web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Takime të paautorizuara me Roven Zekën/ SPAK nis hetimet për zyrtarët e policisë

29 Prill 2025, 14:09, Aktualitet CNA

Takime të paautorizuara me Roven Zekën/ SPAK nis hetimet për

Prokuroria e Posaçme ka nisur veprimet hetimore për disa zyrtarë të policisë pasi kanë kryer takime të paautorizuara me Roven Zekën, drejtorin e Policisë Rrugore, i cili ndodhet pas hekurave për akuzat për korrupsion.

Sipas asaj që raportohet në media, SPAK ka marrë deklarimet e të paktën 2 shefave të komisariateve dhe 1 nën/drejtori në kryeqytet.

Po ashtu janë sekuestruar edhe pajisje telefonike. Gjithashtu subjekt i hetimit ka qenë edhe një biznesmen i prokurores, Elida Kaçkini.

Organi hetues ka sekuestruar edhe kamerat e sigurisë, si dhe ka pyetur personat përgjegjës në Bllokun e Sigurisë në rrugën “Mine Peza”, për të hedhur më tepër dritë mbi takimet me të paraburgosurin dhe qëllimin e tyre./ CNA





Lajmet e fundit nga