Financimi i kullës së Ervin Matës/ Plug: Mbi 28 milionë euro autofaturime për kompanitë e lidhura me Vilma Nushin
Pas denoncimit të parë, emisioni Plug ka vijuar sërish inv...
Pas denoncimit të parë, emisioni Plug ka vijuar sërish inv...

Prokuroria e Përgjithshme me anë të një njoftimi ka bërë me dije se deri më 28 prill 2025 janë regjistruar 14 kallëzime penale në lidhje me zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Rastet janë në Tiranë, Fier, Sarandë, Durrës, Elbasan e Gjirokastër.
Veprat penale për të cilat janë regjistruar këto procedime janë: “Pengimi i subjekteve zgjedhore”, “Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor”, “Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore” dhe “Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”.
Njoftimi i prokurorisë
Zgjedhjet parlamentare të 11 majit/ Regjistrohen 14 kallëzime penale në prokuroritë me juridiksion të përgjithshëm. Rastet në Tiranë, Fier, Sarandë, Durrës, Elbasan e Gjirokastër
Në kuadër të informimit të publikut mbi veprat penale në fushën e zgjedhjeve, Prokuroria e Përgjithshme bën me dije se në Prokuroritë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm deri më 28.04.2025, janë regjistruar në total 14 kallëzime penale për veprat penale “Pengimi i subjekteve zgjedhore”, ‘Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor’, ‘Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore’ dhe ‘Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje’, të parashikuara përkatësisht në nenet 325, 326/a, 328/a, 328 të Kodit Penal.
Burimet e njoftimit të veprave penale për kallëzimet e regjistruara, kanë qenë në 7 raste policia gjyqësore, në 3 raste Struktura e Posaccme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK), në 2 raste subjektet politike, një rast është nisur kryesisht, ndërsa në një rast burimi ka qenë një shtetas.
Nga raportimet rezulton se 5 nga kallëzimet e mësipërme, janë regjistruar në Prokurorinë e Fierit, 3 në Prokurorinë e Sarandës, 2 respektivisht në Prokurorinë e Tiranës dhe Gjirokastrës dhe nga 1 rast në Prokuroritë Durrës dhe Elbasan.
Nga kallëzimet e kryra deri më 28.04.2025, janë regjistruar gjithësej 7 procedime penale për veprat penale të parashikuara nga nenet 325, 326/a, 328/a dhe 329 i Kodit Penal.
Pesë procedime janë regjistruar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, nga të cilat 2 procedime për veprën penale të parashikuar nga neni 325 i Kodit Penal, 1 procedim për nenin 328/a të Kodit Penal, 1 procedim për nenin 328/a, paragrafi 4 i Kodit Penal dhe 1 procedim për veprën penale të parashikuar nga neni 328 i Kodit Penal.
Ndërsa dy procedimet e tjera penale janë regjistruar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër për veprat penale të prashikuara nga nenet 326/1 dhe 329/1 të Kodit Penal.
Janë dërguar për kompetencë në SPAK 1 kallëzim nga Prokuroria Durrës dhe një procedim penal nga Prokuroria Fier. Kallëzimet e tjera janë në fazë verifikimi./ CNA
Ministri për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku, është marrë...
4 SKUADRA, 2 VENDE, 1 FINALE ËNDRRASH LIGA E KAMPIONËVE, ...
Shtyhet sërish seanca në Gjykatën e Apelit me Juridiksion ...
Deputeti i PD-së, Luan Baçi, ka publikuar sot një video ku...
Kryeministri Edi Rama ka bërë më dije se “Giro D’Italia” p...
Akademiku Artan Fuga ka ngritur shqetësimin në lidhje me q...
Këtë të hënë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë të...
Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka njoftuar se ka nisu...
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja me anë të një postimi në...
Prokuroria e Posaçme ka këërkaur nga GJKKO konfiskimin e p...
Bashkë me komunitetet katolike të të gjithë botës, edhe ki...
Gjykata e Tiranës i ka hequr masën pezullim i detyrës kreu...
Pas skandalit me mishin e pulës me salmonelë dhe luleshtry...
Kjo fushatë ka prodhuar shumë meme lëvizëse dhe një nga ra...
Dhjetëra agjentë të BKH-së dhe prokurorë të SPAK-ut kanë z...
Këtë të shtunë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë ...
Kryeministri Edi Rama ka pezulluar të gjitha takimet elekt...
Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë, F...
Sot Shqipëria ka shpallur ditë zie kombëtare në nderim të ...
Sot pasdite Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj dhe përfa...
Pas denoncimit të parë, emisioni Plug ka vijuar sërish inv...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Një valë e fortë të nxehti që ka përfshirë Europën Perëndi...
Garda Revolucionare e Iranit ka paralajmëruar të gjitha an...
Trashëgimtarët e ish-kryeministrit italian, Silvio Berlusc...
Sipas një studimi të ri të madh, disa pjesë të Europës po ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...