën, jo për inceneratorët
CNA në datën 27 prill solli disa pamje nga landfilli i Sha...

Sot prokurorët e SPAK-ut të cilët do të monitorojnë krimet zgjedhore kanë zbarkuar në qarqe të ndryshme të Shqipërisë.
Ata shoqërohen dhe nga grupe oficerësh të BKH-së. Pas informacioneve të mbledhura të monitorimit po kryhen veprime të shpejta hetimore jo thjesht dhe vetëm për të ndaluar dhe akuzuar persona që përfshihen në krime zgjedhore, por edhe për t’i parandaluar ato.
Është e disata herë që oficerët e BKH-së dhe prokurorët e SPAK-ut sipas qarqeve që ata kanë ndarë shkojnë në qarqe të ndryshme të Shqipërisë për të mbledhur informacionin në lidhje me zgjedhjet dhe krimet elektorale.
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar miratoi një plan masash në kuadër të hetimit dhe parandalimit të krimeve zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të vitit 2025. Këto masa u lëshuan me Urdhër të Drejtuesit të Prokurorisë, më 24.01.2025, bazuar në legjislacionin penal dhe procedural në fuqi, si dhe në zbatim të “Strategjisë së Hetimit dhe Parandalimit të Krimit Zgjedhor gjatë Zgjedhjeve për Kuvendin 2025”, të këtij institucioni.
Grupet hetimore në terren do të fokusohen në parandalimin dhe hetimin e veprave penale që lidhen me përdorimin e administratës publike, infrastrukturës shtetërore, dhe përfshirjen e grupeve kriminale në procesin zgjedhor.
Veprat penale në kuadër të krimeve zgjedhore nën juridiksionin e Prokurorisë së Posaçme janë:
-Korrupsioni aktiv në zgjedhje (Neni 328 i Kodit Penal);
-Korrupsioni pasiv në zgjedhje (Neni 328/b i Kodit Penal);
-Çdo vepër penale në kuadër të krimit zgjedhor e kryer nga grupi i strukturuar kriminal, organizata kriminale, organizata terroriste dhe banda e armatosur (Neni 75/a germa (b) i Kodit të Procedurës Penale);
-Çdo vepër penale në kuadër të krimit zgjedhor e kryer nga zyrtarë të lartë publikë si Presidenti i Republikës, Kryetari i Kuvendit, Kryeministri, anëtarët e Këshillit të Ministrave, gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe të Gjykatës së Lartë, Prokurori i Përgjithshëm, Inspektori i Lartë i Drejtësisë?, kryetari i bashkisë, deputeti, zëvendësministri, anëtari i Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, dhe drejtues të institucioneve qendrore ose të pavarura të përcaktuara në Kushtetutë ose në ligj (Neni 75/a germa (c) i Kodit të Procedurës Penale)./ CNA
CNA në datën 27 prill solli disa pamje nga landfilli i Sha...
Këtë të martë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë t...
Prokuroria e Përgjithshme me anë të një njoftimi ka bërë m...
Ministri për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku, është marrë...
4 SKUADRA, 2 VENDE, 1 FINALE ËNDRRASH LIGA E KAMPIONËVE, ...
Shtyhet sërish seanca në Gjykatën e Apelit me Juridiksion ...
Deputeti i PD-së, Luan Baçi, ka publikuar sot një video ku...
Kryeministri Edi Rama ka bërë më dije se “Giro D’Italia” p...
Akademiku Artan Fuga ka ngritur shqetësimin në lidhje me q...
Këtë të hënë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë të...
Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka njoftuar se ka nisu...
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja me anë të një postimi në...
Prokuroria e Posaçme ka këërkaur nga GJKKO konfiskimin e p...
Bashkë me komunitetet katolike të të gjithë botës, edhe ki...
Gjykata e Tiranës i ka hequr masën pezullim i detyrës kreu...
Pas skandalit me mishin e pulës me salmonelë dhe luleshtry...
Kjo fushatë ka prodhuar shumë meme lëvizëse dhe një nga ra...
Dhjetëra agjentë të BKH-së dhe prokurorë të SPAK-ut kanë z...
Këtë të shtunë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë ...
Kryeministri Edi Rama ka pezulluar të gjitha takimet elekt...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...